Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, ka reaguar lidhur me vrasjen e z. Oliver Ivanoviç
Kodheli e konsideroi këtë vrasje si një ngjarje të paralajmëruar për fat të keq disa herë më parë nga vete z. Ivanoviç, si një akt kriminal të kryer me qëllime politike dashakeqe nga ato forca të cilat duan te shkatërrojnë stabilitetin dhe nxisin tensionin e urrejtjen në vend.
Në deklaraten e saj, Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, i ftoi autoritetet kosovare të hedhin dritë sa më shpejt që të jetë e mundur mbi këte ngjarje që, pavarësisht se e rëndë, nuk duhet të ndikojë as bisedimet midis Serbisë dhe Kosoves dhe as rrugëtimin paqësor të vendeve të rajonit drejt Europës.
Kodheli u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës dhe atyre serbe të dalin mbi këtë ngjarje, të cilën e konsideroi si një arsye më tepër për vazhdimin dhe thellimin e dialogut për konsolidimin e paqes dhe stabilitetit.
a.ç