• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e Aleksandër Bardhit, Salianji: E lidhur me drogën

by Aalison Pearse Stevens
25/09/2016 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autorët e vrasjes së Aleksandër Bardhit në Sarandë, Partia Demokratike deklaron se kjo është një tjetër vrasje që ka si motiv drogën.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji tha se “viktima është vëllai i administratorit të Kacinarit, i emëruar nga kryetari i Edi Ramës në Bashkinë e Mirditës, i cili e kishte kthyer banesën në magazinë droge, ku policia gjeti 424 kilogramë kanabis me destinacion Greqinë. Droga kalonte në Greqi pikërisht nga fshati Shëndëli në Sarandë, ku ka ndodhur vrasja”.

Sipas Salianjit, Aleksandër Bardhi është viktima e gjashtë e drogës, e këtyre muajve.

“Këto janë pasojat dramatike të alternativës së Edi Ramës për shqiptarët, që është kanabisi. Kanabisi vjen nga malet edhe përmes lumit, kanabisi ka zënë toka, pyje, kodra, ka zënë shtëpi e magazina, kanabisi po vret në Sarandë, Dukagjin, Korçë, Tepelenë, Vlorë, Kolonjë, e prapë Edi Rama thotë se s’ka drogë në Shqipëri, dhe se degën e fundit e kapi ai në një studio televizive. Ky biznes kriminal me futjen masive, me shtrirjen masive, po sjell tension social, agresivitet tek të rinjtë, dhe pasiguri ekstreme. Edi Rama dhe karteli i tij po fitojnë miliona euro, mbi rrënimin e vendit, mbi rrënimin e shoqërisë. Kjo është një e keqe me të cilën shqiptarët s’mund të pajtohen. Është koha për një reflektim të thellë, për reagim popullor për ta ndalur rënien e Shqipërisë në këtë greminë.

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, deklaroi Salianji.

Të njëjtën gjë, Partia Demokratike e deklaroi edhe pas vrasjes së 29-vjeçarit Ardian Mesiti në Gramsh, por familjarët e viktimës thanë se do të padisin PD-në, pasi sipas tyre, Ardiani u vra për nder dhe jo për drogë.

Next Post
“Armët dhe Çunat” ngrenë në këmbë PD-në, Basha mbledh partinë: T’i mbyllim gojën Taulant Ballës

Plehrat, Basha: Shqipëria e Ramës, vendi ideal për mafiozët e mbetjeve të rrezikshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In