• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Kristjan Markut, shoqërohen 4 anëtarë të fisit Reçi, familjarët tërheqin trupin nga Vlora

by A R
14/01/2025 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vrasjes së Kristjan Markut në Vlorë, policia e këtij qarku është duke bashkëpunuar me atë të Lezhës për të zbardhur atentatin.

Gjatë mbrëmjes të së hënës policia ka shkuar në disa banesa në Rrëshen për të kryer kontrolle. Sipas burimeve, disa nga banesat e kontrolluara kanë qenë të fisit Reçi, me të cilët fisi Marku (i njohur ndryshe edhe si Bardhi) janë në hasmëri prej vitesh.

A2 CNN mëson se katër anëtarë të fisit Reçi janë shoqëruar në polici për tu pyetur dhe gjatë deklarimeve ata kanë mohuar të kenë lidhje me vrasjen e të riut në Vlorë.

Pas marrjes në pyetje të shoqëruarit janë lënë të lirë, ndërsa hetuesit kanë dyshimet se ekzekutimi i 30 vjeçarit ka ndodhur për shkak hasmërie.

Sakaq sipas grupit hetimor viktimën e kanë kapur 3 plumba nga 11 gëzhoja që janë gjetur në vendngjarje dhe një prej tyre ka rezultuar fatal.

Për shkak të rëndësisë së ngjarjes një mjek ligjor ka mbërritur në Vlorë nga kryeqyteti për të kryer ekspertizën. Rreth orëve të mëngjesit familjarët e mbërritur kanë tërhequr trupin e viktimës, me mbi 15 makina që kanë shoqëruar makinën e kortezhit.

Kristjan Marku është person me precedentë penalë. Ai ka qenë arrestuar për tentativë vrasje në vitin 2023. Në atë kohë ai tentoi të vriste nipin e Kastriot Reçit, Sajmir Reçi.

Hasmëria ka vijuar më pas, ku Kristjanit i vranë xhaxhain, Martin Bardhi, në një lokal në Rrëshen, në shtator të 2023.

Next Post
Juristi paralajmëron telashe për Malltezin dhe Bardhin: Rrezikojnë të përballen me…

Juristi paralajmëron telashe për Malltezin dhe Bardhin: Rrezikojnë të përballen me…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In