Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë burgim të përjetshëm për Arben Frrokun, për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në shkurt të vitit 2013.
Apeli ka rrëzuar sot vendimin e gjykatës së shkallës së parë, që e shpalli atë të pafajshëm për vrasjen e kryekomisarit Lamaj.
Në të vërtetë Frroku u shpall i pafajshëm në Gjykatën e Shkallës së Parë, por Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila kishte ngritur dhe akuzën e vrasjes, e ka apeluar çështjen në Gjykatën e Apelit, e cila ka pranuar kërkesën dhe ka mbajtur në fuqi vendimin e dhënë më parë.
Sipas burimeve, Frroku, i cili nuk ndodhej në seancën gjyqësore, duhet të arrestohet dhe të vuajë dënimin e dhënë nga Apeli me burgim të përjetshëm. Në këtë rast, ky vendim është i formë së prerë.
Vijon….









