• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Elton Çiçës, flet Renato Milloshi: Jani Aliaj më kërkoi të blija një makinë në emrin tim dhe…

by Java News
02/03/2017 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Me Jani Aliaj dhe Elton Çiçon njihem që fëmijë, pasi jemi lindur e rritur në qytetin e Tepelenës. Për disa vite nuk patëm kontakte, pasi të dy hynë në burg në Greqi. Jani bëri dhjetë vite burg dhe pasi doli jemi ritakuar, për shkak të miqësisë së vjetër që kishim. Jam takuar edhe me Eltonin.

Pak ditë para se të vritej Eltoni, Jani Aliaj më kërkoi të blija një makinë në emrin tim. Lekët për makinën i pagoi Jani. Unë nuk njoh as njeriun që e shiti. Kam shkuar vetëm tek noteri dhe kam firmosur kontratën për blerjen e makinës në emrin tim. Makinën ia dhashë Janit. Tri ditë pasi ia dorëzova mjetin, mësova nga televizionet se ishte vrarë Elton Çiço.

Në lajme pashë edhe makinën që kishte përdorur vrasësi. U frikësova, se ishte pikërisht makina që bleva në emrin tim. Unë nuk kam marrë pjesë në vrasje. Kam qenë në shtëpinë time, prapa postës nr.8 në Tiranë. Një gjë e tillë vërtetohet lehtësisht nga qelizat e telefonit…”.

Kjo është dëshmia që Renato Milloshi, një prej të akuzuarve për vrasjen e Elton Çiços në zonën e ish-bllokut në maj të 2016, dha para hetuesve, pak orë pasi vendosi të vetëdorezohej dhe ti jepte fund arratisë 9 mujore. Ai ka mohuar përfshirjen në ngjarje dhe i ka kërkuar prokurorisë të bëjë verifikime rreth dëshmisë së tij.

“Dua të theksoj që kam qenë në shtëpinë time kur ndodhi ngjarja. Nuk është aspak e vërtetë, që kam qenë unë në timonin e makinës, që përdorën vrasësit e Elton Çiçës. Me Jani Aliajn nuk jam takuar, prej ditës kur bleva makinën në emrin tim. Por kurrsesi nuk kisha dijeni që makina do përdorej në vrasje”.
Duke folur për ditët në arrati, Renato Milloshi ka suprizuar jo pak, kur ka rrëfyer vendin, ku ka qëndruar I fshehur.

“Gjatë gjithë kohës që kërkohesha kam qëndruar në Tiranë, konkretisht në shtëpinë time, në një ambient të përshtatur.

Të njëjtin qëndrim i dyshuari Milloshi mbajti edhe para gjykatëses Anila Capo, e cila i komunikoi masën e arrestit me burg. Përmes avokatit të tij, Alban Bengasi, i dyshuari kërkoi nga gjykata masën e arrestit në shtëpi me mbikëqyrje elektronike, për shkak ta lirojë në arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike, për shkak të problemeve të rënduara shëndetësore.

Kjo kërkesë u refuzua nga gjykata, pasi prokuroria këmbënguli që ka prova që e implikojnë Milloshin në krimin e vrasjes dhe se vetë I dyshuari paraqet rrezikshmëri të theksuar kriminale.

Renato Milloshi dhe Jani Aliaj, dyshohen si autorë të vrasjes së Cicos në lokal De Niro në zonën e ish-bllokut. Sipas policisë vrasja ka si motiv përplasjes mes dy grupeve kriminale në fushën e trafikut të drogës. Ekzekutimi i Cicos është pasuar me të tjera ekzekutime nga radhët e dy grupeve kriminale.bw/a.k

Next Post
FOTOT/ Kur kjo vajzë kthehet prapa… të gjithë hapin gojën

FOTOT/ Kur kjo vajzë kthehet prapa... të gjithë hapin gojën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet e gjallë pas më shumë se 10 ditësh nën baltë

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet e gjallë pas më shumë se 10 ditësh nën baltë

September 6, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

September 6, 2026
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Himara ‘merr frymë’, kritike situata në Shkodër dhe Fier

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Himara ‘merr frymë’, kritike situata në Shkodër dhe Fier

September 6, 2026
Greqia rrit mbështetjen për pensionistët dhe pagat: 400 euro bonus çdo vit, paga minimale 1000 euro

Greqia rrit mbështetjen për pensionistët dhe pagat: 400 euro bonus çdo vit, paga minimale 1000 euro

September 6, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Vetëm 8% probabiliteti në Polymarket për rënien e qeverisë Rama këtë vit…

September 6, 2026
Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, dhjetëra forca të ushtrisë e zjarrfikës në terren

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, dhjetëra forca të ushtrisë e zjarrfikës në terren

September 6, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

GJKKO nuk mund të jetë zgjatim i 313-ës!

September 6, 2026
Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës

Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës

September 6, 2026
25% e çifteve preken nga “infertiliteti idiopatik”, mjekët: Të mos humbin kohë, por t’i nënshtrohen “IVF”

25% e çifteve preken nga “infertiliteti idiopatik”, mjekët: Të mos humbin kohë, por t’i nënshtrohen “IVF”

September 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë?

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com