• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Aleksandër Bardhit, edhe një tjetër person i arrestuar

by Aalison Pearse Stevens
28/09/2016 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Sarandës ka arrestuar një tjetër person të dyshuar për vrasjen e 47 Aleksandër Bardhit, vëllait të ish-kryekomunarit të Kaçinarit. Mësohet se është arrestuar 38-vjeçari Eduard Gjonaj, 38 vjeç. Me këtë të fundit shkon në 3 numri i personave të arrestuar si autorë të mundshëm të vrasjes së babait të dy fëmijëve. Më herët janë ndaluar Fernando Deda dhe 15-vjeçari Gj.A.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në fshatin Shëndëlli. Paraprakisht mësohet se prokurori i çështjes ka përpiluar akuzën dhe do të kërkojë masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj dy personave të arrestuar më parë për veprat penale: “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Nga hetimet e deritanishme, akuza mbetet në kuadrin e dyshimeve të forta, pasi pritet rezultati i ekspertizës së armës tip “Kallashnikov”, që u gjet e groposur pranë banesës së 15-vjeçarit. Nga ana tjetër, ky i fundit si dhe 29-vjeçari Deda vazhdojnë të mbajnë qëndrim të fortë mohues ndaj akuzës.

Burime pranë organit të akuzës dje bënë me dije se nisur nga gjurmët e gjakut të gjetura në vendngjarje, rezulton se viktima Aleksandër Bardhi pasi është qëlluar me armë, ka shkuar me këmbë në banesën e vet për t’u mjekuar dhe aty dyshohet të ketë humbur ndjenjat dhe të ketë ndërruar jetë.

Më pas ka qenë djali i xhaxhait, ai që e ka transportuar 47-vjeçarin drejt urgjencës së spitalit “Stefan Mekshi” të Sarandës, ku ka mbërritur i vdekur. Prokuroria cilëson si dëshmitare kyçe, gruan e viktimës, e cila pritet të japë shpjegime për atë çka ka mësuar nga bashkëshorti i saj kur ai ka shkuar për t’u mjekuar në banesë. Megjithatë, deri tani grupi hetimor nuk ka mundur ta marrë në pyetje atë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

BW/d.i.

 

Next Post
Aksidentet rrugore, 107 të vdekur në pesë muaj

Aksidentet rrugore, 107 të vdekur në pesë muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

September 30, 2026
Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

September 30, 2026
Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

September 30, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

Një hap drejt vendosjes së normalitetit juridik

September 30, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Çupi për ndryshimet në Kod: Kemi jetuar si në komunizëm, kush shkonte në SPAK konsiderohej fajtor

September 30, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Specialja pranon pjesërisht kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve, shtyn afatin për apel deri më 27 nëntor

September 30, 2026
Çuçi pyet kreun e SPAK: Cila është gjendja e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë vettingut?

Çështja e SHISH, Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sërish pas auditimit të thelluar për Vlora Hysenin

September 30, 2026
Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

September 30, 2026
Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni

Kurti: Sejdiu mbetet kandidati për president, pavarësisht tërheqjes së tij

September 30, 2026
Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët -

Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët –

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com