• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Komisarit, policia 3 milionë lekë shpërblim kush jep informacion, Cuku u vra me dy armë

by Java News
09/04/2017 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka dhënë sot detaje të reja lidhur me vrasjen mafioze të ish komisarit të policisë, Artan Coku. Në një njoftim për mediat bëhet e ditur se në vrasje janë përdorur dy armë, ndërkohë që janë gjetur 7 gëzhoja.

Policia bën të ditur gjithashtu se janë shoqëruar 11 persona për tu pyetur, ndërkohë që ka vënë në dispozicion të identifikimit të autorëve 3 milion lekë të reja shpërblim.

NJOFTIMI I POLICISË

Në datë 08.04.2017, në orën 20:11 në vendin e quajtur, ‘Rruga e Kosovarëve” Njësia nr 5, Tiranë në hyrje të pallatit “Melrose” nga persona të paidentifikuar ende është qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasi Artan Cuku, 42 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, ish-punonjës Policie në funksione e detyra të ndryshme.

Së fundmi ishte administrator i shoqërisë së ruajtjes fizike “Internacional”, që kishte në ruajtje disa objekte.

Me marrjen dijeni për ngjarjen është krijuar grupi i posaçëm hetimor, me specialistët më të mirë të Drejtorisë Vendore të Tiranës dhe Drejtorisë e Përgjithshme kundër Krimit të Organizuar, i cili kryesohet nga Prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se janë përdorur dy armë zjarri, pasi janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2  gëzhoja arme të kalibrit 9mm dhe 5  gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.

Përsa i përket vrasjes, grupi hetimor është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për kërkimin dhe marrjen e deklarimeve personave që kanë dijeni rreth ngjarjes, fiksimin dhe sekuestrimin e provave materiale, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për kryerjen e kësaj vepre të rëndë penale.

Duke analizuar veprimet e para, në funksion të hetimit janë ngritur dhe po verifikohen të gjitha versionet për të përcaktuar motivin e kryerjes së kësaj ngjarje.

Policia ka shoqëruar deri tani 11 persona që janë pyetur për rrethanat e krimit.

Policia e Tiranës, duke garantuar anonimatin e plotë, ka vënë në dizpozicion të kujtdo që ofron informacion të vlefshëm për zbardhjen e kësaj ngjarje shumën prej 3 milion lekë të reja si shpërblim, në numrin e telefonit 0694110299.

c.a

Next Post
Pas sulmit amerikan në Siri, parashikohen skenarët e një kaosi të përgjakshëm

Pas sulmit amerikan në Siri, parashikohen skenarët e një kaosi të përgjakshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

September 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 7 Shtator 2026

September 6, 2026
Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

September 6, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

September 6, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

September 6, 2026
Sarandë/Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

Sarandë/Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

September 6, 2026
Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet e gjallë pas më shumë se 10 ditësh nën baltë

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet e gjallë pas më shumë se 10 ditësh nën baltë

September 6, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

September 6, 2026
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Himara ‘merr frymë’, kritike situata në Shkodër dhe Fier

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Himara ‘merr frymë’, kritike situata në Shkodër dhe Fier

September 6, 2026
Greqia rrit mbështetjen për pensionistët dhe pagat: 400 euro bonus çdo vit, paga minimale 1000 euro

Greqia rrit mbështetjen për pensionistët dhe pagat: 400 euro bonus çdo vit, paga minimale 1000 euro

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com