• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj bën jehonë edhe në mediat greke: Ishte faktor në rrethin e Lezhë

by Java News
26/04/2023 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ka bërë jehonë edhe në mediat greke. Protothema.gr i ka kushtuar një artikull ngjarjes në fjalë dhe zbulimit të autorëve të krimit nga policia.

Ditën e sotme, pas disa hetimeve, policia doli në konkluzionin së në vrasjen e Nikulajt kanë marrë pjesë disa persona, mes tyre shtetas portugezë dhe britanikë.

Gjithashtu në artikull përmendet edhe biseda që gazetari Artan Hoxha kishte zhvilluar me Nikulajn, ku ky i fundit i kishte thënë se do të mbështeste kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale.

Artikulli i plotë:

Zbardhet vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, i cili humbi jetën pas sulmit me armë zjarri brenda kafenesë së tij, nga një person që e ekzekutoi me gjakftohtësi teksa ishte veshur si shpërndarës picash.

Kreu  i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka dhënë detaje për ngjarjen në një konferencë për shtyp. Vrasësi është shtetas portugez, ndërsa motivi i ngjarjes mësohet të jetë “hakmarrja”. Sipas tij, çështja ka të bëjë me një grup të strukturuar kriminal me shtetas të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për të kryer vrasjen. Policët që hetuan në vendin e ngjarjes gjetën dhe sekuestruan: Fishekë të armës së zjarrit, predha model 54, diametri 7.62 mm, një shkronjë dhe celular “iPhone”

Nga veprimet proceduriale të ndërmarra për ngjarjen kanë dalë prova të padiskutueshme që i përkasin autorëve të vrasjes. Lidhur me veturat e përdorura për kryerjen e krimit nga autorët, është dokumentuar se ato janë përdorur nga të dyshuarit për një periudhë kohore lidhur me ekzekutimin e vrasjes. Autoritetet policore shqiptare janë në kërkim të katër britanikëve dhe një portugezi të cilët janë në arrati.

Biznesmeni Ardian Nikulai që ishte edhe baba i katër fëmijëve, ishte në kafenenë që zotëronte, kur një burrë i veshur si “deliverist” dhe me maskë në fytyrë, i është afruar papritur dhe e ka qëlluar 7 herë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në 13 sekonda, ndërsa një i afërm i viktimës që ndodhej në vendngjarje ka vrapuar në panik për t’i shpëtuar të shtënave me armë, ndërsa pas ekzekutimit autori ka hipur në motoçikletë dhe është zhdukur në një vend të panjohur. Nikulaj mori goditje në kokë dhe në trup, që shkaktuan vdekjen e menjëhershme të tij.

Gazetari Artan Hoxha foli për vrasjen e tij, duke theksuar se Nikulaj ai lëvizte gjithmonë me truproja. Njëkohësisht ai pranoi se ishte takuar me të dy javë më parë, ku ky i fundit i kishte rrëfyer se do të mbështeste kandidatin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Ai ka lënë pas katër fëmijë. Ai ishte një faktor i rëndësishëm në rrethin e Lezhës. Nuk i afrohesh kollaj, ka biznes edhe në Tiranë. Kohët e fundit e kisha vënë re se ai kishte qenë shumë i kujdesshëm në lëvizjet e tij, pasi ishte përfshirë në hetimin e një polemike prej më shumë se 20 vitesh. Ai shoqërohej gjithmonë nga truproja”, ka thënë ndër të tjera gazetari.

/s.f

Next Post
Sondazhi i Piepoli/ Zhvillimi i turizmit në Korçë, 33% e vlerësojnë të shkëlqyer, 47% normal! Vetëm 20% thonë është zhgënjyes

Sondazhi i Piepoli/ Zhvillimi i turizmit në Korçë, 33% e vlerësojnë të shkëlqyer, 47% normal! Vetëm 20% thonë është zhgënjyes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 220 mijë persona evakuohen nga zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë

Zjarret shkatërruese në Europë, 5.4 milionë hektarë tokë e djegur vetëm këtë verë

September 4, 2026
“Non-grata e Berishës nuk është hequr, lajmi i gazetarit amerikan për efekt fushate”

Berisha në SHBA, bileta e ‘florinjtë’ miliona dollarëshe dhe ambasadori i ri

September 4, 2026
Vatër zjarri në Nikël, flakët i afrohen banesave, rrezikohen ish-magazinat dhe depot e ushtrisë!

Vatër zjarri në Nikël, flakët i afrohen banesave, rrezikohen ish-magazinat dhe depot e ushtrisë!

September 4, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Për ata, që nuk e kuptuan kurrë Edi Ramën

September 4, 2026
Shisir: Nepali dhe Kina ndajnë ekosistemin natyror të Himalajeve

Shisir: Nepali dhe Kina ndajnë ekosistemin natyror të Himalajeve

September 4, 2026
“Gjyqtarët i lejojnë, kurse ne jo”- Refuzoi të dorëzonte telefonin para se të hynte në sallën e GJKKO, avokati gjobitet me 50 mijë lekë! (REAGIMI)

“Gjyqtarët i lejojnë, kurse ne jo”- Refuzoi të dorëzonte telefonin para se të hynte në sallën e GJKKO, avokati gjobitet me 50 mijë lekë! (REAGIMI)

September 4, 2026
Zjarri shkrumbon stallën e bagëtive në Levan, digjen makineritë bujqësore, shpëtohet gjëja e gjallë!

Zjarri shkrumbon stallën e bagëtive në Levan, digjen makineritë bujqësore, shpëtohet gjëja e gjallë!

September 4, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Fier dhe “Qafën e Koshovicës”, flakët përfshijnë lokalin dhe 3 shtëpi të pabanuara! Nis ndërhyrja nga ajri (FOTO)

Situatë kritike nga zjarri në Fier dhe “Qafën e Koshovicës”, flakët përfshijnë lokalin dhe 3 shtëpi të pabanuara! Nis ndërhyrja nga ajri (FOTO)

September 4, 2026
Rrezikoi të digjte dhe banesat, vihet në kontroll zjarri në Prrenjas!

Rrezikoi të digjte dhe banesat, vihet në kontroll zjarri në Prrenjas!

September 4, 2026
“Epsteini” ynë

Udhëzime për kapërcimin e krizës së Instagramit

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com