• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, ekstradohet nga Turqia autori i dyshuar i ngjarjes

by A M
15/05/2024 22:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetasi maqedonas Lupço Palevski – Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe të 74-vjeçarit Panço Zhezhovski, u ekstradua në Maqedoninë e Veriut nga Turqia të mërkurën.

Ai u soll në aeroportin e kryeqytetit maqedonas me një avion të linjës së rregullt Stamboll-Shkup, nga ku u dërgua në burgun e Shkupit nën masa të rrepta të sigurisë.

Autoritetet e burgut kanë bërë të ditur se Palevski do të vendoset në një qeli të posaçme dhe se nuk do të ketë asnjë kontakt me të burgosur të tjerë.

Palevski u arrestua nga policia turke në qytetin Balikesiri më 5 dhjetor 2023.

Kërkesa e autoriteteve maqedonase për ekstradimin e tij në Shkup u miratua nga një gjykatë në Turqi më 30 prill.

Për këtë vrasje të dyfishtë dyshohen edhe tre persona të tjerë, ndërsa pjesë e hetimit është edhe babai i 14-vjeçares.

Trupi i pajetë i 14-vjeçares ishte gjetur në një zonë të braktisur në dalje të Shkupit më 3 dhjetor, ndërsa ai 74-vjeçarit ishte gjetur në qytetin e Velesit.

Vanja Gjorçevska, 14 vjeçe, ishte zhdukur më 27 nëntor, pas daljes nga shtëpia për të shkuar në shkollë.

Sipas organeve të ndjekjes penale, “motivi për këtë rast është përfitimi, me ç’rast një nga personat në marrëveshje edhe me një anëtar të familjes, kanë organizuar dhe kryer aktin me qëllim që të marrin para nga nëna e vajzës së mitur që më pas të gjithë të keni përfitime”.

Sipas policisë maqedonase, viktima tjetër nga Velesi nuk kishte lidhje me vajzën, por kishte hesape të pasqaruara me një anëtar tjetër të grupit të dyshuar kriminal./REL

Next Post
“Maskaradë paligjshmërie dhe shou”, Toni Gogu: Dëshmia e Ballës për TIMS nuk mund të vazhdonte pa certifikatë sigurie nga deputetët

“Maskaradë paligjshmërie dhe shou”, Toni Gogu: Dëshmia e Ballës për TIMS nuk mund të vazhdonte pa certifikatë sigurie nga deputetët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jep “llogari’ për më shumë se një orë, drejtoresha e SHISH dëshmon në komisionin për “TIMS”

Vetëdorëzimi i Vlora Hysenit tek autoritetet e Kosovës, gazetarja zbulon detajet: Ishte në Azerbajxhan për një takim, BKH i trokiti në derë, por…

September 22, 2026
Ish-ministri Hoxhaj: Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, goditje e madhe për Kosovën!

Ish-ministri Hoxhaj: Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, goditje e madhe për Kosovën!

September 22, 2026
“Luftë” Real-Tebas, klubi madrilen akuzon: Qëndrimi i tij dëmton imazhin e futbollit spanjoll!

“Luftë” Real-Tebas, klubi madrilen akuzon: Qëndrimi i tij dëmton imazhin e futbollit spanjoll!

September 22, 2026
“S’mund t’i lejojmë të pajisen me armë bërthamore”- Trump konfirmon takim 3 orësh mes delegacioneve SHBA-Iran: Mendoj se do ketë marrëveshje!

“S’mund t’i lejojmë të pajisen me armë bërthamore”- Trump konfirmon takim 3 orësh mes delegacioneve SHBA-Iran: Mendoj se do ketë marrëveshje!

September 22, 2026
Zjarri shkrumbon sipërfaqe me shkurre në Lazarat, flakët rrezikojnë edhe banesat!

Zjarri shkrumbon sipërfaqe me shkurre në Lazarat, flakët rrezikojnë edhe banesat!

September 22, 2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja stërvitet në ditën e dytë dhe vijon përgatitjet për Bjellorusinë

UEFA Nations League/ Kombëtarja stërvitet në ditën e dytë dhe vijon përgatitjet për Bjellorusinë

September 22, 2026
GJKKO dhe SPAK i caktuan masë sigurie, Begaj dekreton shkarkimin e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni! (SHKRESA)

GJKKO dhe SPAK i caktuan masë sigurie, Begaj dekreton shkarkimin e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni! (SHKRESA)

September 22, 2026
Sa banorë ka Tirana?

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra, shkak emigrimi dhe diferenca e jetëgjatësisë!

September 22, 2026
Aksident në Lezhë, përplasen dy motorra, përfundon te Trauma një prej drejtuesve

EMRI/ Aksident i rëndë në Lezhë, 50-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet nga motori

September 22, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Shefja e painformuar e shërbimit Informativ…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com