• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e dy vëllezërve Haxhia, gazetarja zbardh rrëfimin e plotë të të penduarit

by
18/06/2021 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë dëshminë e plotë të të penduarit Klevis Alla, i cili, ka treguar me detaje se si ndodhi vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, në prill të vitit 2020.

Në rrëfimin e Allës, ai ka implikuar për vrasjen e dy vëllezërve disa persona, duke nisur nga Talo Çela e Nuredin Dumani, të cilët fillimisht ishin porositësit e vrasjes, e më pas, Enver Divën dhe Besian Xhixhën, të cilët, ishin personat që kishin pranuar për të kryer vrasjen, por infektimi me COVID i Divës, ndryshoi të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Në këtë moment, hynë në lojë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, të cilët, duke përdorur si shofer të penduarin Alla, kanë vrarë vëllezërit Haxhia. Kjo, pasi sipas të penduarit, Nuredin Dumani dhe Talo Çela ishin në konflikt me Besmir Haxhinë, për lekët e grabitjes së Rinasit.

Sakaq, Alla ka treguar, se Nuredin Dumani, të cilin e kishte komshi, i ka kërkuar që ta takonte. Në bisedën që kanë zhvilluar ai i ka kërkuar Allës që dy miqtë e tij, t’i dërgonte pranë shtëpisë së Besmir dhe Viktor Haxhisë, për të monitoruar zonën.

Besmir Xhixha dhe Enver Diva, pasi kanë monitoruar të gjithë ambientin, kanë rënë dakord për të kryer vrasjen, por kanë kërkuar që si shofer të jetë Klevis Halla, pasi ishte një njeri që e njihte mjaft mirë zonën.

“Në muajin mars dhe prill jam telefonuar nga Nuredin Dumani për të shkuar në shtëpinë e tij. E kam komshi. Ai më tha: ‘merri këto se janë shokët e mi dhe çoji përreth shtëpisë së Besmir Haxhisë, e mos fol fare’. Ai thotë se me automjetin e tij tip Golf 5, shkuan afër shtëpisë së Besimirit dhe ranë dakord për vrasjen e Haxhisë, ata thanë që vendi është i mirë, nuk kishte kamera, por mungonte shoferi.

Ata kishin menduar që shoferi do të ishte Alla, pasi e njihte mirë zonën. Dy ditë më parë, Nuredini tha që një person kishte rezultuar pozitiv me COVID, e ai ishte Enver Diva. Në një tjetër moment ka shoqëruar Xhixhën te shtëpia e Dumanit, e pas një dite ai ka ikur.

Një natë më pas, është diskutuar mes Dumanit, Çelës dhe autorëve për vrasjen e Besimir Haxhisë. Kur plani me vrasësit me pagesë dështoi, Talo Çela, Nuredin Dunami dhe të tjerët, vendosën që ta kryenin vetë vrasësin. Në fakt, objektivi ishte vetëm Besmir Haxhia, ndërsa nuk ishin në dijeni që në makinë gjatë momentit të vrasjes ishte dhe vëllai i tij, Viktori” tha gazetarja Lala.

Më pas, gazetarja Lala ka treguar dhe pse Alla ka refuzuar fillimisht të implikojë në Nuredin Dumanin në këtë histori. Sipas tij, Dumani njihej si një person i rrezikshëm në qytetin e Durrësit, me lidhje të forta në polici. Madje sipas Allës, Dumani, e ka kërcënuar se do të vriste motrën e tij nëse tregonte. I riu ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, vetëm kur policia e ka siguruar se ai dhe familja e tij do të jenë në mbrojtjen e tyre.

“Ai ka mohuar dhe ka fshehur emrin e Nuredin Dumanit dhe flet për një person të tjerë të përfshirë dhe e identifikona të me nofkën Bubi. Sipas tij, Nuredin Dumani është një njeri i rrezikshëm, me lidhje të forta në polici, madje sipas tij, Dumani e kishte kërcënuar se do t’i vriste motrën, ndaj dhe ka heshtur. Por kur ka marrë sigurinë e policisë, se ai dhe familja e tij do të ishte i mbrojtur, i ka rrëfyer të gjitha”, përfundoi gazetarja Lala.

/b.h

Next Post
“Lufta akoma nuk ka filluar”/ A do të ketë protesta? Ish-deputetja Vokshi flet për planet e PD

"Lufta akoma nuk ka filluar"/ A do të ketë protesta? Ish-deputetja Vokshi flet për planet e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In