• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e modeles në Ekuador, kush është ish e dashura e ‘El Patron’ që dyshohet se porositi ekzekutimin e Ergys Dashit

by Java News
29/04/2024 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ekzekutimin e modeles Landy Párraga në një restorant të dielën në qytetin Quevedo të Ekuadorit.

Autoritetet nuk kanë ende një pistë të qartë në lidhje me shkaqet e ekzekutimit mafioz të saj nga dy persona, ndërsa mediat vendase e lidhin emrin e saj me njërin prej narkotrafikantëve më të mëdhenj të vendit, Leandro Norero.

Vetë Norero u vra në mënyrë makabre gjatë revoltës në një prej burgjeve të vendit në tetor të vitit të shkuar duke iu prerë koka.

Leandro Antonio Norero Tigua njihej si një ndër narko-trafikantët më të mëdhenj në vend dhe mbante pseudonimin “El Patron”.

Mediat përfolën emrin e tij si personi që porositi vrasjen e shqiptarit Ergys Dashi në Ekuador dy vite më parë, ndërkohë që njihej edhe si financues i tre grupeve kriminale.

Bëhet fjalë për grupet “Los Lobos”, banda më e madhe në vend, Los Tiguerones dhe Los Chones. Të trija grupet janë rivale të “Los Choneros”.

Si iu pre koka në burg ‘El Patron’, bosi i mafies në Ekuador që dyshohet se porositi vrasjen e shqiptarit Ergys Dashit

Bosi krimit në Ekuador, Leandro Norero, është ekzekutuar në burg, ku ju pre koka pas një trazire mes të dënuarve brenda qelive. Vrasja e tmerrshme është filmuar në video.

Leandro Antonio Norero Tigua, alias El Patron, ishte arrestuar që nga maji 2022 për një rast të pastrimit të parave, ndërsa dyshohet si bosi që urdhëroi ekzekutimin e shqiptarit Ergys Dashi. ‘El Patron’ u kap për drejtimin e një organizate të lidhur me pastrimin e parave, financuara grupe të organizuara kriminale. Në operacion u sekuestruan shufra ari, mbi 6 milionë dollarë, armë dhe bizhuteri.

Fillimet e Noreros në aktivitetin kriminal datojnë në vitin 2005. Në rininë e tij ai ishte pjesë e Los Ñetas dhe renditej si një nga “trafikantët e padukshëm të drogës” që vepronte në vend. Gjatë viteve në vijim, Norero thuhet se mori mbështetjen e politikanëve të korruptuar, gjë që e lejoi atë të organizonte rrjetet e trafikut të drogës nga portet e Guayaquil dhe Machala.

Norero konsiderohej nga autoritetet kundër narkotikëve dhe inteligjencës si një nga trafikantët kryesorë të drogës në Ekuador. Paratë e gjeneruara nga aktivitete të ndryshme të paligjshme financuan aktivitete të mëtejshme kriminale të mega bandave si Los Lobos, Los Tiguerones, Lagartos dhe Chone Killers, organizata që janë identifikuar të kenë lidhje me Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco.

Norero fitoi famë pas vrasjes së Jorge Luis Zambrano i njohur si ‘Rasquiña’ në dhjetor 2020. Rasquiña ishte udhëheqësi i Los Choneros, krahu i armatosur i kartelit Sinaloa.

Shqiptari Ergys Dashi u vra më 23 janar të 2022 me 20 plumba në një lokal në Ekuador./m.j

Leandro Norero i masakruar

Next Post
Rikthehet ‘saga’ e vrasjeve/ Pre e një atentati në Bruksel për gjakmarrje, kush është 44-vjeçari! I vëllai i tij vrau…

Rikthehet 'saga' e vrasjeve/ Pre e një atentati në Bruksel për gjakmarrje, kush është 44-vjeçari! I vëllai i tij vrau...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Tiranës liroi 18 protestuesit e arrestuar, zbardhet vendimi

Gjykata e Tiranës liroi 18 protestuesit e arrestuar, zbardhet vendimi

October 22, 2026
Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

October 22, 2026
Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

October 22, 2026
“Askush nuk ka të drejtë të sulmojë Policinë e Shtetit”, Gogu dënon dhunën në protestë

82 të rinj nisin praktikën në institucionet e Drejtësisë, Gogu: T’u japim arsye për të besuar se e ardhmja ndërtohet në Shqipëri

October 22, 2026
“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

October 22, 2026
LIVE! Kaos dhe përplasje në Kuvend, deputetët e PD hedhin shishe uji e sende drejt Peleshit dhe Ballës

LIVE! Kaos dhe përplasje në Kuvend, deputetët e PD hedhin shishe uji e sende drejt Peleshit dhe Ballës

October 22, 2026
Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

October 22, 2026
Ukraina kritikon liderët botërorë dhe u bën thirrje vendeve të BE për embargo ndaj naftës ruse

“SHBA-të nuk do vdesin për Evropën”, Kuleba: Duhet të mësojmë të jetojmë pa të

October 22, 2026
Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

October 22, 2026
Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In