• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Çiçës/ Makina që udhëtonte Aliaj nuk drejtohej nga Renato Milloshi, por nga Nelgert Pata

by Java News
02/04/2017 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje të reja në lidhje me hetimet e kryera deri më tani për vrasjen e Elton Çiços, në maj të vitit të shkuar.

Burime të sigurta pranë grupit hetimor thanë dje për “Gazeta Shqiptare” se nga hetimet dhe verifikimet e kryera, rezulton se në timonin e mjetit që shoqëroi Aliajn deri te lokal “De Niro”, në zonën e ish-Bllokut, nuk qëndronte Renato Milloshi, por një tjetër person.

Sipas të njëjtave burime, dyshohet se shofer i mjetit në fjalë ka qenë Nelgert Pata, i cili më 20 nëntor të 2016-ës u ekzekutua me breshëri plumbash në Fier.

“Grupi hetimor dyshon që në timonin e mjetit që i dyshuari Jani Aliaj është afruar drejt lokalit ku u vra Elton Çiço, të ketë qenë Nelgert Pata. Gjithsesi, këto janë të dhëna që pritet të verifikohen në vijim të hetimeve, ndërkohë që në kërkim vijon të jetë autori i dyshuar”, thanë burimet për “GSH”. Emri i Renato Milloshit doli në skenë pak ditë pas atentatit që iu bë Çiços, pasi mjeti tip “Ford Focus” me targa AA 560 NX me të cilin dyshohej të kishte lëvizur atentatori, rezultonte të ishte i regjistruar në emër të tij.

Pas ngjarjes, Policia e Tiranës shpalli në kërkim Jani Aliajn si autorin kryesor të vrasjes së Çiços, dhe Renato Milloshin si bashkëpunëtor të tij. Ky i fundit u vetëdorëzua në polici një muaj më parë. Aktualisht, ai ndodhet pas hekurave, pasi gjykata vendosi ta lërë atë në “arrest me burg”. 36- vjeçari pranoi se ishte personi që kishte blerë mjetin që ishte përdorur nga Jani Aliaj, por se paratë ishin paguar nga vetë Aliaj dhe ai kishte firmosur vetëm për pronësinë e tij. Po ashtu, djali i ish-kreut të Partisë Komuniste Shqiptare Hysni Milloshi, mohoi të kishte lidhje me ngjarjen dhe se në atë moment ai ndodhej në banesën e tij.

pata

DËSHMIA E RENATO MILLOSHIT

“Pak ditë para se të vritej Eltoni, Jani Aliaj më kërkoi të blija një makinë në emrin tim. Lekët për makinën i pagoi Jani. Unë nuk njoh as njeriun që e shiti. Kam shkuar vetëm te noteri dhe kam firmosur kontratën për blerjen e makinës në emrin tim. Makinën ia dhashë Janit. Tri ditë pasi ia dorë- zova mjetin, mësova nga televizionet se ishte vrarë Elton Çiço. Në lajme pashë edhe makinën që kishte përdorur vrasësiU frikësova, se ishte pikërisht makina që bleva në emrin tim. Unë nuk kam marrë pjesë në vrasje. Kam qenë në shtëpinë time, prapa Postës Nr.8 në Tiranë. Një gjë e tillë vërtetohet lehtësisht nga qelizat e telefonit”. Ishte kjo dëshmia që 36-vjeçari Renato Milloshi dha para hetuesve të çështjes, ndërkohë që u kishte kërkuar që të bënin edhe verifikimet rreth dëshmisë së tij.

Ai tregoi se ndodhej i fshehur në një banesë në periferi të Tiranës deri në momentin që vendosi t’i jepte fund arratisë së tij dhe të vetëdorëzohej në polici e të tregonte të vërtetën. Ndërsa, për sa i përket njohjes që ai kishte me Çiçon dhe Aliajn, tha se “me Jani Aliaj dhe Elton Çiçon njihem që fëmijë, që në Tepelenë”.

Konflikti Aliaj-Çiço nisi që në burgjet e Greqisë

Konflikti mes Elton Çiços dhe Jani Aliajt ka nisur vite më parë, në një burg grek. Jani Aliaj ka qenë i dënuar me 18 vite burg në Greqi, për një vrasje të ndodhur në këtë shtet. Ai ka kryer vetëm 10 vite burg dhe më pas është arratisur prej andej. Gjatë kohës që Aliaj ka qenë duke kryer dënimin, në burg ndodhej edhe Elton Çiço, i cili ka qenë i dyshuar për drogë. “Hasmëria” mes tyre ka vijuar edhe në Shqipëri. Më 10 janar 2016, në një lokal në “Rrugën e Kavajës”, Tiranë, është tentuar të vritet me pistoletë Jani Aliaj. Autori ka qëlluar disa herë teksa ka qenë në lëvizje me një makinë, ndërsa i plagosur nga ciflat e xhamit ka mbetur një klient. Më 25 prill 2016, në Gjirokastër, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Lumit”, Jani Aliaj ra pre e një atentati tjetër me armë zjarri, ku mbeti i plagosur në dorë. Për të dyja këto ngjarje, sipas burimeve zyrtare të policisë, i dyshuar ishte Elton Çiço. Në ato kohë, ai ishte shoqëruar në polici, por më pas ishte lënë sërish i lirë për mungesë provash. Ndërkaq, vetëm 6 ditë më vonë, Elton Çiços iu bë atentat në lokal “De Niro”, në zonën e ish-Bllokut, në kryeqytet. Për këtë ngjarje, Policia e Tiranës tha zyrtarisht se autori kryesor i dyshuar është Jani Aliaj, i cili vijon të jetë ende në kërkim./Gsh.al

a.ç

 

Next Post
Honda zbulon motoçikletën e re

Honda zbulon motoçikletën e re

Comments 1

  1. Ermela says:
    6 years ago

    Eh SA e Kan lakuar Hysni Milloshin kur ndodhi ngjarja vetem per te fliste televizori dhe ne fakt eshte fake news,SA keq qe merren njerzit ne qafe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvarritja e ‘21 janarit’ dhe dëshpërimi i familjarëve të Aleks Nikës!

SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës: E mbajtën 1 vit e gjysmë në sirtar!

June 2, 2026
“Al Jazeera” pretendon se protesta para Kryeministrisë nisi pas komenteve të Ivanka Trump se Sazani është ishull privat

“Al Jazeera” pretendon se protesta para Kryeministrisë nisi pas komenteve të Ivanka Trump se Sazani është ishull privat

June 2, 2026
Socialistët e Tiranës festojnë 35 vjetorin e PS-së/ Manastirliu: Kryeqyteti motori i rrugëtimit të Shqipërisë në BE

Socialistët e Tiranës festojnë 35 vjetorin e PS-së/ Manastirliu: Kryeqyteti motori i rrugëtimit të Shqipërisë në BE

June 2, 2026
Funeral 3-ditor për Ali Khamenein në Teheran, pritet që në ceremoni të marrin pjesë miliona iranianë

Funeral 3-ditor për Ali Khamenein në Teheran, pritet që në ceremoni të marrin pjesë miliona iranianë

June 2, 2026
Parti nga protesta për Zvërnecin? Shehi: Të hapet një shteg i ri me fytyra të reja! PD nuk po i përgjigjet detyrës

Parti nga protesta për Zvërnecin? Shehi: Të hapet një shteg i ri me fytyra të reja! PD nuk po i përgjigjet detyrës

June 2, 2026
“Zotohemi që do respektojmë proceset publike”, kompania investuese reagon pas protestave për Zvërnecin

“Zotohemi që do respektojmë proceset publike”, kompania investuese reagon pas protestave për Zvërnecin

June 2, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

June 2, 2026
“Qeveria s’do lejojë dëmtimin e biodiversitetit”, Sejdarasi: Ivanka Trump e mbron Zvërnecin më shumë se vet protestuesit

“Qeveria s’do lejojë dëmtimin e biodiversitetit”, Sejdarasi: Ivanka Trump e mbron Zvërnecin më shumë se vet protestuesit

June 2, 2026
Dashamir Shehi: Protesta, pakënaqësi ndaj qeverisë, jo thjesht kundërshti ndaj projektit në Zvërenc

Dashamir Shehi: Protesta, pakënaqësi ndaj qeverisë, jo thjesht kundërshti ndaj projektit në Zvërenc

June 2, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

June 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In