• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e Azemit, Izet Haxhia i bën disa pyetje Blendi Fevziut

by Java News
06/03/2016 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi ka ndjekur një emision të Blendi Fevziut mbi vrasjen e Azem Hajdarit, ku është përmendur dhe emri i tij, Izet Haxhia ka reaguar nga Turqia.

Ai tregon edhe një herë se çfarë ka ndodhur në mbrëmjen e 12 shtatorit 1998…

Ja çfarë shkruan Haxhia:

“Pasi ndoqa një debat (jo live, kuptohet) sepse nuk e ndjek kurrë një program të tillë, por pasi më thanë që ishte përmendur emri im në debatin që po bëhej ne lidhje me të ashtuquajturën ‘vrasje e shekullit’, po shkruaj disa të dhëna nga dora e parë apo nga një ‘pjesëmarrës’ në vrasje, sipas prokurorisë së Giut dhe gjykatës së Mickos .

Fevzo, në këtë vrasje nuk kanë marrë pjesë 90 veta, siç pretendon ti dhe tutori yt Berisha, por vetëm tre veta kanë qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë: Fatmir Haklaj që është i vetmi që ka qëlluar në atë vrasje të dyfishtë, Jaho Mulosmani që ka qenë në timonin e Mercedesit me targa vlore dhe Naim Çangu që ka qenë i pranishëm në këtë makinë pa asnjë veprim aktiv nga ky ngeli i vrare gabimisht nga plumbat e kallashnikovit të Fatmir Haklajt.

Feriz Kërnaja nuk ka qene as në Tiranë, lere pastaj të ketë qenë pjesëmarrës në atë vrasje. Futja e këtij emri në këtë listë është bërë me djallëzi nga tutori yt dhe ti e perserit si papagall i zellshëm.

Në distancë të kësaj vrasje kanë qenë katër persona: një nga këta edhe isha edhe unë. Ishin edhe Halil Haklaj, Elez Haklaj dhe shoferi i furgonit të policisë, Agim Logu.

Vendndodhja e furgonit të policisë me targa “policia 202” që i përkiste komisariatit të Tropojës ka qenë përballë monumentit të Ushtarit të Panjohur.

Në momentin e krismave, unë bashkë me Halil Haklajn kemi qenë duke dalë nga kafe “Aroma” pasi kishim pirë kafe. Elez Haklaj bashkë me shoferin kanë qenë në furgonin “Iveko” të policisë.

Kjo është ‘pjesëmarrja’ ime në këtë vrasje.

Në qoftë se të pish kafe, qoftë edhe me vëllain e vrasësit apo xhaxhain e tij 80-vjeçar, mund të cilësohesh si vrasës apo pjesëmarrës në vrasje, atëhere mund të them që atë që e kanë thënë apo e përsërisin këtë, ose janë idiotë të lindur, ose (ajo që është më e vërtetë) mundohen të fshehin diçka të rëndë e komprometuese të tutorit.

Ti, o Fevzo, je edhe goxha i zgjuar. Berisha të quan pjesë e klasës së re borgjeze që lindi në këto 25 vjet të sulltanatit të tij te madhërishëm. Edhe ai e trashëgoi gjakun blu prej borgjezi pasi kishte pirë qumështin e dhive që ruante në rininë e tij në Prifç të Viçidolit. Këtë gjak blu të borgjezit, Berisha nuk e turbulloi as nga gjaku i kuq prej komunisti 25-vjeçar.

Përse more borgjezi Fevzo nuk pyet se nga cila zyre doli Hajdari për të shkuar tek makina me targa Vlore?

Përse u thirr (Hajdari) me urgjencë nga Fieri atë pasdite të kthehej në Tiranë dhe nga kush…?

Përse nuk e përmend Fisnik Sinën që mori telefonatën në zyrën e Azemit nga punonjësi i SHIK-ut Bujar Daja, për ta njoftuar për praninë e kësaj makine të dyshimtë afër PD-së?

Përse nuk pyetet se a kishte dijeni Berisha para se të thërriste Azemin në zyrë, gjoja për ta pyetur për takimet në Lushnje e Fier…?

Përse u shlyen (fshinë) tabulatat e tel. të Azemit në Amc?

Përse u zhduk telefoni celular i Azemit, që përfundoi më vonë në duart e Petro Koçit?

Çfarë i tha mbesa e dashur e Berishës, Shpresa Breçani kur u ngjit dy herë me urgjencë në zyrën në katin e dytë të PD-së dajës Berishë?

A mos i tregoj dajës Berishë se përballë kafes ku po rrinte përballë saj ndodhej brenda në një makinë me targa vlore Fatmir Haklaj dhe distanca e saj me këtë makinë ishte vetëm pesë metra?

Sepse nuk e kam parë asnjëherë më parë që mbesa të ngjitet në zyrën e dajës… Pyete Kuqon apo Pollon, sepse Linda Ihsanin nuk ke ku ta marrësh për ta pyetur, sepse ka vdekur nga një sëmundje e “papritur” si shumë të tjerë që dinë çfarë i tha Berisha Azemit pas lajmit të dhënë nga Fisnik Sina.

Pyete Petro Koçin pse e fshehu telefonin e Azemit dhe nuk ia dha prokurorëve plepistë apo atyre norvegjezë?

Pyete Muharrem Haklajn, se jeton akoma, se çfarë bisedoi me Azemin?

Kush rrinte në zyrën e katit të dytë për të cilën Azemi i tha Muharremit se ka dorë në vrasjen e djalit tuaj.

Kam edhe shumë pyetje të tjera për të bërë, o borgjezi Fevzo, që në kohë të Dullës mbaje të lidhur në krahun tënd shiritin e anëtarit të GBV.

Karakteri yt prej bythëlëpirësi është shumë më i dobët se ata që mbajnë emrin LGBT. Të më falin anëtarët e shoqates që ka stemë ngjyrat e ylberit, po ketu po flasim per karakterin…

Next Post

Saimir Pirgu, të ardhurat e disqeve shkojnë për spitalin e fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndoj: Pretendimi se Avokati i Popullit i takon opozitës nuk qëndron, PS nuk ka dhënë dakordësi

Ndoj: Pretendimi se Avokati i Popullit i takon opozitës nuk qëndron, PS nuk ka dhënë dakordësi

December 9, 2025
I vuri tritol objektit në Shëngjin, 4 vjet burg për autorin

EMRI/ Shpërthim me tritol në një biznes reklamash në Shkodër, detajet e para

December 9, 2025
“Kishte më shumë njerëz Salianji se ju”, Qafoku debat me Gjin Gjonin: Lëvizja e tij jashtë strukturave të PD

“Kishte më shumë njerëz Salianji se ju”, Qafoku debat me Gjin Gjonin: Lëvizja e tij jashtë strukturave të PD

December 9, 2025
Atentati me dy të vrarë në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë Kruja, do merret në pyetje…

Atentati me dy të vrarë në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë Kruja, do merret në pyetje…

December 9, 2025
Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të prindërve tanë e kanë marrë një grusht njerëzish

Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të prindërve tanë e kanë marrë një grusht njerëzish

December 9, 2025
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

“Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë bosh”, Mërtiri: Opozita e pafuqishme për të bërë protesta

December 9, 2025
Udhëheqësit evropianë drejt një vendimi historik për Ukrainën, Brukseli përgatit planin 90 miliardë euro

Udhëheqësit evropianë drejt një vendimi historik për Ukrainën, Brukseli përgatit planin 90 miliardë euro

December 9, 2025
SPAK hetim për fondacionin e Liri Berishës, avokati: Strehë vjedhjeje dhe korrupsioni! Nëse “zbërthehet” mbrëmja gala e 2012-ës…

Denoncimi i fortë i avokatit: Fondacioni i Liri Berishës mori qindra mijëra euro nga Bankers

December 9, 2025
Spiropali me ambasadorët shqiptarë: Intensifikim i veprimtarisë diplomatike në vendet e BE

Spiropali me ambasadorët shqiptarë: Intensifikim i veprimtarisë diplomatike në vendet e BE

December 9, 2025
“Dëmtuan buxhetin”, lëshohen 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë e IMT-së

“Dëmtuan buxhetin”, lëshohen 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë e IMT-së

December 9, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In