• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e gjyqtarit, reagon sërish ministrja Koçiu: Do rishikohen masat e sigurisë në gjykata, sistem monitorimi inteligjent

by Os De
09/10/2025 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar sërish në lidhje me akuzat e bëra në emër të saj sot në Kuvend nga opozita, lidhur me sigurinë në Gjykata. 

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, pasi sqaron se në seancë nuk u lejua të diskutonte për shkak të bllokimit të fjalës nga opozita, Koçiu thekson se së bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe në koordinim me institucionet e drejtësisë, do të rishikohen masat e sigurisë në gjykata, e jo vetëm. 

“Për shkak të ndërhyrjeve të vazhdueshme dhe klimës së tensionuar që opozita krijon në seancë plenare, e në pamundësi për të mbajtur fjalën e plotë në Kuvend, po përdor këtë dritare për të komunikuar qendrimin tim si Ministër i Punëve të Brendshme, për opinionin publik, në lidhje me ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit”, shprehet Koçiu. 

Reagimi i plotë: 

I nderuar Kryetar i Kuvendit,
Të nderuar kolegë deputetë, 

Vrasja e gjykatësit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit është pa dyshim një ngjarje shumë e rëndë, e cila nuk duhej të ndodhte! 

Nga kjo sallë, dënoj përsëri me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, kolegët e tij dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve. 

Duke u ndalur tek ngjarja, siç jeni bërë me dije, përmes komunikimeve të detajuara nga Policia e Shtetit, strukturat policore reaguan në kohë. Autori u ndalua, ndërsa grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë nisën veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Brenda pak orësh u siguruan provat dhe u sqaruan motivet e këtij krimi. Jam e bindur se autori do të përballet me forcën e plotë të ligjit! 

Ajo që dua të theksoj, është se ky akt nuk mundet të shërbejë për të përçuar pasiguri apo për të zhbërë besimin e njerëzve tek drejtësia dhe institucionet e sigurisë. 

Përkundrazi, kjo ngjarje duhet të na shtyjë të gjithëve ne, brenda e jashtë kësaj salle, të reflektojmë dhe të veprojmë më shpejt për të forcuar mbrojtjen e sistemit gjyqësor, në ato pika ku konstatohen dobësi. 

Së bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe në koordinim me institucionet e drejtesisë, do të rishikojmë masat e sigurisë në gjykata, e jo vetëm. 

Në përfundim, do të hartojmë një paketë të plotë duke përfshirë rishikimin e protokolleve të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe institucioneve të drejtësisë;
Forcimin e sigurisë fizike brenda dhe përreth ambienteve të gjykatave; si dhe një sistem të integruar monitorimi inteligjent për të parandaluar e neutralizuar çdo akt dhune. 

Aktualisht, dua të sqaroj opinionin publik se në përputhje me detyrimet ligjore, Garda e Republikës ruan dhe mbron gjyqtarët e prokurorët e Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. 

Gjithashtu, magjistratëve u sigurohet mbrojtje e veçantë personale, e familjes dhe e pasurisë, kur gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij, u rrezikohet jeta, shëndeti, familja ose prona. 

Jemi absolutisht të angazhuar që të rishikojmë kornizën e mbrojtjes vetjake të ofruar deri tani për t’a fuqizuar edhe më tej paprekshmërinë dhe sigurinë në detyrë të magjistratëve. 

Në këtë rrugë, do të ecim përpara me të njëjtën vendosmëri dhe bindje të palëkundur që na ka shoqëruar edhe në rrugën e vështirë dhe të gjatë të bërjes realitet të reformës më të thellë dhe më transformuese në historinë e shtetit shqiptar. 

Reforma në drejtësi është ajo reformë që i ka dhënë fund kohës së të paprekshmëve nga ligji. I ka dhënë fund dy standarteve në aksesin ndaj drejtësisë. 

Procesi i vetingut udhëhoqi transformimin historik të figurës së gjykatësit dhe prokurorit, që sot është një figurë e cliruar nga lidhjet politike, lidhjet korruptive apo ato kriminale. 

Produktet më të qarta të punës sonë janë institucionet e reja, të cilat së bashku me Policinë e Shtetit, sipas të gjithë anketimeve të pavarura, janë ato që gëzojnë besimin më të madh mes qytetarëve. 

Në realizimin e reformës në drejtësi, kjo qeveri ka treguar një vullnet të hekurt dhe të panegociueshëm. 

Do të tregojmë përsëri të njëjtin vullnet, për përsosjen e mëtejshme të sistemit dhe rritjen e standarteve të sigurisë. 

Ky është momenti jo për të treguar dobësi, as për të negociuar, por për të demonstruar të gjithë forcën dhe seriozitetin e shtetit shqiptar! 

E fundit, por e diktuar nga narrativa politike që fatkeqësisht ka shoqëruar këtë ngjarje nga kampi i opozitës, dua të distancohem plotësisht nga e gjithë tentativa e shëmtuar për të instrumentalizuar dhe politizuar vrasjen. 

Jeta e çdo njeriu, aq më tepër e një shërbëtori të drejtësisë të rënë në krye të detyrës nuk mund të përdoret për kapital apo interesa të ngushta politike. 

Sot nuk është koha për të drejtuar gishtin apo për të kërkuar fajtorë politikë. 

Është koha për bashkëpunim institucional mes të gjitha pushteteve dhe aktorëve përgjegjës, për të analizuar me përgjegjësi çdo hallkë të sistemit dhe për të ndërtuar masa konkrete që garantojnë sigurinë dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve në të gjithë vendin. 

Faleminderit!” 

 

 

Next Post
Gjermania shtrëngoi politikën e migracionit dhe shtetësisë

Gjermania shtrëngoi politikën e migracionit dhe shtetësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

March 26, 2026
Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

March 26, 2026
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In