• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza për autorin e ngjarjes

by E S
07/06/2026 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Korçës, këtë të diel, 7 qershor, ka dalë me një njoftim zyrtar, duke renditur akuzat e ngritura ndaj shtetasit V.B., i cili vrau policin Enea Mekolli dhe plagosi një tjetër efektiv.

Sipas organit të akuzës, ndaj autorit rëndojnë veprat penale:

-“Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”,

-“Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, e mbetur në tentativë,

-“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në formën e mbajtjes së armëve të zjarrit në mjedise publike

-“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në formën e mbajtjes së armës së gjuetisë dhe municionit.

‘Vrasja e punonjësit të policisë dhe plagosja e një tjetri në krye të detyrës, Prokuroria Korçë ngre katër akuza për autorin V.B.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshm, Korçë, u la në fuqi masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ për shtetasin V.B.,i arrestuar në flagrancë si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në formën e mbajtjes së armëve të zjarrit në mjedise publike dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në formën e mbajtjes së armës së gjuetisë dhe municionit, parashikuar nga nenet 79/b, 79/b e 22, 278/1 dhe 280 i Kodit Penal“, njofton organi i akuzës.

Hetimet nisën pas një operacioni policor për arrestimin e V.B., i dënuar me 10 vjet burg për trafik narkotikësh, i cili fshihej në Malin e Bodesë. Operacioni u organizua edhe pas denoncimit të një 32-vjeçari që punonte si çoban për V.B. dhe pretendonte se ishte dhunuar e kërcënuar prej tij.

Mëngjesin e 4 qershorit 2026, gjatë rrethimit të zonës nga policia, shtetasi V.B. hapi zjarr ndaj efektivëve, duke vrarë punonjësin e policisë Enea Mekolli dhe duke plagosur kolegun e tij E.A. Edhe pse policët ishin me uniformë dhe identifikoheshin si forca policie, V.B. vazhdoi të qëllonte dhe nuk iu bind thirrjeve për dorëzim. Pas shkëmbimit të zjarrit, ai u plagos dhe u arrestua pranë stallave ku qëndronte.

“Hetimet mbi procedimin penal nr.673, nisën pas ngjarjes së ndodhur më 03.06.2026 në Malin e Bodesë gjatë operacionit për kapjen e personit në kërkim V.B., i dënuar me 10 vjet burgim për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 Kodi Penal.

Plani operacional bazohej edhe në bazë të kallëzimit të bërë nga ana e shtetasit A. K., 32 vjeç, i cili kishte disa ditë që punonte si çoban në bagëtitë e shtetasit V.B. në malin e Bodesë dhe që sipas kallëzimit të bërë prej tij, ai ishte dhunuar dhe kanosur me qytë të një arme automatike nga ana e V.B.

Për këtë arsye në datën 04.06.2026, në mëngjes reth orës 07.00 forcat e DVP Korçë të organizuara sipas planit të operacionit të hartuar janë afruar në Malin e Bodesë afër vendit ku ka stallat ky shtetas. Gjatë rrethimit të ndërtesave që ishin në zonë, forcat e policisë u përballën me të shtënat me armë nga shtetasi V.B., nga të cilat humbi jetën punonjësi i policisë E.M. dhe u plagos një tjetër punonjës i policisë, shtetasi E.A. Shtetasi V. B. tentoi të largohet me vrap në drejtimin e poshtëm të stallave, por si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ishte plagosur dhe u kap disa metra poshtë stallave.

Ky shtetas qëlloi në drejtim të policisë, edhe pse punonjësit ishin të me uniformë policie dhe jelek antiplumb. Nga hetimet u konstatua se punonjësi i policisë i cili humbi jetën paraqiste një dëmtim në pjesën e gjoksit, si dhe në pjesën e shiritit varës tek supat.

Ndërsa po i jepnin ndihmën e parë, breshëria e armës vazhdonte edhe pse shtetasi V.B., dëgjonte që punonjësit e policisë bënin thirrje për dorëzim dhe se ishin forcat e policisë. Por ai vazhdonte të qëllonte me armë në drejtim të policisë dhe për pasojë gjatë shkëmbimit të zjarrit, u konstatua edhe punonjësi i policisë E.A., i cili u plagos në kokë“‘, thuhet në njoftim.

Më herët këtë të diel (7 qershor), Gjykata e Korçës vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për autorin.

Vendimi u shpall në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë.

“Në lidhje me personin nën hetim shtetasin V.B., Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, vlerëson se nisur nga rrethanat e faktit, të rrezikshmërisë maksimalisht të lartë shoqërore të veprave penale, për të cilat ka dyshime të bazuara në prova se janë kryer nga personi nën hetim, si dhe për shkak të rrezikshmërisë maksimalisht të lartë shoqërore të këtij shtetasi, i cili rezulton të jetë i dënuar më parë për disa vepra të tjera me rrezikshmëri shoqërore, si dhe bazuar në faktin se ky shtetas prej afro 10 vitesh i shmangej drejtësisë, duke i’u fshehur zbatimit të masave të sigurimit të dhënë më parë ndaj tij, si dhe vuajtjes së dënimeve penale, shtetasi V.B., duhet të qendrojë në masën e sigurisë ‘Arrest në burg’.

Gjithashtu, ka dyshime të bazuara se në rastin konkret mund të jenë konsumuar edhe elementë të veprës penale të ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal për mënyrën e organizimit dhe drejtimit të operacionit dhe masat e marra paraprakisht për zinxhirin drejtues“, njoftohet nga Prokuroria.

Next Post
Historia e dhimbshme e Anxhit/ 16 vjeçe dhe ekselente, familja e hoqi nga shkolla për ta martuar me bariun e fshatit

Historia e dhimbshme e Anxhit/ 16 vjeçe dhe ekselente, familja e hoqi nga shkolla për ta martuar me bariun e fshatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kodi politik i reflektimit të Edi Ramës!

Kodi politik i reflektimit të Edi Ramës!

July 24, 2026
Dita e 55-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 55-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 24, 2026
NATO konfirmon rrëzimin e një droni në hapësirën ajrore të Rumanisë

NATO konfirmon rrëzimin e një droni në hapësirën ajrore të Rumanisë

July 24, 2026
Durrës/ Goditet me thikë një person pas një konflikti

Durrës/ Goditet me thikë një person pas një konflikti

July 24, 2026
Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng me forcë ish-gruan, kush është autori i ngjarjes në Roskovec

Tragjedia në Roskovec, ndërron jetë në spital edhe ish-vjehrra e Refit Buzit

July 24, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

T’u flasësh “Flamingove” që të dëgjojnë socialistët!

July 24, 2026
Votimi për Komisionin e Prokurimit Publik ngre pikëpyetje, katër kandidatë siguruan shumicën

Votimi për Komisionin e Prokurimit Publik ngre pikëpyetje, katër kandidatë siguruan shumicën

July 24, 2026
“Sherri pas bllokimit të një automjeti”, hetimet per dhunën ndaj policit në Shkodër, një pistë janë Bajrat

“Sherri pas bllokimit të një automjeti”, hetimet per dhunën ndaj policit në Shkodër, një pistë janë Bajrat

July 24, 2026
“Eulex më ka përndjekur për 13 vite”/ Ish luftëtari i UÇK në gjyq për krime lufte, vendimi më 28 korrik

“Eulex më ka përndjekur për 13 vite”/ Ish luftëtari i UÇK në gjyq për krime lufte, vendimi më 28 korrik

July 24, 2026
Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës, Dritan Zagani

Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës, Dritan Zagani

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In