• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Billës, ADN mund të fundosë një të paraburgosur

by A R
22/02/2021 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për vrasjen e ish- të dënuarit Hekuan Billa, Prokuroria e Tiranës, ka edhe një tjetër të dyshuar, duke e dërguar numrin në 4. Sipas burimeve nga grupi hetimor, në automjetin Nissan Micra e përdorur në atentat është gjetur një profil ADN-je.

Prokuroria e kryeqytetit ka kërkuar që gjurma biologjike të krahasohet me ADN e Viktor Markut, nipit të tij Sebasitan Mali dhe një personi i tretë i skeduar si bashkëpunëtor, aktualisht ai ndodhet i paraburgosur në burgun e Reçit. Burimet thonë që ai është prangosur për një tjetër vepër penale që ka kryer në qytetin e Shkodrës.

Sipas grupit hetimor ky person ka qenë i lirë në kohën kur ka ndodhur ngjarja më 11 Qershor të 2020. Burime thonë që nëse do të ketë përputhshëmri të ADN-së, kjo do të jetë një provë e pakundërshtueshme për të dyshuarin e tretë.

Grupi hetimor po analizon të dhënat që ka marrë nga kompanitë celuare, për të vërtetuar që të dyshuarit kanë qenë ose jo në vendin e ngjarjes. Kjo provë mund të rrëzojë alibinë e Viktor Markut, pasi ka pretenduar që nuk ndodhej në Shqipëri në kohën kur ka ndodhur ngjarja. Marku akuzohet si ekzekutor edhe pse u arrestua në Mal të zi. Ndërsa nipi i tij Sebastian Mali dyshohet si bashkpunëtor dhe personi që ka ndjekur lëvizjet e Billës ditët e vrasjes.

Për vrasjen e Hekuran Billës, në burg ndodhet edhe Adiola Lakra. Ajo dyshohet se ka nxjerrë në pritë 40 vjeçarin, por kjo akuzë është hedhur poshtë nga e reja. Prokuroria pritet që brenda muajit Mars të mbyllë hetimet për këtë ngjarje ku do të vendos fatin e të dyshuarve.

/a.r

Next Post

Meta vijon fushatën dhe sulmon Ramën: Kryeoligarku shpif për të zgjatur agoninë e regjimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com