• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e çiftit në Gjirokastër, fqinja rrëfen tmerrin: Muri rrethues u bë shkak për masakrën

by Java News
27/10/2017 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka qënë një konflikt për pronën që u bë shkak për masakrën e Gjirokastrës ku u vranë me armë zjarri një çift brenda banesës në “Sokakun e të Marrëve”.

Viktima mbetën Aleko Kosta 64 vjeç, i cili njihej si instrumentist saksofoni dhe Afërdita Gjokoli Kosta, 50 vjeçe, me profesion mësuese.

Autori i krimit të rëndë është djali i xhaxhait të viktimës, 70- vjeçari Apostol Kosta. Pas krimit, autori mbeti i plagosur pas tentativës për vetëvrasje.

Fqinjët janë tmerruar ngs kjo ngjarje, mes tyre edhe Nefo Kadëna, fqinje e afërt e çiftit Kosta. Ajo ishte ende e tronditur nga ngjarja ndërsa, siç shprehet, askush nuk e kishte menduar se mund të arrinin deri këtu mosmarrëveshjet mes tyre.

Sipas saj, të dyja palët ishin familje të qeta dhe nuk njiheshin si problematike në lagje. Banorët thonë se vrasja e fundit në “Sokakun e të Marrëve” është e paprecedentë në Gjirokastër.

Znj. Kadëna, ju jeni fqinje e viktimave dhe autorit. Kur ndodhi ngjarja?

Diku rreth orës 07:00, sepse unë zakonisht çohem herët pa shkuar 7 ora. M’u prish gjaku që në mëngjes. Mendova se kishin hyrë hajdutët dhe dikush shkrepi armën për t’i trembur, por më vonë që mora vesh se kush ishin, u bëra keq.

Çfarë dëgjuat?

Dëgjova disa të shtëna që më trembën pa masë. Aq shumë u tremba, më tepër nga të ulëriturat që pasuan. Nuk do ta besoni, por edhe zhurma e plumbave që shpuan trupin u dëgjuan sikur t’i kisha këtu në dhomën time. Nuk e mendoja kurrë se do të ndodhte një vrasje në këtë mëhallën tonë, kurrën e kurrës… Asnjëherë nuk kemi përjetuar ngjarje të tilla, nuk jemi mësuar. O Zot, nuk u vija kurrë vdekje atyre të dyve.

Pas krismave dhe ulërimave që dëgjuat, çfarë patë më pas?

Dola në dritare këtu të shikoja nga jashtë, por asgjë nuk pashë përveçse dëgjoja ulërima dhe më pas erdhën policia dhe ambulancat me zhurmë të madhe. Aty mësova që diçka kishte ndodhur, por mendova fillimisht mos ishin gjë hajdutët që kishin ardhur për të grabitur ndonjë shtëpi. Pak më vonë e mora vesh se çfarë kishte ngjarë dhe u shokova. Kaq shumë u shokova, saqë më dridhet i gjithë trupi edhe tani që po flasim. Nuk u vija kurrë vdekje atyre të dyve, madje u çudita shumë edhe për Apostolin, sepse kemi jetuar këtu një jetë të tërë dhe nuk janë dëgjuar për prapësira.

Si e njihje viktimën, Alekon?

Këtu ka lindur dhe këtu është rritur. ǒtë të them? Ka qenë një njeri i mirë, shikonte punën e tij, hallet e veta, asnjëherë nuk ngatërrohej me askënd. Ishte dhe shumë i edukuar. Njerëz shumë të mirë si nëna dhe babai i tij kanë qenë. Ndërsa gruan e re pak e njihja, se nuk më kishte lidhur shumë puna, por që edhe ajo ishte e folshme, sa herë që shkëmbeheshin apo dhe kalonin këtu para portës sime që shkonin për në shtëpi shkruan Panorama.

Po Apostolin si e njihje, çfarë karakteri kishte ai?

Edhe ai ishte njeri i mirë shumë, as nuk ngatërrohej me asnjë njeri. Ishin familje e mirë, me grua dhe me fëmijë të mirë, që nuk janë ndierë asnjëherë. Nuk e di se si ndodhi kjo gjëmë, por më duket ende e pabesuar. Shumë tragjike.

A ke dëgjuar për konfliktet që kanë pasur mes tyre?

Nuk më ka interesuar të pyesja direkt Lekon e gjorë apo dhe Apostolin, por mesa kishim dëgjuar, bëhej fjalë për një mur rrethues që ndan shtëpitë nga njëra-tjetre. Apostoli e ndërtoi murin me lekët e tij dhe, siç kisha dëgjuar, ky mur i shërbente edhe Lekos, sepse nuk i zinte as pamjen dhe as nuk përbënte rrezik. Mesa kisha dëgjuar, ishin edhe në gjyq dhe nuk e di se si përfundoi. Por sido të jetë, ai bëri gabim që veproi në këtë mënyrë, mori dy jetë.

Next Post
“Varri”, “Maloku”, “Çaku”, “Daja”…nofkat e anëtarëve të grupit të Habilajve

Detaje nga dosja hetimore, Habilajt i gjenin koordinatat me iPhone

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

Rritja e çmimeve, Von der Leyen: Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik

March 11, 2026
Ndryshimet në qeveri/Blendi Klosi: Janë ekskluzivitet i Kryeminstrit. Nesër mblidhet grupi parlamentar…

“Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun”, Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

March 11, 2026
Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

March 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

March 11, 2026
Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Embargo totale dhe e menjëhershme ndaj gazit rus!

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

March 11, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

“Asambleja në 21 mars”, Klosi flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhje në PS për të forcuar strukturat

March 11, 2026
I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In