• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Pogradecit, Policia replikon me Prokurorinë: Inspektori i akuzuar për shpërdorim detyre ka zbatuar ligjin

by A R
15/08/2024 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka reaguar sërish në lidhje me vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Ky reagim vjen pas një reagimi të mëparshëm të Prokurorisë, që hedh akuza në drejtim të policisë. Sipas Policisë së Shtetit, ndryshe nga se thuhet në reagimin e Prokurorisë së Korçës, akt-ekspertizën e kryen Instituti i Policisë Shkencore.

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT

Në respekt të qytetarëve, medias dhe të drejtës për informim, nisur nga dy njoftimet e bëra nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, në lidhje me veprimet hetimore e procedurale të kryera nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e Komisariati i Pogradecit dhe materialet procedurale të përcjella në Prokurori nga ana e Policisë për ngjarjen e ndodhur më datë 10.08.2024 në Pogradec, me keqardhje për këto reagime, sqarojmë opinionin publik se:

Prokuroria e Korçës fillimisht ngriti pretendimin se, Policia e Shtetit nuk kishte sjellë akt-ekspertizën ligjore bashkë me të arrestuarit për ngjarjen, por sqarojmë opinionin publik se akt-ekspertizën e kryen Instituti i Policisë Shkencore, përkundrejt vendimeve për kryerjen e ekzaminimit, dhe asnjëherë kjo nuk bëhet aty për aty për vetë mënyrën se si funksionon procesi dhe përpilimi i Aktit të Ekspertimit. Në reagimin e dytë, Prokuroria njoftoi për ngritjen e një akuze për shpërdorim detyre për një punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Pogradec lidhur me ngjarjen, duke e akuzuar se nuk kishte marrë asnjë masë për të dokumentuar apo bërë të ditur shkakun e vdekjes së shtetasit E. P. më 10.08.2024 në Pogradec.

Por fakti është se punonjësi i Patrullës së Përgjithshme, Inspektor A.L., i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, nuk ka asnjë lidhje me hetimin policor të ngjarjes dhe as me operacionin e policisë për kapjen e autorit. Hetimi i ngjarjes kryhet nga Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, ndërsa punonjësit e Patrullës së Përgjithshme kanë të tjera detyra funksionale në vendngjarje, përjashtuar ato hetimore. Kjo bazuar në përshkrimet e punës të Oficerit të Patrullës së Përgjithshme, trupë shërbimi, miratuar me Urdhrin Nr.1024, datë 10.07.2023, “Përgjegjësitë kryesore”, pika “c”, gërma “q”, ku përcaktohet: “Siguron vendin e ngjarjes për të parandaluar ndryshimin/ asgjësimin e provave dhe për të garantuar sigurinë e saj. Identifikon viktimat, denoncuesit dhe dëshmitarët, siguron informacion të nevojshëm prej tyre, si dhe identifikon dhe shoqëron të dyshuarin”.

Punonjësi i Policisë inspektor A.L me të mbërritur në vendngjarje ka komunikuar me të pranishmit, ka bërë sigurimin e vendngjarjes, ka informuar sallën operative mbi ngjarjen, gjeneralitetet e të dëmtuarit, si dhe kërkesën për ndihmë mjekësore. Pas mbërritjes së ambulancës, ka bërë shoqërimin me automjetin e policisë për në spital, ku ka qëndruar në pritje për të marrë informacion mbi ecurinë e gjendjes shëndetësore të të dëmtuarit. Me marrjen e njoftimit nga mjekët, ka bërë njoftimin për grupin hetimor, që i dëmtuari ka ndërruar jetë. Sqarojmë opinionin publik se, punonjësi i Patrullës së Përgjithshme ka përmbushur të gjitha detyrat funksionale.

Në respekt të pavarësisë së organeve të drejtësisë, nuk komentojmë arsyet apo shkaqet e këtyre gjykimeve të Prokurorisë, ashtu siç nuk komentuam edhe ngritjen e akuzës për “vrasje nga pakujdesia”, pa pritur aktin e ekspertizës mjeko-ligjore dhe duke hedhur poshtë akuzën e ngritur nga Policia e Shtetit për “vrasje me dashje”. Sqarojmë opinionin publik se, nuk ka asnjë lidhje mes punonjësit të Patrullës së Përgjithshme që është vënë nën akuzë dhe hetimit të ngjarjes, për të cilën Policia e Shtetit ka kapur, arrestuar dhe dërguar para drejtësisë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Gjithashtu, në lidhje me hetimin e kësaj ngjarjeje, Policia ka dërguar në Prokurori të gjitha materialet e nevojshme hetimore që kryhen në vendngjarje dhe gjatë hetimit paraprak, materiale procedurale të cilat janë dorëzuar në Prokurori me numër protokolli, çka hedh poshtë akuzën e Prokurorisë për mangësi në aktet e referuara nga Policia. Theksojmë se kontrolli rigoroz i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka gjetur në përputhje të plotë me misionin dhe ligjin, të gjitha hapat e ndërmarra nga strukturat e policisë vendore për zbardhjen e ngjarjes. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për të zbatuar ligjin, për të reaguar në kohë dhe me profesionalizëm për parandalimin dhe hetimin e ngjarjeve kriminale, për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe për t’u ofruar një shërbim sa më cilësor.

/a.r

Next Post
Me makinën e punës polici përplas 2 automjete, 3 të plagosur në Tiranë

E rëndë në Kamëz: Gjendet pa shenja jete 41-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In