• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Emiljano Ramazanit/ Dumani: Isha organizatori! Porosinë e dha Erjon Alibej, ekzekutor ishte Skerdi Tase

by Java News
21/02/2023 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka konfirmuar në GJKKO dëshminë që ka dhënë për vrasjen e Emiljano Ramazanit. Nën masa të rrepta sigurie u shfaq në gjyq në funksionin e dëshmitarit gjatë procesit ndaj Euglent Halli dhe Xhuliano Hoxhës.

Dumani ka treguar se ekzekutori ka qenë Skerdi Tase, ndërkohë që si porositës përmend emrin e Erjon Alibej. Ai ka përfshirë edhe veten duke pranuar se ka qenë organizatori, ndërsa pavarësisht se është shfaqur si dëshmitar, GJKKO i ka caktuar edhe atij avokat. Për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, akuzohet si porositës Erjon Alibej.

Pas operacionit ‘Plumbi i Artë’, SPAK kërkoi të pyetet edhe Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që zbardhi detaje nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Dumani zbuloi se ndihmës për ekzekutimin e Ramazanit kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani ndodhi më 20 korrik 2020. Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte automjetin tip “Ford Fokus”. Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Megjithëse në makinën e u gjetën dy kallashnikovë të djegur.

Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën ‘Rramani’, dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz. Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn.

Çfarë thuhet në dosjen ‘Plumbi i Artë’ për vrasjen e Emiljano Ramazanit

Me porosi të Erjon Alibej, Nuredin Dumani ka organizuar dhe koordinuar veprimet që arma e krimit e përdorur në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani të vendosej në një parkim në pronësi të shtetasit Seit Manhasa, pasi Manhasat ishin shokët e Talos dhe ishin qitësa. Sipas Nuredinit, Erjoni donte që të krijonin konflikt midis Manhasave dhe grupit të Talos. Henrik Hoxhaj me porosi të Nuredinit e ka lënë armën e krimit tek pishat ku kalon kthesat në Cërrik, ku është një vend që ndodhet një lokal në krahun e sipërm të rrugës ka argjinaturë (mur mbajtës). Nuredini i ka treguar shtetasit Klevis Kapllani vendin se ku ishte fshehur arma dhe Klevisi pas dy tre ditëve ka vajtur ka marrë këtë armë dhe e ka çuar dhe vendosur tek servisi i Manhasava. Sipas Nuredinit pas vendosje së armës ka qenë Erjoni ai i cili ka njoftuar një shef krimesh i cili ishte i lidhur me të për vendndodhjen e armës.

Rezulton se në datën 27.07.2020 (7 ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazanit) në një servis në Peqin në pronësi të shtetasve Albert dhe Seit Manhasa është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e tipit pistoletë e cila referuar aktit të ekspertimit balistik është ajo që ka qitur gëzhojat e fiksuara në vendin e ngjarjes së vrasjes së Emiljano Ramazani. Nga hetimet e kryera rezulton se informacionin në lidhje me vendndodhjen e kësaj arme e ka marrë ish shefi i policisë së Elbasanit Leonard Palushi i cili më pas ka informuar Drejtorin e Policisë Vendore Elbasan, Arjan Muça dhe ky i fundit zëvendësin e tij Alket Shatro i cili më pas ka vajtur në vendin e ngjarjes ku është gjetur edhe pistoleta në fjalë.

Rezulton se Leonard Palushi ka patur lidhje me shtetasin Erion Alibej. Palushi, i pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit ndër të tjera ka shpjeguar se: Në datën 20.07.2020, kur ka ndodhur vrasja e shtetasit Emiljano Ramazani ka qenë me pushime vjetore.

“Edhe pse me pushime jam munduar të interesohem për zbulimin e vrasjes së Emilano Ramazanit. Disa ditë pas ngjarjes, edhe pse isha me pushime, në Yzberisht, te dyqani “Ozone Elektronic” rreth orës 10:00 ose 11:00 të paradites më është afruar një shtetas me maske covidi dhe kapele, rreth 170 cm dhe rreth të 50-tave. Më ka takuar dhe më ka informuar se, tek servisi i Manhasave mbahet e fshehur një armë që është përdorur te vrasja e Milit. Mu drejtua duke më thënë mua nuk më ke parë asnjëherë. Eca rreth 2 – 3 hapa në drejtim të këtij shtetasi por ndërkohë në trotuar erdhi dhe një person tjetër. Ndalova pasi nuk isha i sigurt se çfarë do ndodhte.

Të dy bashkë u larguan në drejtim të rrugës kryesore te Unaza e Re. Më vonë komunikova me Drejtorin e Policisë Arjan Muça, i kam thënë se, më ka ardhur një person dhe më ka takuar në Tiranë dhe më ka thënë se arma e ngjarjes së Emiljanos është te Manahasat. Dua të sqaroj se në bisedën e bërë me Drejtorin e Polcisë Arjan Muça kemi patur dyshime se ky informacion mund të jetë i sajuar, por përsëri duke gjykuar se aty mund të kishte armë do ishte ndihmë për zbulimin e autorëve të ngjarjes, pra mund të kishte gjurmë ADN-je.”

Ai ka deklaruar se informacionin lidhur me armën e gjetur te servisi i Manahasave, nuk e ka përpiluar si SK2, pasi ishte me pushime dhe kur ka dalë në punë ishte pa vlerë pasi ishte ezauruar si informacion. Po kështu ka deklaruar se ka pasur njohje me Erjon Alibeaj me të cilin është takuar për shkak të informacioneve që ai ka dhënë për vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej, madje e ka takuar edhe në banesën e Erjon Alibeaj. Gjithashtu me kërkesë të tij shtetasi Leonard Palushi ka ndryshuar lejen vjetore nga 01-15.08.2020 në datat 15-31.07.2020.

Në dosje thuhet se Palushi në marrëveshje me të hetuarin Alibej ka bërë të mundur që të orientojë hetimet në drejtim të gabuar duke synuar implikimin e personave të cilët nuk kishin asnjë lidhje me veprën penale të kryer. Në dosje nënvizohet se edhe deklarimet e dhëna nga ana e të hetuarit Leonard Palushit janë aspak bindëse dhe në kundërshtim me tërësinë e provave të administruara deri në këtë fazë të hetimit. Deklarimet e dhëna nga shtetasi Nuredin Dumani si dhe ato të dhëna nga bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë Euglent Halili krijojnë dyshimin se dhënia e informacionit është bërë qëllimisht që për këtë ngjarje të futeshin në konflikt familja Manahasa me grupin e Talo Çelës. Në këtë mënyrë si rezultat i këtyre veprimeve të kryera nga ana e Leonard Palushit ai ka kryer mospërmbushje të rregullt të detyrës duke qenë në kushtet e ushtrimit të një funksioni publik duke dëmtuar interesat e Albert dhe Seit Manahasa të cilët rezultojnë që janë arrestuar gabimisht.

/s.f

Next Post
Tërmeti në Turqi, eksperti: Intensiteti ishte 11 ballë, ja përse u ndje zhurma e fortë dhe u pa dritë

Tërmeti në Turqi, eksperti: Intensiteti ishte 11 ballë, ja përse u ndje zhurma e fortë dhe u pa dritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com