• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e gjyqtarit, zbardhet dëshmia e rojës së sigurisë në Gjykatën e Apelit

by A R
07/10/2025 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës gjatë kryerjes së veprimeve hetimore për të zbardhur vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ka këqyrur kamerat e sigurisë së Gjykatës së Apelit, duke zbuluar se roja i godinës nuk ka marrë asnjë masë dhe ka neglizhuar protokollin e sigurisë.

Sipas policisë, nga kamerat duket qartë se është konstatuar prezenca e metalit në momentin kur autori i ngjarjes, Elvis Shkambi ka kaluar në skaner por Banush Koxhaj nuk ka kryer kontrollin përkatës edhe pse është sinjalizuar me dritën e kuqe.

“Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit, shtetasit E. Sh. dhe G. Sh. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por shtetasi B. K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës. Të dy këta shtetas, E. Sh. dhe G. Sh., qëndrojnë në hollin e pritjes së Gjykatës deri rreth orës 15:29, dhe më pas futen në ambientet e sallës së zhvillimit të seancës gjyqësore (salla nr. 3). Në orën 15:35, palët ngrihen në këmbë dhe, menjëherë pasi gjyqtari A. K. shpall vendimin, shtetasi E. Sh., që ndodhej në sallë, nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të gjyqtarit A. K., i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra dhe pas ndihmës së parë mjekësore, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital”, sqaron policia.

Edhe në dëshminë e tij për hetuesit, roja e sigurisë e ka pranuar faktin që nuk i ka kontrolluar Elsvis dhe Gjon Shkambin teksa futeshin në hollin e gjykatës, duke thënë: “Nuk i bëra kontroll fizik“.

Next Post
Edi Rama ia shpjegon Albin Kurtit një përrallë

Edi Rama ia shpjegon Albin Kurtit një përrallë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

November 4, 2026
“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

November 4, 2026
Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

November 4, 2026
Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

November 4, 2026
Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

November 4, 2026
Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

November 4, 2026
Pas humbjes, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA premton rikthimin e republikanëve në vitin 2028

Pas humbjes, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA premton rikthimin e republikanëve në vitin 2028

November 4, 2026
Izrael, Komisioni Zgjedhor hedh poshtë pretendimet e Netanyahut për mashtrim zgjedhor

Izrael, Komisioni Zgjedhor hedh poshtë pretendimet e Netanyahut për mashtrim zgjedhor

November 4, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Anëtarësimi në BE, Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra, por vlerësim mbi bazën e meritës

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In