• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plehrat, Basha: Shqipëria e Ramës, vendi ideal për mafiozët e mbetjeve të rrezikshme

by Aalison Pearse Stevens
25/09/2016 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeminisrin Rama se e miratoi pabesisht Ligjin e Mbetjeve dhe tani ka nisur një fushatë dizinformimi. Basha shton se Shqipëria e Edi Ramës është vendi i ideal për mafiozët që kërkojnë të futin mijëra tonë mbetje të rrezikshme nëpër botë.

Miratimi i ligjit të plehrave është një tjetër provë e qartë se qeveria Rama e ka braktisur përfundimisht interesin publik dhe i shërben vetëm një pakice që po pasurohet në kurriz të shumicës. Ky ligj i miratuar në kushte kur kishte dhe ka një vullnet të qartë popullor kundra tij është bërë vetëm për një arsye: për interesa korruptive dhe kriminale.

Mbasi e miratoi pabesisht ligjin, tashmë Rama ka filluar një fushatë manipulimi, kërcënimi dhe keqinformimi të publikut për t’i detyruar njerëzit të mbyllin gojën dhe t’i nënshtrohen vullnetit të tij.

Qeveria e tij nuk garanton dot as sigurinë ushqimore të produkteve që hyjnë në vend, por Rama do që ne të besojmë se ai do kontrollojë plehrat që ai do importojë.

Loja me plehrat është lojë e rrezikshme. Kudo në botë gjenden mijëra ton mbetje të rrezikshme dhe të dëmshme që presin të shkarkohen diku. Është fakt se një pjesë e tregtisë ndërkombëtare të plehrave është nën kontrollin e grupeve të dyshimta dhe kriminale. Të gjithë ata kërkojnë të gjejnë vende ku nuk ka rend e siguri, ku politikanët të korruptuar jane të gatshëm të shiten për para.

Shqipëria e Edi Ramës është vendi ideal për këtë gjë. Në Shqipëri sot trafikohen me dhjetra mijëra tonë drogë. Ne Shqipëri policia, administrata publike dhe drejtuesit më të lartë të vendit janë të korruptuar dhe të kapur nga bizneset klienteliste dhe nga krimi. Në këto kushte është e sigurtë: plehrat do të sjellin helm në Shqipëri, helm për fëmijët tanë dhe për gjithë vendin.

Shqipëria pa Edi Ramën do të jetë një Shqipëri pa plehra. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

Next Post
Destinacionet më ekzotike dhe të lira në botë (FOTO)

Destinacionet më ekzotike dhe të lira në botë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

September 27, 2026
Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

September 27, 2026
Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

September 27, 2026
25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

September 27, 2026
Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

September 27, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata pa avokatë, por me rregullore

September 27, 2026
“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

September 27, 2026
“Varrosje për së gjalli”- Katër ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burg, Rama nga Miçigani: Populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

“Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë”, Rama: SPAK nxori “sekrete” hetimore

September 27, 2026
Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

September 27, 2026
Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com