• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

by E S
17/03/2026 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shtroi një iftar për gazetarët dhe punonjësit e medias që agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke përcjellë mesazhe të forta mbi rolin dhe përgjegjësinë e medias në shoqëri.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit theksoi se përtej lajmeve të përditshme dhe agjendave zyrtare, ajo që bashkon shoqërinë janë vlerat universale si përulësia dhe respekti për të vërtetën. Ai e cilësoi Ramazanin si një periudhë reflektimi, përmbajtjeje dhe vetëkontrolli, duke nënvizuar se njeriu matet nga veprat dhe aftësia për vetëpërmbajtje.

Begaj ndaloi edhe te rëndësia simbolike e Natës së Kadrit, duke e përshkruar si një moment që na kujton vlerën e sinqeritetit dhe reflektimit, ndërsa e lidhi këtë mesazh edhe me misionin e gazetarëve.

“Gazetaria, në kulmin e saj, është një formë e ‘agjërimit të fjalës’ – aftësia për të mos thënë gjithçka që dëgjon, por vetëm atë që është e vërtetë dhe e dobishme,” u shpreh Presidenti.

Ai theksoi se në një kohë kur informacioni qarkullon me shpejtësi dhe çdo individ mund të jetë burim lajmi, përgjegjësia e medias bëhet edhe më e madhe. Sipas tij, fjala sot nuk është thjesht komunikim, por ndikim që mund të ndërtojë besim ose të krijojë përçarje.

Presidenti nënvizoi se modestia dhe korrektësia janë thelbësore për profesionin e gazetarit, ndërsa shtoi se në një shoqëri demokratike media nuk duhet të jetë vetëm pasqyrë e realitetit, por edhe një “busull” që orienton publikun drejt së vërtetës.

Në fund të fjalës së tij, Begaj shprehu mirënjohje për gazetarët dhe punonjësit e medias për punën dhe sakrificat e tyre në shërbim të informimit të publikut. Ai uroi që vlerat e Ramazanit – durimi, paqja dhe solidariteti – të shoqërojnë jo vetëm jetën personale, por edhe punën profesionale të tyre.

Presidenti e mbylli mesazhin me urime për besimtarët, duke theksuar nevojën për më shumë mirësi, drejtësi dhe bashkim në shoqërinë shqiptare.

Fjalimi i plotë:

Fjalimi i Presidentit të Republikës në iftarin me gazetarë dhe punonjës të medias

Mirëmbrëma dhe mirë se erdhët sonte në këtë tryezë iftari!

Sonte, përtej lajmeve të ditës, përtej agjendave zyrtare, na bashkon një vlerë, një vlerë universale, që eshtë përulësia para të vërtetës dhe respekti për tjetrin. Jemi në ditët e fundit të një muaji të bekuar për besimtarët myslimanë; një muaj reflektimi, përmbajtjeje dhe përulësie; një muaj që na kujton se njeriu nuk matet nga ajo që ka, nuk matet nga ajo që di, por nga aftësia, nga aftësia për vetëpërmbajtje dhe ajo që ai bën.

Jemi mbledhur këtu sot pas Natës së Kadrit, natë e shenjtë, që në traditën islame përshkruhet si më e vlefshme se një mijë muaj së bashku.
Ajo na kujton se një moment i vetëm përulësie, përmbajtje, sinqeriteti, peshon më rëndë se sa vite të tëra pa reflektim.
Dhe ndoshta kjo është një kujtesë e çmuar edhe për misionin tuaj, te nderuar profesionistë të medias, sepse gazetaria, në kulmin e saj, është një formë e “agjërimit të fjalës”, është aftësia për të mos thënë gjithçka që dëgjon, por vetëm atë që është e vërtetë dhe e dobishme, të thuash vetëm atë që di dhe ta njoftosh atë pasi ta verifikosh.

Në Kuran gjendet një thirrje sa e thjeshtë, aq edhe monumentale për mënyrën se si duhet përdorur fjala. Në Suren El-Ahzab thuhet:
“O ju që besuat, kini frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta!”
(El-Ahzab, 70)

Kjo është një këshillë që vlen për çdo njeri, por për ju që punoni me fjalën, kjo është një përgjegjësi akoma më e madhe.
Profeti Muhamed, (paqja qoftë mbi të), ka një thënie të njohur që tingëllon shumë aktuale edhe sot:
“Kush beson në Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose të heshtë!”

Në një kohë kur informacioni qarkullon me shpejtësi, kur lajmi i keq është lajm i mirë dhe kur çdo telefon është edhe një studio, edhe një redaksi, kjo këshillë bëhet dhe duhet të jetë edhe më e rëndësishme.

Kjo ditë sot na kujton se njeriu është me i fortë kur di të vendosë kufij për veten.
Edhe fjala ka nevojë per kufij, sepse jo çdo gjë që thuhet duhet të thuhet dhe jo çdo gjë që qarkullon duhet doemos të publikohet, sepse sot fjala nuk është vetëm komunikim. Fjala është ndikim.

Ajo mund të ndërtojë besim, por mund të krijojë edhe përçarje. Mund të ndriçojë të vërtetën, por edhe mund ta mbulojë atë me zhurmë.
Për këtë arsye, modestia dhe korrektësia janë virtyte të domosdoshme. Modestia për të pranuar se askush nuk e ka etalonin e të vërtetës dhe korrektësia për të mos e shtrembëruar atë që ne dimë.

Në një shoqëri demokratike, media nuk duhet të jetë vetëm një pasqyrë që reflekton çdo dritë e hije, por një busull, një busull që orienton publikun drejt së vërtetës.
Prandaj, përgjegjësia juaj është e madhe.

Por sonte nuk është mbrëmje fjalimesh. Është një mbrëmje mirënjohjeje, mirënjohjeje për ju, të nderuar profesionistë të medias. Faleminderit shumë për sakrificën tuaj, për orët e gjata në kërkim të lajmit dhe për përpjekjet për të mbrojtur interesin publik dhe të vërtetën!

Muai i bekuar i Ramazanit na mëson se jemi më të fortë kur jemi te përmbajtur dhe më të pasur kur dimë të ndajmë me tjetrin. Sonte, rreth kësaj tryeze ne nuk jemi thjesht zyrtarë apo gazetarë, jemi njerëz që ndajmë të njëjtat shpresa dhe vlera për një shoqëri më të drejtë, më të ndershme, me më pak energji helmuese dhe negative, për më shumë punë e vepra të mira, për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më të begatë e më të lumtur.

Ky muaj i bekuar po largohet, por le të mos largohen vlerat që ky muaj mbart dhe bashkë me të edhe dëshira jonë për të qenë të vërtetë me veten dhe me të tjerët!

Uroj që forca që gjetët gjatë agjërimit, durimi që treguat në pritje të iftarit dhe paqja e këtyre netëve t’ju shoqërojë gjatë gjithë jetës suaj, në çdo rresht që shkruani dhe në çdo fjalë që thoni!

Le të jetë e vërteta ajo që na udhëheq dhe mirësia ajo që na bashkon!

Uroj që drita e këtyre ditëve të mbetet e ndezur në çdo shtëpi dhe redaksi tuajën!
Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju dhe familjet tuaja!
Agjërim të pranuar dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja!

Next Post
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Karamuço: Depërton jelekun antiplumb! Ka 10 të tilla në vendin tonë

Karamuço ngre alarmin për sulmet online ndaj bizneseve: Ka 4 vite që kanë nisur, në kufijtë e terrorizmit kibernetik

July 10, 2026
Analiza: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

Analiza: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

July 10, 2026
32-vjeçarja u plagos nga ish-burri, fqinja rrëfen momentet e tmerrit: Thërriste për ndihmë e mbuluar në gjak

32-vjeçarja u plagos nga ish-burri, fqinja rrëfen momentet e tmerrit: Thërriste për ndihmë e mbuluar në gjak

July 10, 2026
Përplasja SHBA-Iran trondit tregun e karburanteve, benzina në Amerikë rritet me 9 cent në vetëm dy ditë

Përplasja SHBA-Iran trondit tregun e karburanteve, benzina në Amerikë rritet me 9 cent në vetëm dy ditë

July 10, 2026
Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

July 10, 2026
Shqipëria drejt tregut evropian, miratohen 3 ligje për biznesin që hapin rrugën e bashkëpunimit me kompanitë e BE-së

Shqipëria drejt tregut evropian, miratohen 3 ligje për biznesin që hapin rrugën e bashkëpunimit me kompanitë e BE-së

July 10, 2026
Nesër Kanye West në Tiranë, gjithçka që duhet të dini për koncertin: Rrugët që bllokohen, oraret, transporti dhe masat e policisë

Nesër Kanye West në Tiranë, gjithçka që duhet të dini për koncertin: Rrugët që bllokohen, oraret, transporti dhe masat e policisë

July 10, 2026
“Epsteini” ynë

Ruajuni nga ata që nuk ju çojnë në gjykatë për terrorizëm!

July 10, 2026
Rama njofton hapin historik drejt BE-së: Më 14 korrik Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë të negociatave

Rama njofton hapin historik drejt BE-së: Më 14 korrik Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë të negociatave

July 10, 2026
Rasti tronditës në Fier, pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online

Rasti tronditës në Fier, pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In