• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Jan Prengës/ Pajtuesi i gjaqeve: Fola me Kanun. Brenda 5 ditësh do të flas me meshkujt nga i kam dhe…

by Java News
13/02/2020 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nikoll Shullani, babai i Gëzim Shullanit, njëherazi edhe pajtuesi i gjaqeve që u kontaktua nga vëllai i Jan Prengës, Antoni për të ndërmjetësuar me familjet e rrëmbyesve, ka sqaruar pozicionin e tij dhe të të birit në këtë ngjarje. Në një deklaratë për mediat nga banesa e tij në Shkodër, Shullani tha se vepron si kryetar i një shoqate që është e licensuar nga gjykata. Ai tha se ishte Anton Prenga, ai që e ka takuar dhe i ka treguar për rrëmbimin dhe bisedat e Ndrek Prengës me Gramoz Rexhepin, që zbuloi emrat e grupit të Dukagjinit. Shullani tha se ka shkuar tek banesa e Gentian Doçit, ka takuar të atin, që nuk ka patur dijeni. Tek familja Bleta, ai shtoi se nuk ka takuar askënd, pasi ishte vetëm shërbëtorja, ndërsa tek familja Gështenja, ka takuar të zotin e shtëpisë që e ka garantuar se nëse nipi i tij është përfshirë në këtë ngjarje, atëherë situata do të zgjidhej me në bazë të Kanunit.

Deklarimi i plotë i Nikoll Shullanit:

“Dua të sqaroj problemin e familjes sime. Jam kryetar i shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve me vendim gjykate. Kam qenë në shumë familje për pajtim dhe ndërmjetësim, deri në Milano për pajtim për ndërmjetësim për çdo problem. Familja Prenga ka patur një fatkeqësi, iu rrëmbye një mashkull dhe ka ardhur Anton Prenga bashkë me Pjetër Prengën bashkë me një kushëri në shtëpinë time. Familjen Prenga i kam miq të vjetër. Më thanë “Nikoll, rrëmbyesit e vëllait i kena në Shkodër, ndaj duhet ardh me ne të shkojmë e të bisedojmë”. I thashë: “Matu mirë se para se të shkosh tek ai duhet të jetë 99% i sigurt.” Më thanë “Ti i ke patriot janë shaljanë me origjinë, na kanë thënë se i njeh”. Iu kam thënë dy familje si njoh, njërin e njoh. Unë i njoh Doçajt, janë rritur me halle. Jemi ngritur dhe kemi shkuar tek Lushi, për djalin e tij Gentianin. I kanë kallëzuar se është përmendur djali yt.

I thashë Lushit: Në emër të të madhit Zot, të të mirës, të njerëzimit, burrnisë dhe sedrës që kemi si malësorë, nëse ka dijeni për këtë punë të na ndihmojë. Ta gjejnë mashkullin ku e kanë, gjallë a vdekur, dhe ta varrosin. Cdo gjë që iu ka borxh familja Prenga do t’i dorëzohet Nikollës. Lushi më tha: Kam 7 muaj pa folur me djalin, po munda të flas me të, do të të kallëzoj. U çuam dhe shkuam tek familja Bleta. Aty s’gjeta askënd. Ishte një grua, i thashë dua të takoj Nikën. Më tha “Ka ikur në Itali me gruan”. U çuam e ikëm tek Gështenja. Me familjen Bleta ishin kushërinj. I thashë plakut jam fëmija i filanit.

I treguam bisedat në Angli, fjalën e vlonjatit që ka përmendur djalin tuaj si rrëmbyes i Prengës. Më ktheu përgjigjie njerëzore. Nëse nipi im ka dijeni për këtë gjë, kurrë Zoti mbarë mos ia priftë. Më tha brenda 5 ditësh do flas me meshkujt e shtëpisë se i kam të shëprndarë në Evropë. Pasi doli lajmi më tha eja më tako. Kam shkuar tek Gjon Gështenja dhe mu shpreh njësoj siç e ka kanuni i Lekë Dukagjinit.

Më tha që nipi është duke ardhur, meshkujt i kam duke ardhur. Këtë punë e ka shteti. Shteti të vazhdojë, unë nuk i kam hak as hile, as di kush e ka bërë, betohem në kanun. Detyra ime është për të pajtuar dhe ndërmjetuar familje, ndërsa përsa i përket marrjes nëpër gojë të djalit.

Unë se mohoj kë kam djalë, ai ka punuar me vëllezërit Prenga, por në këtë situatë e morën në qafë. Pse nuk e marrin 2 muaj në telefon eja të flasim. I kam thënë unë fol me Prengat, nëse ka dorë në marrjen e mallit, të dorëzojnë mallin të marrin mashkullin se është babai i 5 fëmijëve. Unë s’jam njeri që të më marrin mediat e të më nxjerrin fotot. Se kam detyrë të nderuar”.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Avioni rrëzohet gjatë stërvitjes, vdes instruktori dhe nxënësi

FOTO/ Avioni rrëzohet gjatë stërvitjes, vdes instruktori dhe nxënësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Flamengo’ vishet me Prada!

‘Po ku ishe ti o zot!’, këndohet në Prishtinë

September 19, 2026
FSHF refuzon kërkesën e Tiranës, ndeshja ndaj Elbasanit do të luhet pa tifozë në stadium!

FSHF refuzon kërkesën e Tiranës, ndeshja ndaj Elbasanit do të luhet pa tifozë në stadium!

September 19, 2026
FOTO/ Vrau gruan me thikë, vetëdorëzohet autori 68-vjeçar! Krimi në sy të nipit dhe dhëndrit, mister motivi

FOTO/ Vrau gruan me thikë, vetëdorëzohet autori 68-vjeçar! Krimi në sy të nipit dhe dhëndrit, mister motivi

September 19, 2026
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

EMRAT/ Prokuroria e Fierit godet skemën e tjetërsimit të pronave në Levan, 2 arrestime dhe qindra mijëra euro të sekuestruara!

September 19, 2026
Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë: Hapa të shpejtë drejt anëtarësimit në BE, qëndrojmë krah jush në këtë rrugëtim!

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë: Hapa të shpejtë drejt anëtarësimit në BE, qëndrojmë krah jush në këtë rrugëtim!

September 19, 2026
Berisha flet për vizitën në SHBA: Narkoshteti dhe drejtësia si armë politike! Diaspora, e gatshme për çmontuar këtë regjim

Berisha flet për vizitën në SHBA: Narkoshteti dhe drejtësia si armë politike! Diaspora, e gatshme për çmontuar këtë regjim

September 19, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Burri vrau me thikë bashkëshorten, zbulohen detajet e para! Krimi në sy të nipit të mitur dhe dhëndrit të familjes

September 19, 2026
180 vite në qeli? Ish-hetuesja e Gjykatës për Jugosllavinë: Kërkesa e tepruar, po i burgosin përjetë

Gjykata e Hagës reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

September 19, 2026
Historia e ndarjes territoriale, që nga Pavarësia

Historia e ndarjes territoriale, që nga Pavarësia

September 19, 2026
Manekini i Çerçiz Topullit në Muzeun e Gjirokastrës shkaktoi ‘furtunë’ në rrjetet sociale, dorëhiqet drejtori i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore

Manekini i Çerçiz Topullit në Muzeun e Gjirokastrës shkaktoi ‘furtunë’ në rrjetet sociale, dorëhiqet drejtori i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com