• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Lulzim Vishës për hasmëri, revoltohet gazetari: Çfarë race jemi? Lëmë hakmarrjen amanet tek nipër e stërnipër!

by B K
24/01/2025 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një atentat tronditi sërish kryeqytetin mëngjesin e kësaj të premte. Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash brenda automjetit, 48-vjeçarin Lulzim Visha.

Nëpër media po thuhet se kjo ngjarja ka ardhur si pasojë e një hasmërie të vjetër mes familjes Visha dhe personave të tjerë. Kjo për shkak të një vrasje që vëllai i Lulzimit, Besnik Visha ka kryer në vitin 1997. Aso kohe ky shtetas vrau me armë zjarri Refik Domin.

Lidhur me këtë ngjarje së fundmi ka dhënë opinionin e tij gazetari dhe analisti Mentor Kikia. Përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Kikia i alarmuar ka ngritur shqetësimin se sa shumë krime po tronditin vendin për shkak të hasmërive të vjetra.

Duke listuar një për një të gjitha arsyet që shtyjnë shqiptarët për të ndërmarrë këtë akt tragjik, të cilët na lejoni të themi që janë për të vënë “duart mbi kokë”, gazetari thekson se ky është një realitet i dhimbshëm për të cilin shoqëria jonë duhet të reagojë.

Reagimi i plotë:

Njerëz të poshtër, drejtësi edhe më e poshtër!

Një burrë, që punonte si postier, u vra sot në mëngjes në Kamëz. Brenda në makinën e tij të punës. Çfarë kusuresh mund të ketë një njeri që punon postier, për të merituar një ndëshkim të tillë? Mediat referojnë burime të policisë, që thonë se motivi i krimit mund të jetë hakmarrja/gjakmarrja. Sepse vëlli i tij kishte vrarë një njeri në viti 1997.

Sa shumë krime janë kryer në emër të hakmarje/gjakmarrjes?

Sa djem e burra janë vrarë për të paguar krimin e vëllait, babait, djalit, nipit, xhaxhait, kushuririt të tretë….

Çfarë race jemi?

Shtatë breza vritemi për një pemë të egër që ka mbirë në mes të gardhit, e grindemi se kujt i përket.

Lëmë hakmarrjen amanet tek nipër e stërnipër, edhe kur sherri ka buruar nga një ofendim apo një shpullë.

Ndjekim deri në Zelandën e Re viktimën e gjakmarrje/hakmarrjes, por këtu votojmë për deputet ish oficerin e Sigurimit të Shtetit që na ka sajuar një dosje me shpifje, duke na internuar familjen e duke na marrë shtëpinë.

Vritemi edhe kur nxitojmë së kush të parkojë i pari makinën në vendin bosh.

Vritemi “për nder” edhe “pse ma pe gruan me sy”, por nga ana tjetër votojmë për kryetar bashkie e deputet dikë që ka dërguar e skllavëruar si prosituta në semaforët e Europës gjysmën e vajzave të qytetit.

Si nuk u hakërryem, nuk u revoltuam, nervozuam, si nuk e ngritëm zërin dhe grushtin ndaj atyre që na kanë vjedhur e na vjedhin, na kanë mashtruar e na mashtrojnë, na kanë detyruar e na detyrojnë të largojmë fëmijët e të ikim nga sytë këmbët edhe vetë nga toka jonë, nga shtëpia jonë….

Drejtësia në shërbim të krimit:

Vëllai i postierit që u vra sot në Kamëz, për krimin që kishte kryer në 1997, ishte akuzuar për “Vrasje me dashje”, dhe ishte dënuar me vetëm 12 vjet burg.

Këto ditë, një gjykatëse në Gjykatën e Elbasanit, dënoi me vetëm 11 vjet burg një vrasës gjakftohtë. Ai vrau një kamarier në lokal sepse i tha se nuk mund të ulej në një tavolinë që ishte e rezervuar. Ai ishte i fortë dhe i forti ulet ku do ai. Autori i krimit është në arrati, nuk është kapur. Ai kishte patur edhe më parë probleme me ligjin. Gjyqi iu bë në mungesë. Prokuroria kërkoi vetëm 20 vjet burg. Gjykata jep 17. Vrasësi është në arrati, ai iu shmang gjyqit, por gjykatësja pranoi kërkesën e avokatit për gjykim të shkurtuar, duke u ulur edhe 1/3 e dënimit.

Next Post
Primaret në PD, Çollaku: Po bëhen tepër vonë

Primaret në PD, Çollaku: Po bëhen tepër vonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fermerët ndezin zjarre në protestat kundër buxhetit në Holandë! Sabotohen shinat hekurudhore, bllokohen trenat dhe rrugët

Fermerët ndezin zjarre në protestat kundër buxhetit në Holandë! Sabotohen shinat hekurudhore, bllokohen trenat dhe rrugët

September 15, 2026
“Daja i deputetes më ka përdhunuar!”- Zegjine Çaushi reagon pas denoncimit të 34-vjeçares, publikon foton e tyre si çift: Më thanë se…!

“Daja i deputetes më ka përdhunuar!”- Zegjine Çaushi reagon pas denoncimit të 34-vjeçares, publikon foton e tyre si çift: Më thanë se…!

September 15, 2026
E bujshme nga Argjentina, pas vdekjes së babait Lionel Messi merr pushim të pacaktuar në afat! I duhet kohë për të rikuperuar dhimbjen

Lamtumira e Lionel Messi, Argjentina planifikon një ndeshje speciale për t’u përshëndetur për herë të fundit me tifozët!

September 15, 2026
Nis epoka e re e luftës hapësinore! SHBA konfirmon vendosjen e armëve në orbitë, rritet dhe frika për garë të re armatimesh

Nis epoka e re e luftës hapësinore! SHBA konfirmon vendosjen e armëve në orbitë, rritet dhe frika për garë të re armatimesh

September 15, 2026
Festë në Barcelonë, UEFA vendos që finalja e Champions League 2029 të luhet në “Camp Nou”

Festë në Barcelonë, UEFA vendos që finalja e Champions League 2029 të luhet në “Camp Nou”

September 15, 2026
Pas 6 orë debatesh, Komisioni i Ligjeve çon në Kuvend projektligjin e pagave të magjistratëve! Argumentet e institucioneve të Drejtësisë s’e bindën dot mazhorancën

Pas 6 orë debatesh, Komisioni i Ligjeve çon në Kuvend projektligjin e pagave të magjistratëve! Argumentet e institucioneve të Drejtësisë s’e bindën dot mazhorancën

September 15, 2026
Frika nga tensionet për vendimin ndaj krerëve të UÇK-së, 2 avionë të KFOR-it arrijnë në Kosovë!

Frika nga tensionet për vendimin ndaj krerëve të UÇK-së, 2 avionë të KFOR-it arrijnë në Kosovë!

September 15, 2026

Në Shqipërinë e sotme “revolucioni” ka emrin pjesëmarrje dhe alternativë

September 15, 2026
SHBA merr naftën e Venezuelës? Marrëveshja 100-vjeçare që po trondit botën

SHBA merr naftën e Venezuelës? Marrëveshja 100-vjeçare që po trondit botën

September 15, 2026
Drejtësia, si flamur i flamingove?

Drejtësia, si flamur i flamingove?

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com