• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Kamzës, burg dy autorëve, masa të rrepta sigurie në gjykatë

by A R
30/04/2018 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda, dy personat e arrestuar si të dyshuar për vrasjen e pronarit të dyqanit në Kamëz, Agim Buci, dhe plagosjen e gruas së tij dolën sot para gjykatës.

Ndaj tyre u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”. Provat e paraqitura nga prokuroria ishin të mjaftueshme për gjykatën për të dhënë këtë masë. Ata u paraqitën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie nga frika e ndonjë hakmarrjeje.

Dosja e prokurorisë:

Më datë 24.04.2018, i dyshuari Vladimir Kurti është takuar me të dyshuarin Rruzhdi Hoda dhe i ka thënë këtij të fundit se do të kryenin një punë bashkë, do të shkonin të vidhnin diku.

Të nesërmen i dyshuari Rruzhdi Hoda me automjetin e tij tip Golf me targë AA 2699 KF, ka vajtur pranë banesës së të dyshuarit Vladimir Kurti. Ky ka marrë kapucët dhe dorashkat në shtëpi dhe i është drejtuar makinës.

Lëvizën me automjet deri tek rruga “Miqësia” dhe aty parkuan makinën në lagje. Më pas në këmbë ecën përgjatë Bulevardit “Berisha” dhe janë kthyer te kthesa që të çonte tek dyqani i Agim Bucit.

Rreth 30 metra para se të shkonin te dyqani, Vladimiri i ka dhënë Rrushdiut një thikë buke me bisht druri, një palë dorashka dhe një kapuç.  Vladimir që kishte të veshur një xhup të zi me kapuç ecën bashkë me Rruzhdiun drejt dyqanit. Rreth 5 metra përpara se të futeshin në dyqan, Vladimir ka nxjerrë pistoletën nga brezi dhe u fut në dyqan, i ndjekur nga Rrushdiu me thikë në dorë.

Vladimiri është afruar tek kasa e lekëve për të marrë lekët, ndërkohë që pranë kasës ndodhej fëmija i mitur i Agim Bucit. Rita kur ka parë Vladimiri tek kasa e maskuar e ka gjuajtur me produkte ushqimore. Në atë moment Vladimir ka gjuajtur duke e plagosur dhe gruaja është rrëzuar.

Direkt është afruar Agim Buci që u përlesh me Vladimir Kurtin, i cili e gjuajti me armë dhe atë. Pas ngjarjes të dy të dyshuarit janë larguar me vrap.

Ata kanë vrapuar të maskuar deri tek rruga Berisha. Para se të dilnin aty kanë hequr maskat dhe kanë vazhduar rrugën jo duke vrapuar.

Pasi hipën në makinë kanë dalë tek lumi i Bovillës dhe nga ura e Zgafnorit, kanë hedhur maskat, dorashkat, xhupa e pantallonat në lumë.

Ndërkohë po vijon kontrolli për gjetjen e armës së krimit./a.m.

 

Next Post
VIDEO/ Momentet e vrasjes dhe gjetja e armës së krimit të Kamzës

Dosja, të gjitha detajet e grabitjes ku u vra babai i katër fëmijëve, si u zbuluan autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

September 27, 2026
Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

September 27, 2026
SHBA ndalon importin e bakrit nga Serbia, Vuçiç: Po paguajmë çmimin e përplasjes mes fuqive të mëdha

Dorëhiqet Vuçiç: Nder i madh të isha president, do t’i kujtoni këto vite…

September 27, 2026
LIVE! Rama flet nga Rinasi: Rasti i Vlora Hysenit i ka lënë pa fjalë partnerët! SHISH u bë target thashethemesh

LIVE! Rama flet nga Rinasi: Rasti i Vlora Hysenit i ka lënë pa fjalë partnerët! SHISH u bë target thashethemesh

September 27, 2026
“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

September 27, 2026
Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

September 27, 2026
Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

September 27, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Urrejtja civile

September 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 28 Shtator 2026

September 27, 2026
Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com