• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, dëshmon partnerja e Franc Çopjas: Nuk ka qenë agresiv…

by A R
30/01/2026 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjykatën e Brukselit vijoi të enjten procesi ndaj nëntë personave të akuzuar për vrasjen e Ardit Spahiut, krim i ndodhur më 27 nëntor 2020 në Molenbeek. Gjatë seancës së paradites, para trupit gjykues u paraqitën disa dëshmitarë kyç.

Mes tyre ishte edhe partnerja aktuale e Franc Çopjas, i njohur në Belgjikë me mbiemrin Gergely, i dyshuar si porositës i vrasjes. Ajo dëshmoi përmes videokonferencës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e përshkruar Çopjan si një njeri besnik, “kurrë agresiv”, që sipas saj “nuk e ngrinte zërin para askujt”. Ajo deklaroi se nuk kishte dijeni për ndonjë veprimtari kriminale të tij dhe këmbënguli në pafajësinë e partnerit.

Më herët, një dëshmitar shqiptar nga Elbasani, qyteti i origjinës së viktimës, deklaroi se i njihte familjet Alibej dhe Copja, të përfshira në një konflikt të ashpër klanor që prej vitit 2018. Ai foli edhe për një përplasje të vitit 2017 në Elbasan, ku u përfshi Çopja, duke e cilësuar fillimisht si një sherr të vogël, por më pas pranoi se ishin përdorur edhe armë zjarri.

Në seancë dëshmoi edhe një ekspert i ADN-së, i cili konfirmoi se në vendin e krimit nuk u gjet asnjë ADN tjetër, përveç asaj të Ardit Spahiut dhe drejtuesit të automjetit ku ai ndodhej pak para vrasjes.

Ardit Spahiu u vra më 27 nëntor 2020, në një atentat në Molenbeek. Sipas raportimeve të mediave belge, atij iu bë pritë nga një person i maskuar dhe i armatosur me automatik me silenciator. Sipas dëshmitarëve, vrasësi qëlloi me breshëri ndaj Spahiut. Në vendngjarje u gjetën 17 gëzhoja dhe nëntë plumba goditën viktimën.

Hetimet e autoriteteve belge treguan se Spahiu ishte i përfshirë në trafikun e drogës, dyshohet një klani rival me Çopjat, një rivalitet që ka sjellë viktima edhe në Shqipëri.

Next Post
Trump paralajmëron Starmer: Të bësh biznes me Kinën, shumë e rrezikshme!

Trump paralajmëron Starmer: Të bësh biznes me Kinën, shumë e rrezikshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In