Dy të vdekur është bilanci i një ngjarje të rëndë që tronditi Patosin sot në mesditë. Autori është shtetasi Martin Skëndaj, konfirmuan burimet nga policia e shtetit, të cilat bënë arrestimin e tij pak minuta pas ngjarjes.
Mësohet se mes tij dhe disa personave të tjerë ka pasur një konflikt në ambientet e poliklinikës së Patosit i cili ka degraduar më pas me përdorimin e armëve.
Bluzat e bardha konfirmuan se një nga personat erdhi i plagosur por nuk arriti të mbijetoj nga plagët e mara dhe nderroi jete ne spital.
Elis Kapaj ka nderruar jete në vendngjarje.
Manol Rapaj i plagosuri , nderroi jete ne spital.
Blutë e patosit bëjnë me dije se të dy personat që kanë humbur jetën nga ky konflikt janë nga Patosi.
Deri tani nuk dihet ende shkaku i konfliktit i cili la pas dy të vdekur.
Informacion paraprak
Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinilës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.
Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari