• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama ia shpjegon Albin Kurtit një përrallë

by Enver Robelli
07/10/2025 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Më 2018, në 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Albin Kurti, me të tijtë nuk hynte në sallën e Kuvendit të Kosovës, sepse nuk donte të dëgjonte himnin e Republikës së Kosovës. A mund ta imagjinoni?

Kur mbaroi himni, shefi i VV-së hyri në Kuvend me të tijtë, sepse dëshironte ta dëgjonte Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë. Atëbotë Edi Rama ishte idhulli i VV-së. Atëbotë Edi Rama e quante VV-në “pasuri kombëtare”. A mund ta imagjinoni?

Në fjalimin e tij të vitit 2018, Edi Rama propozoi – në mbledhjen solemne të Kuvendit të Kosovës – një president të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë, si “simbol bashkimi”. VV u gëzua, u ekzaltua, fluturoi. Për pak krerët e saj nuk ia nisën këngës: “Ne jemi të Edit, Edi është i yni”. Do të tingëllonte si ajo kënga e rreme e viteve 1980 në Jugosllavi: “Mi smo Titovi – Tito je naš” (Ne jemi të Titos – Tito është i yni).

Dëshironi absurditete të tjera?

Më 5 shtator 2016 ekipi futbollistik i Kosovës debutoi në arenën ndërkombëtare pas pranimit në FIFA dhe UEFA në maj të atij viti. Kosova luajti kundër Finlandës, ndeshja mori fund me rezultat 1:1, golin e parë për Kosovën e shënoi Valon Berisha. Në atë kohë një deputet prominent i VV-së (nuk është më deputet) shkroi se shpresonte të fitonte ekipi i futbollit i Shqipërisë. Debutimin historik të Kosovës nuk e pati përmendur fare. E injoroi totalisht! Ky deputet rrogën e merrte nga Kosova, por sillej si delegat i Kurveleshit. Këtu mbaron ky digresion.

Kthehemi te fjalimi i Edi Ramës për president të përbashkët. Atë fjalim populist e pati kritikuar LDK-ja, e cila atëbotë ishte në opozitë. Shefi i grupit parlamentar, Avdullah Hoti, tha: “Propozimi i Edi Ramës për president mbarëkombëtar është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet të pavarur, të integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO”.

I rrufeshëm ishte atëbotë reagimi i deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu. Këto janë fjalët e saj: “Avdullah Hoti paska reaguar kundër deklaratës së Edi Ramës, e po ashtu ditë më parë duartrokiti heqjen e flamurit kombëtar nga rrethi. S’e di pse LDK në përgjithësi me zell flasin e përshëndesin veprimet antikombëtare dhe kundërshtojnë deklaratat që çojnë drejt bashkimit kombëtar”.

Shtatë vjet pas fjalimit të bujshëm në Kuvendin e Kosovës, Edi Rama tash deklaroi se “bashkimi kombëtar është përrallë”. Me gjasë përrallë ka qenë edhe ideja për president të përbashkët, por në vitin 2018 flitej shumë për ndarjen e Kosovës dhe patriotizmi bosh shitej më lirë se bostani në kulm të verës. Atëherë bëheshin përpjekje që BE-ja të shantazhohej me parulla kinse nacionaliste, në stilin: “Po nuk na pranuat, e kallim Ballkanin”. Më 2025 kanë ndryshuar rrethanat gjeostrategjike; edhe pak muaj bëhen katër vjet prejse Rusia sulmoi gjerësisht Ukrainën dhe Brukseli ia ka hapur dyert Shqipërisë për anëtarësim në BE – gjë që është lajm fantastik për Shqipërinë dhe rajonin. Tani Edi Ramën nuk do ta dëgjoni të kërkojë president të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë.

Me produkte kuazi-patriotike si Edi Rama dikur, pati dalë në pazarin e ideve politike edhe VV. Betoheshin: “Kur të vijmë ne në pushtet, e ndryshojmë Kushtetutën, hiqet ky nen, shtohet ai nen dhe – abrakadabra, abrakadabra – u bë bashkimi kombëtar”. Thoshin se: “Nuk ekziston flamuri i Kosovës, vetëm ai kombëtar”. Brohorisnin se: “Nuk ka reprezentacion të Kosovës, ka vetëm kombëtare”. Kështu flisnin krerët e VV-së. Sot ata janë të parët në tribunat e stadiumeve për të përkrahur kombëtaren e futbollit të Kosovës (ndonëse kombëtare ende nuk i thonë, tremben nga pak). Me Edi Ramën s’flasin më. As nuk marrin pjesë në zgjedhje në Shqipëri. As nuk shkojnë më në Lezhë për parada patriotike. Fjalët e mëdha dhe gjestet e mëdha, kur nuk janë realiste, lënë pas vetëm boshllëk. Kjo nuk vlen vetëm për VV-në.

Më 23 maj 2015, Edi Rama erdhi në Prishtinë me ftesë të VV-së, më saktë të kryetarit të Prishtinës, i cili ishte nga radhët e kësaj partie. Quhej Shpend Ahmeti. Edi Rama erdhi për të shpalosur shtatoren e Ismail Qemalit dhe për të mbajtur një fjalim tipik populist me plot mesazhe të koduara, që mund të lexoheshin si thirrje kreshnike për bashkim kombëtar dhe përkrahje direkte për VV-në. Në raportet televizive të asaj kohe, në rendin e parë të pjesëmarrësve të ceremonisë shihet një plak i veshur si Ismail Qemali (të tillët përherë duken qesharakë), kreu i komunitetit bektashi, Baba Mondi, pastaj Pandeli Majko, Aida Dërguti dhe, natyrisht, Albulena Haxhiu. (Interesante është kush mungonte në atë ceremoni në Prishtinë: kryeministri Isa Mustafa, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga). Atëbotë Edi Rama nuk pajtohej me VV-në vetëm në një çështje: për dallim nga partia e Kurtit, ai e përkrahte themelimin e Gjykatës Speciale me argumentin se shqiptarët s’duhet të prishen me bashkësinë ndërkombëtare. Kaq edhe ky digresion.

Kthehemi te shpalosja e shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë më 2015: në fjalën e tij Shpend Ahmeti premtoi se “deri në fund të vitit do ta dërgojmë shtatoren e Hasan Prishtinës në Vlorë”. Kjo përmendore u vendos në Vlorë tek shtatë vjet më vonë, në maj 2022. Në një kronikë të një televizioni të Tiranës bëhej me dije se në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama, dhe kryetari i Bashkisë së Drenasit, “Lladrovcki”. Me këtë mbiemër, Ramiz Lladrovci mund të jetë ndier si turist polak në Vlorë. Nga VV s’ishte e pranishme asnjë figurë prominente kur në Vlorë shkoi Hasan Prishtina në bronz.

Kur kujtohen e përshkruhen këto ngjarje me një distancë kohore prej 10, 7 apo 3 vjetësh, atëherë vërehet edhe më mirë horrllëku i politikës shqiptare: fjalë të mëdha e gjeste të mëdha për nevoja të politikës ditore.

Next Post
“Spastrim etnik i serbëve në Kosovë”, Tirana i përgjigjet Beogradit: Historia nuk rishkruhet me retorikë!

“Spastrim etnik i serbëve në Kosovë”, Tirana i përgjigjet Beogradit: Historia nuk rishkruhet me retorikë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dështimi i drejtësisë dhe bezeja e kuqe e ndëshkimit të politikanëve

May 7, 2026
SHBA dhe Irani përballë negociatave vendimtare! A ka rrezik për rikthim të konfliktit?

SHBA dhe Irani përballë negociatave vendimtare! A ka rrezik për rikthim të konfliktit?

May 7, 2026
Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

Po Saliun kush do ta zëvendësojë?

May 7, 2026
Çmimet “e çmendura” të biletave për Botërorin, Trump: As unë nuk nuk do t’i paguaja ato shifra…

Çmimet “e çmendura” të biletave për Botërorin, Trump: As unë nuk nuk do t’i paguaja ato shifra…

May 7, 2026
EMRAT/ Vrasja mafioze e Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë

EMRAT/ Vrasja mafioze e Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë

May 7, 2026
Ministri francez vlerëson Shqipërinë: Sistemi i drejtësisë po ecën me hapa konkretë

Ministri francez vlerëson Shqipërinë: Sistemi i drejtësisë po ecën me hapa konkretë

May 7, 2026
Zgjedhje lokale në Britani, sondazhet paralajmërojnë rritje të Reform UK dhe tronditje për Laburistët

Zgjedhje lokale në Britani, sondazhet paralajmërojnë rritje të Reform UK dhe tronditje për Laburistët

May 7, 2026
Obama për UFO-t: Nuk ka prova për alienë, por do përfaqësoja Tokën në kontaktin e parë

Obama për UFO-t: Nuk ka prova për alienë, por do përfaqësoja Tokën në kontaktin e parë

May 7, 2026
Irani ndryshon strategjinë detare, urdhri i ri që kthen Hormuzin në një ‘minë me sahat’ për flotën ndërkombëtare

Irani ndryshon strategjinë detare, urdhri i ri që kthen Hormuzin në një ‘minë me sahat’ për flotën ndërkombëtare

May 7, 2026
Rriten tensionet në Gjirin Persik, sulmohet cisterna kineze pranë Ngushticës së Hormuzit

Rriten tensionet në Gjirin Persik, sulmohet cisterna kineze pranë Ngushticës së Hormuzit

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In