• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Konispolit, dyshime përtej autorit të grabitjes

by Aalison Pearse Stevens
16/02/2016 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grabitësi i 100 mijë lekëve në lokalin e Arqile Poçit, në Shkallë të Konispolit, nuk është nuk është vrasësi i Pajtim Shehut deklaruan dje burime nga policia e Sarandës. Ngjarja është e ngatërruar, pasi dyshohet të jenë dy autorë, të cilët pritet të vihen nën akuzë për dy vepra të ndryshme penale, shkruan Gazeta Shqiptare. Për të hedhur dritë mbi ngjarjen në tërësi janë shoqëruar dhe marrë në pyetje me dhjetëra persona, përfshirë këtu të afërm të viktimës dhe të pronarit të lokalit, persona me precedentë penalë (kryesisht të skeduar për grabitje në fshatin Shkallë dhe në të gjithë zonën e Konispolit). Gjithashtu, në mes të të shoqëruarve është dhe një person nga fshati Shkallë, që dyshohet të jetë autor i vrasjes, pasi i janë gjetur gjurmë baruti në duar. Burimet e mësipërme sqaruan se ky i fundit (emri nuk bëhet me dije) është fqinj i viktimës. Ndërsa, ende nuk dihet nëse fqinji e ka qëlluar aksidentalisht 44-vjeçarin, pasi mund ta ketë ngatërruar me grabitësin, apo e ka vrarë me dashje për shkak të një konflikti të mëparshëm me të.

Policia e Sarandës ka ndërmarrë një operacion në fshatin Shëndëlli, ndërsa ka shoqëruar një person, i cili mendohet të jetë autor i disa grabitjeve. Sipas hetuesve të çështjes, nuk përjashtohet mundësia që ky të jetë pikërisht autori i grabitjes së lokalit të Arqile Poçit.

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, Arqile Poçi ka dëgjuar zhurmë në lokalin e tij, i cili ndodhet ngjitur me banesën ku ai banon. Edhe pse ishte natë, Poçi nuk ka ngurruar të marrë në telefon shokun e tij, Pajtim Shehun dhe t’i kërkojë ndihmë. Ky i fundit është treguar i gatshëm dhe ka dalë menjëherë nga shtëpia e tij dykatëshe, që ndodhet rreth 500 m larg lokalit të Poçit. Mësohet se në pjesën e poshtme të lokalit, Shehu është qëlluar me një plumb në ballë nga një person ende i paidentifikuar.

Next Post

Mes iranianëve në Paris me Berishën, Majko flet si Kennedy: Unë jam muxhahedin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

March 7, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

March 7, 2026
Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

March 7, 2026
Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In