• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Pas sulmit amerikan në Siri, parashikohen skenarët e një kaosi të përgjakshëm

by Java News
09/04/2017 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anijet me raketa iu bashkuan marinës ruse në brigjet e Sirisë, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve amerikane mbi bazën Shayrat. Në të njëjtën kohë, Rusia është tërhequr nga marrëveshja me Washingtonin për parandalimin e incidenteve ajrore në Siri.

Siç njoftuan mediat shtetërore ruse, anija “Admiral Grigorovich” iu bashkua flotës prej të paktën gjashtë anijeve luftarake.

“Shfaqja e tillë i muskujve mund të ketë pasoja të mëdha”, thotë analisti Fyodor Lukyanov. “Por, është edhe ana pozitive. Për Trumpin, bisedimet për Sirinë ishin të vështira me Rusinë, sepse vepronte nga pozita e dobët. Tash mund të themi se, kur Amerika e tregoi fuqinë, ai kthehet në bisedimet të cilat nuk do të jenë më të njëanshme. Pra, tash asnjëra palë nuk do të dominojë”.

Zëdhënësit e Putinit kanë thënë se sulmin amerikan e cilësojnë si “agresion kundër shtetit të pavarur dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare”. Ndërkaq, sot është deklaruar edhe Koreja e Veriut që këtë akt e quan “agresion që tregon se duhet të shtojmë forcën ushtarake – që dhunës t’i përgjigjemi me dhunë”.

CNN ka analizuar rreziqe e drejtpërdrejtë me rastin e sulmit amerikan në bazën siriane, transmeton Telegrafi.

Sulmet mund të ketë mbështetje nga lojtarët perëndimorë, nga Turqia dhe aleatët e saj. Uniteti dhe entuziazmi i këtyre lojtarëve kyçë nuk është diçka që shpesh e kemi parë gjatë luftës gjashtëvjeçare në Siri. Tash, SHBA-të, Britania e Madhe, Franca dhe Turqia besojnë se ka ardhur koha që të zhduket pakënaqësia globale për mos reagim.

Bashar al-Assadi me siguri do të reagojë, sepse këtë gjithmonë e bën. Reagime ndoshta nuk do të jenë si sulmet amerikane në Siri, por mund të sulmojë caqet amerikane që janë në afërsi, p.sh. në Liban. Trumpi do të duhet të përballet me pasojat e papritura dhe të paparashikueshme.

Pa dyshim, qëllimi kryesor i ndërhyrjes ruse në Siri ishte për të forcuar pozicionin e Moskës në skenën botërore, sidomos pas pasojave të rrezikshme që sanksionet evropiane kishin në ekonomin e saj. Tash Rusia ka nevojë të gjejë përgjigje të përshtatshme – ndoshta nuk do të jetë një ndërhyrje ushtarake, por mund ta bëjë diçka p.sh. në Libi apo në Ukrainë.

Autoritetet në Damask kanë marrë vendim të gabuar kur vendosën të testojnë presidentin e papërvojë amerikan në lidhje me sulmet kimike, duke gjykuar keq edhe gatishmërinë e tij për të reaguar.

Me vite sirianët po kryejnë sulme ajrore, duke vrarë qindra-mijëra njerëz. Sulmi amerikan mund të detyronte Assadin të tërhiqet nga kjo aventurë, sepse një dështim i ngjashëm do të ishte i papranueshëm për të, transmeton Telegrafi.

Luftërat zakonisht përfundojnë për shkak se një nga palët e përfshira mbetet pa trupa, pa armë apo para. Sirinë e ndjek një tjetër mallkim – fakti se në territorin e saj ka luftëtarë të huaj. Gjithmonë aty është një grup i ri nga jashtë, i gatshëm për të mbështetur njërën nga palët në konflikt – bash kur fuqia e asaj pale nis të bie.

Damasku është duke fituar betejën kundër kryengritësve. Nëse vazhdojnë aksionet amerikane në Siri, ato mund të dobësojnë Assadin e të ndihmojnë kryengritësit, gjë që do të çonte në zgjerimin e dhunës dhe të luftës së përgjakshme në Siri. Kjo do të thotë se do të ketë më shumë kaos, më shumë refugjatë, më shumë fëmijë të vrarë…(b.an)

Next Post
Samsungu do të ndalë prodhimin e fotoaparateve dixhitale

Samsungu do të ndalë prodhimin e fotoaparateve dixhitale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Solidaritet dhe mbështetje për banorët nepalezë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut

Solidaritet dhe mbështetje për banorët nepalezë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut

September 6, 2026
Zelensky ndërhyn pas shkëmbimit të zjarrit midis agjentëve në Kiev -

Zelensky takon Witkoff dhe Kushner në Kiev, vijojnë përpjekjet amerikane për paqen në Ukrainë

September 6, 2026
Izraeli godet spitalin në Libanin jugor, ushtria pretendon se ishte qendër komande e Hezbollahut

Izraeli godet spitalin në Libanin jugor, ushtria pretendon se ishte qendër komande e Hezbollahut

September 6, 2026
Fier/ Flakët riaktivizohen në Peshtan, banori ngre dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Fier/ Flakët riaktivizohen në Peshtan, banori ngre dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

September 6, 2026
Mitsotakis: Shqipëria përparon drejt BE-së, por duhet të bëjë më shumë për minoritetin grek

Mitsotakis: Shqipëria përparon drejt BE-së, por duhet të bëjë më shumë për minoritetin grek

September 6, 2026
Dy persona të maskuar grabisin shtëpinë e influencers spanjolle, kamerat kapin bisedën në shqip

Dy persona të maskuar grabisin shtëpinë e influencers spanjolle, kamerat kapin bisedën në shqip

September 6, 2026
Mes emocioneve dhe polemikave, rikthehet pas 14 vitesh Festivali i Filmit Shqiptar

Mes emocioneve dhe polemikave, rikthehet pas 14 vitesh Festivali i Filmit Shqiptar

September 6, 2026
Kriza në Kosovë, Majko: Rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara!

Kriza në Kosovë, Majko: Rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara!

September 6, 2026
“Pas Shkolle”/ 408 institucione në program: Detyra, muzikë, teatër dhe artizanat deri në orën 15:00

“Pas Shkolle”/ 408 institucione në program: Detyra, muzikë, teatër dhe artizanat deri në orën 15:00

September 6, 2026
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Të varfrit kursejnë më shumë, qytetarët me të ardhura të larta dhe bizneset marrin kredi

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com