• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e dytë e Azem Hajdarit

by A R
28/02/2019 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha, gati dy javë më parë mori vendimin për djegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike, mandate të cilat ishin siguruar pas zgjedhjeve të qershorit 2017. Zgjedhje të cilat erdhen pas marrëveshjes së Lulzim Bashës me Edi Ramën.

Ato u zhvilluan në një klimë të qetë politike dhe për herë të parë në historinë e demokracisë shqiptare, nuk patën asnjë kontestim nga Partia Demokratike. Në asnjë qendër numërimi, në asnjë qendër votimi dhe në asnjë KZAZ apo shpallje rezultati, por as tek rezultati final i KQZ-së i votuar 7 me 0 dhe as te Kolegji Zgjedhor nuk pati asnjë kontestim.

Pra, edhe pse zgjedhjet i kishte bërë me marrëveshje dhe në fakt në ato zgjedhje luftoi kundër LSI-së dhe jo kundër Edi Ramës, pas dy vitesh u detyrua të digjte mandatet, pasi i kërkohej shpesh nga qytetarët.

Deputetja Rudina Hajdari, gjatë një seance parlamentare

Në fakt një nga emrat kryesorë që ka kërkuar djegien e mandateve ka qënë deputetja Rudina Hajdari, vajza e tribunit të demokracisë Azem Hajdari.

Ajo gjatë protestave të studentëve në dhjetor tha se PD-ja mund të djegë mandatet dhe të bashkohet me studentët. Por, kjo nuk ndodhi. Në atë kohë, për më tepër Rudina Hajdari u sulmua ashpër.

Shpesh herë Lulzim Basha thoshte se mandatet nuk digjen pasi ai ishte një lider europian dhe kjo do të ishte një rrugë pa krye. Por, nuk kaluan dy muaj dhe Lulzim Basha urdhëroi djegien e mandateve. Të gjithë bërtitën “Urra” dhe tani po sulmojnë Rudinën.

Por, çudia ka ndodhur sot, si një vrasje e dytë ndaj Azem Hajdarit.

Në një dalje televizive, Gert Bogdani, ish-kreu i FRPD-së, aktualisht Sekretar i Marrëdhënieve me jashtë në PD. Një emër që përpara se të zhvillonte aktivitetin politik me Partinë Demokratike dhe me Forumin Rinor, ka qënë pjesë aktive e Forumit Rinor Eurosocialist dhe Partisë Socialiste.

I futur në PD si një prurje e Lulzim Bashës, Gert Bogdani, me një të kaluar të errët me socialistët, sot tha Live në A2CNN, se Rudina Hajdari, nëse nuk e dorëzon mandatin, do të përjashtohej nga PD-ja.

Vajza e Tribunit të Demokracisë, e vendosur në listë nga Lulzim Basha me argumentin se mjaftonte kontributi i të atit të saj dhe emri i tij që Rudina të ishte pjesë e listës së PD-së. Dhe si një vajzë e studiuar në SHBA e nderonte listën e PD-së.

Në fakt në atë listë ishte edhe Gert Bogdani, i cili nuk u zgjodh kurrë deputet, pasi Tirana shkoi tek 11 deputetë dhe jo tek i 12-ti, që ishte Gert Bogdani.

Rudina Hajdari do të përjashtohet nga PD-ja, në rast se nuk e dorëzon mandatin, ashtu siç u përjashtua i ati i saj në vitin ’94-’95 nga Sali Berisha, në atë kohë president.

Sot përjashtohet Rudina pse nuk pranon të dorëzojë mandatin, sepse kështu thotë Lulzim Basha. E në fakt ajo kishte kërkuar të dorëzonte mandatin kur studentët ishin në rrugë, kur studentët ishin në protestë, kur studentët kishin një kauzë të drejtë, e cila në fakt u fik nga uji që i hodhi Lulzim Basha.

Sot, paralajmërojnë dhe urdhërojnë nga ekranet televizive, Luli dhe sejmenët e tij, se Rudina do të përjashtohet nga PD-ja. A thua se po i “digjet” kujt barku se po e përjashton Luli.

A thua se ka nevojë më shumë Rudina për Lulin apo Luli për Rudinën ?

Basha dhe të tijtë duhet të kuptojnë se përjashtimi sot nga PD-ja, nuk është se tremb apo i lë kosto dikujt.

Përkundrazi, ato janë akte qesharak, por tregon sesi është katandisur PD-ja.Që një protestë ku marrin pjesë enversitët dhe nipi i Nexhmijes në krah të Lulzim Bashës. Ata të cilët Azem Hajdari i rrëzoi në dhjetor të ’90-ës, sot bashkohen për të përjashtuar Rudina Hajdarin, vajzën e Azem Hajdarit.

Kjo në fakt është një vrasje e dytë e Azemit, ashtu sikundër e përjashtuan atë rreth 25 vite më parë, sot po përjashtojnë vajzën e tij. Pse? Thjeshtë dhe vetëm sepse ajo tha që mandatet duhej të dorëzoheshin kur studentët ishin në protestë dhe jo të bëheshin aventura politike, të cilat kërkoheshin nga Lulzim Basha dhe kundërshtoheshin ashpër nga partnerët euroatlantikë.

Prandaj, sot Luli ndihet keq. Të tijtë ndihen të mërzitur, sepse ashtu si babai i saj 25 vite më parë, Rudina nuk po pyet Lulzim Bashën për vendimet e tij të çmendura që po e çojnë PD-në në një rrugë pa krye, por po sillet si një qytetare dhe po kërcënohet nga Gert Bogdani e kompani, megjithëse ajo është përtej oqeanit në SHBA. Kërcënimi është kaq banal dhe kaq qesharak, siç është përjashtimi nga PD-ja.

Në fakt nuk kanë çarë t’i bëjnë tjetër, as Rudinës dhe as dikujt tjetër. Si ajo ka listat pasardhëse që pritet të marrin mandatet e deputetëve.

Sot po ndodh një rrjedhje e madhe, nga listat e përgatitura me firmën dhe vulën e Lulzim Bashës dhe Rudina nuk është vetëm. Ashtu si ajo janë edhe shtatë apo tetë deputetë të tjerë, të cilët nuk donin t’i dorëzonin mandatet dhe kanë debatuar ashpër me Lulzim Bashën në mbledhjen e grupit parlamentar. Disa prej tyre kanë qënë sekretarë dhe drejtues në PD.

Më tej pritet që edhe shumë emra të tjerë në listat pritëse ti bashkohen Rudinës dhe Murrizit në parlament. Mesa duket vrasja e dytë e Azem Hajdarit me përjashtimin e vajzës së tij, nuk ka për të qënë gjë tjetër, veçse një njollë e zezë në historinë e drejtimit të PD-së, nga Lulzim Basha./CNA.al

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor, e Premte 1 Mars 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com