• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Elton Çiços/ Ja sesi nisi historia e hakmarrjes mes tij e Jani Aliajt

by Java News
24/05/2016 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës bëri sot publike dy emrat e autorëve që morën pjesë në vrasjen e Elton Çicos, ngjarje e ndodhur në fillim të këtij muaji në kryeqytet. Jani Alia, 39 vjeç dhe Renato Milloshi, 36 vjeç, thuhet se janë autorët që kanë realizuar vrasjen.

Alia ishte në konflikt me Çiçon pasi ky i fundit e kishte qëlluar më armë në Gjirokastër disa javë para ngjarjes në Tiranë.

Por si nisi historia e hakmarrjes mes Elton Çiçës dhe Jani Aliajt?

Pista kryesore e vrasjes së Çiçës sipas burimeve nga grupi hetimor, është hakmarrje për shkak të konflikteve të kahershme mes tyre.

“Panorama.al” mëson se konfliktet që kanë disa vite që janë hapur, zanafillën e kanë në Greqi, për çështjet e pazareve të drogës.
13256181_10153906276619457_7619288616302737381_n

Për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve, herë pas here ka pasur tentativa për të eliminuar njëri-tjetrin, por që kanë rezultuar të dështuara, shkruan Panorama.

TENTATIVA E PARE

Ja si ndodhi sipas njoftimit të policisë, atentati i parë ndaj Jani Aliajt në Tiranë:

“Më datë 10.01.2015, në rrugën e “Kavajës”, kanë qëlluar disa herë më armë zjarri. Nga të shtënat është thyer një xham i vetratës së një lokali bar kafe dhe është dëmtuar lehtë shtetasi A.Q, vjeç 27, banues në fshatin Lalar Fier, i cili ka qenë rastësisht në lokal. Në vendngjarje me cilësinë e provës materiale, u gjetën e u sekuestruan 6 gëzhoja fisheku dhe 3 predha plumbi. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve. Nenet 274, 278, 150 dhe 90 të Kodit Penal”.

TENTATIVA E DYTE

Kjo është tentativa e dytë që iu bë në Gjirokastër, sipas njoftimit të policisë:

“Më datë 25.04.2016, u referua materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pasi më datë 24.04.2016, rreth orës 22:30, në rrugën Ura e lumit – lagjia “Punëtore”, nga një mjet i paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Volksvagen Polo”, me drejtues shtetasin S.M e pasagjer J.A, vjeç 43 e 39, banues në Tepelenë, për pasojë është plagosur lehtë J.A. Punohet për gjetjen e mjetit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 76, 22 e 278 të Kodit Penal. Komisariati i Policisë Tepelenë”

cicaaa

Jani Alia rezulton të jetë person me precedentë penal, i shpallur në kërkim nga drejtësia greke për arratisje nga burgu, ku vuante dënimin për vrasje.

Edhe Renato Milloshi është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2015 ai është dënuar nga Gjykata e Tiranës për armëmbajtje pa lejë dhe kanosjen e një personi. Panorama

Next Post

Aksidentet përgjakin rrugët, 90 viktima në vetëm 5 muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Absurd i “qeverisë teknike” dhe domosdoshmëria e një marrëveshjeje ligjore besimi

January 12, 2026
“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore nga rënia e dëborës

“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore nga rënia e dëborës

January 12, 2026
INTERVISTA/ Jeta shpirtërore e shqiptarëve sot dhe sfida e madhe e të jetuarit në gëzim sipas Fortlumturi Joanit

Kryepeshkopi Joan: Thirrja për t’i shërbyer Zotit dhe Shqipërisë ishte më e fortë se Amerika

January 12, 2026
CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

January 12, 2026
Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

January 12, 2026
“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

January 12, 2026
Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In