• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e shqiptarit për prishjen e pazareve të drogës/ Zbërthehet në Angli skema e ekzekutimit të Flamur Beqirit, autori del blof: Më humbi fjalëkalimi i…

by Java News
01/02/2022 23:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e shqiptarit Flamur Beqirit në Londër për prishjen e pazareve të drogës dhe luftës së bandave rivale për të dominuar territoret e trafikut të kokainës vijon të gjykohet nga drejtësia britanike. Kështu, ish-kikboksieri suedez, i akuzuar për vrasjen në Londër të 36 vjeçarit shqiptar, Flamur Beqiri, ka dalë sërish para gjykatës.

Autori i dyshuar, 24 vjeçari Anis Fouad Hemissi, së bashku me bashkatdhetarin e tij, suedezin 23 vjeçar Bawer Karaer, Estevan Munizaga dhe Tobias Andersson kanë mohuar që të kenë gisht në vrasjen e shqiptarit Beqiri, babait të dy fëmijëve më 24 dhjetor të vitit 2019.

Muajin e kaluar Hemissi deklaroi para gjykatës se ai kishte fluturuar drejt Londrës për t’u takuar me një vajzë të quajtur Nadine, të cilën e kishte njohur në internet. Autori i vrasjes këmbëngul se ai nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Flamur Beqirit.

Suedezi me orgjinë nga Tunizia pretendon se ai bisedonte me çdo ditë me 22-vjeçaren Nadine por nuk ishte në gjendje të siguronte prova për këtë, sepse ai kishte harruar fjalëkalimin e telefonit të tij.

Por prokurori britanik Mark Heywood i cilësoi provat e Hemisit në lidhje me praninë e tij në Londër si “tërësisht të paqëndrueshme”.

“Ai nuk është në gjendje të tregojë ndonjë komunikim me të, përveçse të thoshte se kjo ndodhi. Krejt i paaftë për të treguar ndonjë komunikimi që mund të ketë mbetur, ka deri në tre aparate celularë të ndryshëm dhe del asnjë provë që mbështet edhe ekzistencën e vajzës së quajtur Nadine. Nëse një person i tillë ekziston, ajo duhet të jetë, në rastin e tij, relativisht lehtësisht e identifikueshme”

Gjyqtarët dëgjuan provat e prokurorisë se si vrasësit kishin marrë me qira një dy banesa në Oyster Wharf, afër shtëpisë së Flamur Beqirit, për të qëndruar atje për tre javë para vrasjes.

Prokurori përmblodhi  akuzën e tij dhe tha se Munizaga ishte një nga organizatorët kryesorë të vrasjes.

“Është e qartë se roli i tij ishte kyç, ai ishte i pari që kishte mbërritur në Britaninë e Madhe dhe qëllimi i tij ishte planifikimi i vrasjes, gjetja e informacionit, akomodimi dhe më pas transporti. Këto janë tre janë shtyllat e veprimtarisë së tij.”

Sipas akuzës, Munizaga kishte marrë dy banesa me qira njërën në nëntor dhe tjetrën në dhjetor – si dhe kishte blerë një biçikletë.  Ndërsa Isaac-Castor fluturoi për në Londër në nëntor dhe më pas në dhjetor për të siguruar akomodimin dhe për të vlerësuar situatën në terren.

Atij iu bashkua edhe Andersson, i cili dyshohet se bleu pistoletën “Glock” që u përdor në vrasjen e Flamur Beqirit, si dhe bleu grumbulluesin e mbeturinave që Hemissi ta përdorte për kamuflim.

Hemissi u maskua si pastrues i rrugëve të Londrës dhe i veshur me një maskë lateksi. Ai dyshohet se kaloi orë të tëra duke kërkuar adresën e shqiptarit Beqiri gjatë ditëve para vrasjes, shkruan Daily Mail. 

Hemissi, Pino-Munizaga, të dy nga Malmo e Suedisë, Karaer nga Stokholmi dhe Andersson po nga Suedia mohuan akuzat për organizimin dhe vrasjen e 36 vjeçarit shqiptar. Hemissi gjithashtu mohon posedimin e armës së zjarrit, Claude Isaac-Castor dhe Clifford Rollox mohojnë se me deklarimet e tyre kanë shtrembëruar rrjedhën e drejtësisë britanike./m.j

Next Post
“Më e keqja nuk ka ardhur” / Sinoptikanët: E marta do jetë dita më e ftohtë!

Temperatura deri në -8°C, parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

November 1, 2026
Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

November 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In