• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Hysni Ymerit / Në prej autorëve e pranon vendosjen e tritolit: Nuk e dija se do vritej dikush…

by A R
05/01/2026 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për katër personat e dyshuar për vrasjen e 67-vjeçarit Hysni Ymeri, i cili humbi jetën pas shpërthimit të tritolit në panelin e matësve elektrik të pallatit ku ai banonte.

I dyshuari Gert Bushati ka pranuar para hetuesve se është personi që ka vendosur eksplozivin më 27 dhjetor, i cili shpërtheu disa ditë më pas duke shkaktuar vdekjen e viktimës. Sipas deklarimeve të tij, Bushati është shprehur se nuk kishte dijeni se tritoli do të përdorej për vrasje, por vetëm “për të trembur” dikë. Ai ka pohuar gjithashtu se është kontaktuar dhe porositur nga tre shtetasit e tjerë të arrestuar: Edison Hasaj, Ergys Ibrahimi dhe Gjergj Zefi, duke theksuar se roli i tij ka qenë vetëm vendosja e lëndës shpërthyese, pa dijeni për motivin apo pasojat.

“Kur kam mësuar se ka vdekur shtetasi Hysni Ymeri jam tmerruar. Nuk kam patur dijeni për vrasje vetëm për të trembur dikë. Shtetasit Gjergj Zefi, Edison Hasaj dhe Ergys Ibrahimi më kanë kontaktuar për këtë punë dhe e kam pranuar. Tritolin e kam vënë me datë 27 dhjetor por pa e ditur se bëhej fjalë për vrasje,” ka deklaruar Bushati.

Ndërkohë, gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” edhe për Hasajn, Ibrahimin dhe Zefin, të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasje. Këta tre shtetas nuk e kanë pranuar ngjarjen, ndërsa në seancë nuk kanë dhënë shpjegime, duke u përfaqësuar vetëm nga avokatët e tyre. Ata kanë mohuar çdo lidhje me tritolin dhe kanë deklaruar se nuk janë porositës të Gert Bushatit.

Pavarësisht mohimeve, policia ka sekuestruar telefona celularë, ka kryer përgjime dhe ka siguruar prova të tjera që, sipas hetuesve, mund të implikojnë edhe tre të dyshuarit e tjerë.

Sipas burimeve hetimore disa kohë më përpara sasia e eksplozivit është vënë edhe një herë tjetër por herën e parë nuk ka shpërthyer. Në këto kushte Gert Bushati e ka vendosur herën e dytë me 27 dhjetor dhe pas dy ditësh eksplozivi shpërtheu duke vrarë shtetasin Hysni Ymeri.

Fillimisht është zhvilluar seanca për shtetasit Ergys Ibrahimi, Gjergj Zefi dhe Edison Hasaj. Ndërkohë për Gert Bushatin që ka pranuar autorsinë e vendosjes së eksplozivit, masa e sigurisë u zhvillua veçmas.

Përsa kohë tre shtetasit e tjerë të dyshuar nuk e kanë pranuar dhe nuk kanë dhënë asnjë detaj, ende mbetet e paqartë cila është arsyeja e vrasjes së Hysni Ymerit.

Ndaj 4 të arrestuarve të dyshuar, rëndojnë akuzat “vrasje me paramendime  e kryer në bashkëpunim”, “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “mbajta pa leje dhe prodhimi i armeve shpërthyese dhe i municionit”. Gjithashtu ndaj tyre rëndojnë akuzat për “prodhim dhe shitje e narkotikëve në bashkëpunim” si dhe “prishje e qetësisë publike”.

Vëllai i viktimës vite më parë, në 1995 është dyshuar për një vrasje të shtetasit Shefqet Çekorja.

Ndërkohë në 2017 një kushëri i tij, shtetasi Dritan Ymeri është i dyshuar si autor i vrasjes së mjekut Ilir Aliaj por u arratis jashtë Shqipërisë pas ngjarjes.

Policia dhe prokuroria janë duke hetuar këto dy pista por edhe çdo pistë tjetër të mundshme sepse është ende e paqartë nëse vrasja e Hysni Ymerit lidhet me dy ngjarjet e sipërmendura apo lidhet me ndonjë konflikt tjetër.

Pak ditë përpara vrasjes, në Shqipëri mbërriti djali i Hysni Ymerit i cili jeton jashtë vendit dhe ndodhej në spital me nënën e tij e cila po lufton për jetën ndaj sëmundjes së rëndë.

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 6 Janar 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In