• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin

by B K
21/12/2024 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke folur për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani, kryeministri Edi Rama tha se nuk mund të parandalohen të gjitha ngjarjet e tilla.

Rama është shprehur se vrasja e 14-vjeçarit u kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin.

Rama shtoi se u kthye në një farsë, ndërsa theksoi se nuk mund të parandalohen dhe shmangen të gjitha ngjarjet që fatkeqësisht ndodhin.

Kreu i qeverisë deklaroi se me planin e ri për paketën e sigurisë në shkolla do të kemi një sistem arsimor akoma më të mirë e më të sigurtë.

Edi Rama: U bë shkak një tragjedi që të vihej në lëvizje një shoqëri e tërë dhe një tërësi komunitetesh shkollore. Qasja ndaj një ngjarje ka zgjedhje të ndryshme, ka një farsë, ka edhe një marrje përgjegjësie. Si gjithnjë këtu në vendin tonë, edhe në këtë rast farsa nuk mungoi me të gjithë atë forcë destruktive që në fakt rivret të vrarët, riplagos të plagosurit dhe nuk lejon që reflektimi e nxjerrja e mësimeve të zhvillohet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Është e rëndësishme të kuptohet që qeveria, shteti janë struktura në zhvillim, në përmirësim dhe në vetëkorrigjim të vazhdueshëm.

Edhe në këtë ngjarje tragjike ka dy Shqipëri, një në Parlament dhe një në komunitet, prindërit e prekur drejtpërdrejt se kanë fëmijët në shkolla.

Nuk mund të parandalohet dhe shmangen të gjitha ngjarjet që fatkeqësisht ndodhin. Ajo që i dallon qasjet ndaj tyre, qoftë komunitar apo qeveritar, është si reagojmë ndaj tyre. A bëhet ngjarja një arsye e fortë që pastaj si rrjedhojë ajo sferë e veprimtarisë shoqërore të bëhet më e mirë, apo ngjarja të bëhet një sebep që shoqëria e tërë të futet në një përleshje se kush e ka fajin. Këto të dyja na ndajnë ne edhe në këtë aspekt, ndihem i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër, pas një diskutimi me faktorët e lidhur me këtë sferë të edukimit të fëmijëve, kemi një produkt konkret dhe masa. Kemi sigurisë që duke zbatuar këtë plan do të kemi një sistem arsimor akoma më të mirë e më të sigurtë

 

Next Post
Rama zyrtarizon vendimin: Tik Tok do të mbyllet për një vit, është “rrugaçi i lagjes”!

Rama zyrtarizon vendimin: Tik Tok do të mbyllet për një vit, është “rrugaçi i lagjes"!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In