• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Çollakut, a po shkon Shtraza drejt pafajësisë?

by A R
18/10/2017 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka marrë një rrjedhë krejt tjetër gjyqi ndaj Denis Shtrazës, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend (Laert) Çollakut më 6 janar të vitit 2016, në Durrës.

collaku

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ditën e djeshme dëshmuan dy ekspertët biologë, Amanda Dedja dhe Aleksandër Bushati, të cilët hodhën dritë mbi analizat e ADN-së. Kështu, analizat provuan se asnjë prej kampioneve të gjakut të gjetur në makinë apo në rrobat e viktimës nuk përputhen me ato të të akuzuarit Denis Shtraza.

Gjithashtu, ekspertët thanë dje në gjykatë se gjaku i gjetur në makinën e Ervin Dalipajt, ish-efektivit të Policisë, që u vra në një atentat në Sukth, nuk përputhen me ato të marra nga kufoma e Gazmend Çollakut.

Të vetmen përputhshmëri e kanë me nënën e Gazmend Çollakut, Nurie Çollaku. Kjo e ka futur gjyqin në një kolaps, pasi Denis Shtraza po i afrohet gjithnjë e më shumë lirimit nga akuzat. Megjithatë, avokatët e tij nuk kanë nxituar të kërkojnë lirinë. Një provë tjetër që e nxjerr Shtrazën nga akuzat është edhe analiza e GPS të automjetit tip “Mercedes ML”, e cila i përkiste Dalipajt, por përdorej edhe nga Shtraza.

Sipas ekspertizës gjermane, GPS tregon se makina ka qenë aktive edhe nën sekuestro, çka përforcon bindjet e mbrojtjes se provat mund të jenë manipuluar. Ata dyshojnë se në mjet është ndë- rhyrë pasi GPS shfaqi vendndodhje të mjetit në vende jashtë Shqipërisë, ndërsa ato brenda territorit tonë nuk janë regjistruar. Gjykata, pasi dëgjoi ekspertët, u tërhoq për këshillim dhe kërkoi një riekspertim. Kështu, Gjykata kërkoi që të krahasohen kampionet e gjetura në fashën e viktimës me ato të sendeve në bagazh, këto të fundit me ato të nënës së Çollakut dhe sendet e bagazhit me ato të viktimës edhe një herë ndaras.

EKSPERTIZA E ADN-SË

Sipas akt-ekspertimit të ekspertëve biologë, në laboratorin e tyre kanë mbërritur katër kampionë gjaku të marrë në mjetin tip “Mercedes ML” dhe janë dorëzuar nga oficeri i Policisë Gjyqësore, Alfred Hoxha, më 28 janar 2016, pra rreth tri javë pasi mjeti i Dalipajt, që drejtohej nga Shtraza, u bllokua nga Policia.

Lidhur me këto prova, avokatët kanë pasur kundërshtitë e tyre, pasi ato janë zbuluar vetëm 3 javë pasi u bllokua mjeti, teksa regjistrohej në pikën e bllokimit në Rrashbull, ndërsa më herët oficerët që e kontrolluan mjetin nuk gjetën asgjë të dyshimtë. Sipas aktit, bëhet fjalë për një kampion të gjetur në dorezën e tapicerisë së bagazhit të pasmë të mjetit, një në një kapak plastik transparent, një në një çantë të zezë dore dhe e fundit në një kalendar, që gjendej gjithashtu në bagazhin e mjetit.

“Nga gjaku i marrë me tampon në dorezën e tapicerisë së bagazhit, në ambalazhin plastik dhe në çantën e zezë, objekte të këtij ekspertimi marrë gjatë këqyrjes së automjetit tip ‘Benz Mercedes’ me targa AA671MZ, u përftua i njëjti profil human i plotë, i seksit mashkull, i cili është i ndryshëm nga profili gjenetik i përftuar nga kampioni i gjakut i marrë me dy epruveta kufomës së shtetasit Laert (Gazmend) Çollaku”, shkruan akt-ekspertiza e ekspertes Amanda Deda.

Po kështu, i njëjti OPGJ ka dërguar kampionë të tjerë gjaku një ditë më pas, më 29 janar 2016, ku njëra është marrë nga një fashetë në trupin e viktimës dhe tjetra nga pështyma e Denis Shtrazës. “Profili gjenetik i përftuar nga kampionët e pështymës së Denis Shtrazës është i ndryshëm me profilin gjenetik të përftuar nga fashetat e viktimës, Gazmend Çollaku”, shkruan akti tjetër i ekspertimit, që përjashton çdo lloj njolle gjaku të Shtrazës në trupin e viktimës apo në bagazhin e mjetit.

Po kështu, profili i gjenetik i gjakut të kufomës nuk përputhet me atë të nënës së tij, Nurie Çollaku, dhe as me ato të gjetura në bagazhin e mjetit. Këto të fundit përputhen vetëm me ato të Nurie Çollakut që provojnë se ai gjak është marrë nga një fëmijë i Nuries, por jo nga vetë Gazmend Çollaku, i cili duket se nuk e ka nënë biologjike atë./Panorama/a.m.

6c30c0c8-75b3-4a74-b378-5eb2cc0e7b48 102e2c5a-e0f4-47bf-9201-a569059b2f85

Next Post
James i trishtuar te Bayern, drejt transferimit në MLS

James i trishtuar te Bayern, drejt transferimit në MLS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta edhe në Spanjë, por pa dhunë! Kërkohet zgjidhje për krizën e strehimit

Protesta edhe në Spanjë, por pa dhunë! Kërkohet zgjidhje për krizën e strehimit

October 24, 2026
Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

Pedagogu në auditor dhe deputeti në Kuvend

October 24, 2026
“Paguaj 2-3 patronazhistë dhe…”- Revolucionarja e protestës i tregon deputetes socialiste Sara Mila “sekretin” se si blihen komentet online

“Paguaj 2-3 patronazhistë dhe…”- Revolucionarja e protestës i tregon deputetes socialiste Sara Mila “sekretin” se si blihen komentet online

October 24, 2026
Rikthehet shpejtësia e “Starlink” dhe “Starshield” në Ukrainë pas një jave kufizimesh

Rikthehet shpejtësia e “Starlink” dhe “Starshield” në Ukrainë pas një jave kufizimesh

October 24, 2026
FOTO/ Nën ritmin e daulles dhe valles, deputetët dhe mbështetësit e PD-së djegin tryezën e dialogut të Ramës para Kryeministrisë!

FOTO/ Nën ritmin e daulles dhe valles, deputetët dhe mbështetësit e PD-së djegin tryezën e dialogut të Ramës para Kryeministrisë!

October 24, 2026
Pamjet me dron/ Protesta e PD e parë nga sipër, protestuesit e opozitës heqin maskat! I vënë zjarrin ‘sofrës së dialogut’, tymi i zi mbulon sheshin

Pamjet me dron/ Protesta e PD e parë nga sipër, protestuesit e opozitës heqin maskat! I vënë zjarrin ‘sofrës së dialogut’, tymi i zi mbulon sheshin

October 24, 2026
FOTO-LAJM/ Protesta kombëtare, kryepolici Hita inspekton në terren efektivët e angazhuar në terren! Zbulohen kërkesat për blutë

FOTO-LAJM/ Protesta kombëtare, kryepolici Hita inspekton në terren efektivët e angazhuar në terren! Zbulohen kërkesat për blutë

October 24, 2026
Nis me vonesë protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja nga lart! Udhëhiqen nga Noka, Berisha i mungon sheshit (FOTO)

Nis me vonesë protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja nga lart! Udhëhiqen nga Noka, Berisha i mungon sheshit (FOTO)

October 24, 2026
Demokratët e Lezhës, Shkodrës dhe Fierit i bashkohen protestës së PD-së në Tiranë

Demokratët e Lezhës, Shkodrës dhe Fierit i bashkohen protestës së PD-së në Tiranë

October 24, 2026
I katërti në botë, Erkand Qerimaj akuzon: Ekipi ynë nuk ka një fizioterapist!

Nga bojkoti te Botërori, Erkand Qerimaj zgjidh përplasjen me Federatën

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In