• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e çiftit rumun dhe arratisja nga burgu si në filma/ Dosja e zezë e Tesilvan Bashos të arrestuar sot

by Java News
16/10/2019 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tesilvan Basho i konsideruar si një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedentë të theksuar kriminal në Shqipëri është vënë në pranga nga policia e shtetit sot.

Mediat italiane shkruajnë se Tesilvan Basho, në 24 janar të vitit 2008, ka vrarë dy shtetas rumunë, Ramona Nicoara dhe Valentin Dascalu, Viktimat ishin të fejuar me njëri tjetrin. Pak përpara se të ndahej nga jeta, Ramona tregon se kush e kishte qëlluar, duke thënë se ai ishte shqiptar. Mbi të dy trupat u derdhën 11 plumba.

Tesilvan Basho në Itali njihej me nofkën Thesis. Pas vrasjes së dy rumuneve, ai largohet nga Italia, por arrestohet në Amsterdam. Nëpërmjet një urdhri të prokurorisë vendoset që ai të ekstradohet në Itali për t’u njohur me akuzën e vrasjes.

Në vitin 2016, Gjykata e Torinos, e dënon atë me burgim të përjetshëm për veprat penale të vrasjes, shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit.

Por nuk kalon shumë kohë dhe ai po në të njëjtin vit, arratiset nga burgu i Rebibbos në Itali. Skema e arratisjes ishte nga ato që shihen edhe në filma. Së bashku me dy shqiptarë të tjerë, Ilir Pere dhe Mikel Hasanbelli, sharrojnë hekurat e qelisë dhe mbi të vendosin një këmishë me qëllim për të mbuluar hapësirën e krijuar nga prerja e hekurave. Ata kishin punuar për një kohë të gjatë në heshtje dhe askush nuk i kishte kuptuar.

Kur gjetën momentin e duhur, ata lidhin njëra pas tjetrës, çarçafë dhe batanije çka i mundësoi atyre zbritjen në tokë. E paqartë për autoritetet italiane ka qenë fakti nëse ata më pas janë larguar në këmbë apo ka qenë dikush jashtë duke i pritur.

Më pas Basho, mbetet i kërkuar i drejtësisë Italiane për veprat e akuzuara, për të cilat gjykata e Torinos e kishte dënuar me burgim të përjetshëm. / Top channel

Next Post
VIDEO/ Racizmi në ndeshjen Bullgari-Angli, Stoichkov shpërthen në lot në emision “Live”

VIDEO/ Racizmi në ndeshjen Bullgari-Angli, Stoichkov shpërthen në lot në emision "Live"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Me një karrierë të pasur si arkitekte”, Balluku prezanton drejtuesen e re të Institutit të Ndërtimit

“Me një karrierë të pasur si arkitekte”, Balluku prezanton drejtuesen e re të Institutit të Ndërtimit

February 2, 2026
5.4 milionë euro për Ambasadë në Londër, Shqipëria nis procedurat për blerjen e pronës

5.4 milionë euro për Ambasadë në Londër, Shqipëria nis procedurat për blerjen e pronës

February 2, 2026
PD tërhiqet nga mosbindja civile? Bardhi: Do rikthehemi në Kuvend për Buxhetin

Përbërja e Komisioneve/ “Përçahet” grupi i PD-së? Berisha: Kryesia do vendosë…

February 2, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Nga motor i integrimit në amortizator të pushtetit- Roli i shqiptarëve në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

February 2, 2026
CMG në përgatitjet e fundit për trasmetimin e Lojërave Olimpike Dimërore Milano 2026

CMG në përgatitjet e fundit për trasmetimin e Lojërave Olimpike Dimërore Milano 2026

February 2, 2026
Nga “Albbakër” te “superfosfati”, të gjitha ndërmarrjet shtetërore në proces likuidimi do të mbyllen

Nga “Albbakër” te “superfosfati”, të gjitha ndërmarrjet shtetërore në proces likuidimi do të mbyllen

February 2, 2026
“Sfidoi mjekësinë me forcën”, mikesha në lot rrëfen pengun e gazetares Rezarta Reçi

“Sfidoi mjekësinë me forcën”, mikesha në lot rrëfen pengun e gazetares Rezarta Reçi

February 2, 2026
Nga tërbimi, ebola e Covid-19, zbuloni 11 viruset më vdekjeprurës për njerëzimin

Nga tërbimi, ebola e Covid-19, zbuloni 11 viruset më vdekjeprurës për njerëzimin

February 2, 2026
Bashkë me tërmetet, Qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet

Bashkë me tërmetet, Qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet

February 2, 2026
Draghi “shkund” Europën: Me Trump duhet të negociojmë, mos shikoni gjithçka negativisht…

Draghi i ashpër me Europën: Nëse dëshiron pushtet duhet të bëhet federatë!

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In