• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

by A R
02/02/2026 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miss Albania rikthen në vëmendje një nga momentet më domethënëse të pas viteve ’90 në Shqipëri. Valbona Selimllari ishte fituesja e parë e Miss Albania, e kurorëzuar në konkursin e parë të bukurisë të organizuar në vend pas rënies së komunizmit. Ajo u përzgjodh mes shumë konkurrenteve, duke shënuar një moment historik, edhe pse fillimisht nuk ishte regjistruar vetë për të marrë pjesë në konkurs. Të ftuar në studion e emisionit “Në Kohë Reale” personazhe të njohur si Rajmonda Bulku, Petri Bozo, Milto Kutali, Drita Ziri folën për konkursin e parë të bukurisë në Shqipëri.

Valbona Selimllari në një linjë direkte me studion e emisionit ka kujtuar emocionet e asaj kohe, duke e cilësuar konkursin si një simbol të ndryshimit dhe hapjes së shoqërisë shqiptare.

“Kur e shikoj veten emocionet janë ende aty, dhe ka qenë një moment shumë i veçantë. Unë kam hyr me vonesë në miss dhe e kam treguar shpesh dhe në momentin që hyra i thashë vetes: “Bona shijoje dhe mëri më të mirën”, dhe nuk kam pretenduar asgjë tjetër, çmimi nuk ishte në pritshmëritë e mia”, theksoi Selimllari.

Në një videomesazh për emisionin, gazetari Blendi Fevziu, bashkëorganizator i “Miss Albania 1991”, ka ndarë prapaskena nga organizimi i konkursit të parë, duke theksuar vështirësitë dhe entuziazmin e një kohe kur gjithçka po ndërtohej nga e para.

“Më kujtohet shumë mirë duke qenë se kam qenë një ndër 3 organizatorët në atë kohë të Miss Albania 1991 dhe unë sapo kisha fillor drejtor i Drejtorisë Rinisë dhe Sporteve në Ministrinë e Kulturës, Blendi Gonxhja ishte drejtues i Shoqatës Studentore Shqiptare dhe me ne u bashkua Vera Grabocka dhe Ylli Pepo për të krijuar një katërshe për të organizuar spektaklin e parë të bukurisë në Shqipëri. Më kujtohet aazeta “La Republica”, gazeta më e madhe në Itali kishte sjellë një të dërguar special për të bërë një reportazh dhe ai thoshte se fituesja e Miss Albania mbas gjithë brohoritjeve dhe suksesit u larguar për në shtëpi në këmbë në një apartament që nuk kishin drita prej 3 javësh. Imagjinoni në çfarë kushtesh është organizuar por gjithsesi është një kujtim shumë i bukur”, tha Fevziu.

Ndërsa aktorja Rajmonda Bulku, anëtare jurie në atë edicion historik, ka kujtuar përgjegjësinë dhe rëndësinë e vendimeve të tyre në një kontekst të ri social dhe kulturor.

“Ne ishim rini që kishim prekur në ato vite, ishim gra të reja dhe kam qenë shumë pranë në juri me Mariana Eskin ne në atë përzgjedhjen kishe vajza të reja dhe të bukura dhe i adhuronim sepse ishte një guxim për kohën.  Kishte konkurrencë dhe ishin vajza shumë të bukura që dolën në vendin e dytë dhe tretë por ishte një analizë e jashtëzakonshme se pse ne zgjiodhëm, Bonën. E kemio analizuae që nga flokët deri tek ecja, këmbët për të justifikuar fitoren dhe kjo tregon se ne nuk gabuam”, u shpreh Bulku.

Milto Kutali, Dekan i Universitetit të Arteve, u ndal te rëndësia e momentit historik kur u organizua konkursi i parë i bukurisë në Shqipëri. Sipas tij, ajo që i ka bërë më shumë përshtypje ishte vetë guximi i organizatorëve për të sjellë një event të tillë në atë periudhë.

“Ajo që më ka bërë përshtypje ishte momenti dhe ishte një mrekulli që organizatorët sollën një konkurs të tillë”, tha Kutali.

Nga ana tjetër, regjisori dhe producenti Petri Bozo kujtoi vështirësitë e mëdha të kohës, duke theksuar se organizimi i konkursit u zhvillua në kushte tejet të vështira.

“Në atë kohë i gjithë vendi ishte shumë rrëmujë dhe nuk arrinim dot , problemi i financimit ishte një problem më vete. Ka qenë një vit i vështirë”, theksoi Bozo.

Ndërsa Drita Ziri, Miss Shqipëria dhe Miss Earth 2023, solli perspektivën e brezit të ri mbi rëndësinë e këtij konkursi sot. Ajo e cilësoi Miss Shqipëria si një platformë të rëndësishme zhvillimi profesional.

“Miss Shqipëria është një platformë që të ekspozon drejtë kësaj fushe sic është modelingu apo TV. Miss Shqipëria është një shkollë dhe të ndihmon që nga mënyra se si qëndron para kameras, mënyra se si shprehesh je me një skuadër që punojnë për ty gjatë të gjithë kohës”, tha Ziri.

Skenaristi i “Miss Albania ’91”, Engjëlli Ndocaj, ka ndarë në një lidhje të drejtpërdrejtë detaje nga organizimi i konkursit të parë të bukurisë në Shqipëri. Ai u shpreh se vështirësia kryesore gjatë përzgjedhjes së vajzave ishte kundërshtimi i prindërve, më shumë se vetë gara.

Ndocaj kujton se Bona ishte e fundit mes 104 vajzave që aplikuan për të kandiduar, ndërsa theksoi se nisma u ndërmor prej tij, nën drejtimin e Yllo Pepos, atëherë drejtor i RTSH-së, në bashkëpunim me Vera Grabockën, ndërsa më pas ekipit iu bashkua edhe Petri.

“Në atë kur ne zgjidhnim vajzat kishim problem edhe prindërit më shumë se çdo gjë tjetër. Bonën e kujtoj të fundit midis 104 vajzave që kërkonin të kandidonin. Aventurën e nisa unë i udhëhequr nga Yllo Pepo që në atë kohë ishte drejtor i RTSH, Vera Grabocka dhe ekipit tonë iu bashkua dhe Petri. Ne të 4 e nisëm dhe vazhduam. Miss Albania ’91 është zhvilluar me 31 janar të vitit ’92. Unë sapo kisha parë Miss Italia, gjë që më frymëzoi edhe për skenarin dhe i përshtata me situatën e Shqipërisë”, u shpreh Ndocaj.

Miss Albania mbetet jo vetëm një konkurs bukurie, por edhe një dëshmi e ndryshimeve të mëdha shoqërore dhe kulturore në Shqipëri, që nisën pikërisht në fillim të viteve ’90.

Next Post
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In