• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Primaret në PD, Çollaku: Po bëhen tepër vonë

by B K
24/01/2025 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD Kreshnik Çollaku, në një lidhje me Skype në News 24 foli për procesin e primareve që po zhvillohet brenda Partisë Demokratike. Çollaku tha se primaret në PD po bëhen tepër vonë. Ai shtoi se të gjitha partitë opozitare duhet të bashkohen, për të pasur sukses në zgjedhje.

“Primaret janë një proces delikat, sepse vijnë 40 ditë përpara afatit të regjistrimit të kandidatëve dhe 100 ditë përpara zgjedhjeve. Është kohë e papërshtashme për këtë proces. Është një votë brenda partisë. Është një lloj “sherri” brenda llojit, demokratike është patjetër. Në bazë, PD vazhdon të jetë ende e ndarë. Në qarkun e Dibrës, PD ka katër degë dhe janë të përçarë. Primaret po bëhen tepër vonë, duhet të bëheshin përpara 1 viti. PD duhet të bashkohet për sukses elektoral. Duke u bashkuar me njëri-tjetrin, mund të bashkohemi edhe me shqiptarët. Në lista duhet të jenë vetëm ata persona që mbështetën Sali Berishën në stadium. Primaret nuk garantojnë bashkëjetesën. Tek primaret, do fitojnë besoj mbështetësit e Berishës, pasi ai ka mbështetjen më të madhe të demokratëve. Të gjitha partitë opozitare duhet të bashkohen. Primarja besoj do lëndojë bashkimin e demokratëve”, tha Çollaku.

Duke folur për votën e diasporës, Çollaku u shpreh se të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit duhet të votojnë në zgjedhje.

“Të gjithë shqiptarët në diasporë duhet të votojnë në zgjedhje. Primaret pengojnë PD-në të punojë më fort për votën e diasporës. Por, vota e diasporës është në shumicë për opozitën. Kjo, sepse shqiptarët që jetojnë jashtë vendit janë të pakënaqur me qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Sa më e ndarë, aq më e dobët është opozita. Jetike janë proceset e bashkimit. Edhe Sali Berisha e ka thënë që PD duhet të bashkohet”, u shpreh Çollaku.

Më tej, Çollaku nënvizoi se ka një shpresë që administrata e re amerikane të heqë non gratën e Sali Berishës. Ai shtoi se PD po rregullon raportet me ndërkombëtarët.

“Ka një shpresë që të hiqet non grata e Sali Berishës nën administratën e Donald Trump. Administrata e re amerikane mund të rishikojë non gratën e Berishës. Ka një përpjekje për të normalizuar raportet mes SHBA-ve dhe PD-së, duke tejkaluar fazën e bllokadës, që ne përjetuam disa kohë më parë”, përmbylli Çollaku.

Next Post
Putin gati për negociata me Trump, vjen reagimi i Kievit: Jo pa Evropën dhe Ukrainën

Putin gati për negociata me Trump, vjen reagimi i Kievit: Jo pa Evropën dhe Ukrainën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In