• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja Ardian Nikulajt, zbulohet gabimi i ministres britanike me dokumentet e ekstradimit të të dyshuarve në vrasje

by E S
28/09/2025 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Home Office, Ministria e Brendshme britanike, thotë se ka zbuluar një gabim administrativ me pasoja të mundshme në ekstradimin e një shqiptari dhe tre britanikëve, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin më 19 Prill 2023.

Gabimi lidhet me dokumentet e firmosura nga ish-ministria Yvette Cooper, disa muaj pasi gjykata e ekstradimeve “City of Westminster Magistrate Court” në Gusht 2024 pranoi kërkesën e shtetit shqiptar për të ekstraduar shqiptarin me pasaportë britanike Edmond Haxhia dhe shtetasit britanik Thomas Mithan, Harriet Bridgeman bashkë me Harry Simpson.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka parë letrën e dërguar nga drejtoria e ekstradimeve në Home Office, ambasadës shqiptare në Londër, ku tregohet me detaje gabimi i zbuluar dhe rrugët e mundshme për ta korrigjuar.

Ky korrigjim kërkohet të ndodhë përpara nisjes së procesit të apelit në Gjykatën e Lartë “Royal Court of Justice” më 7 tetor, në mënyrë që avokatët mos ta shfrytëzojnë gabimin për të liruar automatikisht të katër të kërkuarit e drejtësisë shqiptare.

Home Office në letër tregon se fillimisht Edmond Haxhia u akuzua nga Prokuroria e Lezhës, bazuar në nenin e kodit penal të Shqipërisë “si vrasje për gjakmarrje”. Ndërsa tre britanikët për vrasje me paramendim.

Por këto akuza gjatë gjyqit të ekstradimit u ndryshuan pas një letër garancie nga Prokuroria e Lezhës dhe me firmën e ish-ministrit të drejtësisë Ulsi Manja ku thuhej se “Edmond Haxhia nuk do të akuzohet për vrasje për shkak të gjakmarrjes”. Ndërsa për tre britanikët ranë akuzat për përdorim armësh pa leje.

Ndryshimi i akuzave bëri që gjykata ekstradimeve t’i thoshte “PO”, kërkesës së shtetit shqiptar dhe vendimi i shkoi për firmë sekretares së shtetit Yvette Cooper.

Është zbuluar se të katër dokumentet e firmosura prej saj, ishin formuluar gabim, me akuzat e vjetra bazuar në nenet e gjakmarrjes dhe përdorimit të armëve.

Në letrën dërguar ambasadës shqiptare në Londër Home Office thotë: Sekretari i Shtetit nuk ka një mekanizëm ligjor për të korrektuar këtë gabim i përsëritur në të gjitha dokumentet që lejojnë ekstradimin e gjithë personave në këtë proces. Në këtë moment kur të gjithë personat e kërkuar, kanë aplikuar për leje për të apeluar në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar, asnjë prej tyre nuk e ka ngritur këtë çështje specifike në mënyrë individuale apo kolektive për të kundërshtuar urdhrin. Skenari i mundshëm është se mund të krijohet mundësia që ky gabim për secilin person, të çojë në lirimin e tyre prej procesit të ekstradimit.

Përballë vënies në veprim të këtij skenari nga avokatët, Home Office i propozon shtetit shqiptar edhe mënyrën si mund të shmanget në Gjykatë e Lartë një zhvillim i tillë me pasoja shkatërruese në ekstradimin e tyre.

“Ne e kemi eksploruar këtë çështje dhe kemi marrë këshillime nga këshilltarët tanë juridik në Home Office, në mënyrë për të blinduar urdhrat e ekstradimit për secilin person. Ne duam të ftojmë autoritetet shqiptare të konsiderojnë lëshimin e një tjetër garancie për qeverinë në Britaninë e Madhe, se personat e kërkuar nuk do të përballen me akuza për gjakmarrje siç edhe e keni konfirmuar në korrespondencën e datës 4 Shtator 2023.

Sekretari i Shtetit do të dërgojë këtë garanci në Gjykatën e Lartë si pjesë e procesit aktual të apelit. Kjo kërkesë e jona luteni të plotësohet deri më datë 10 Shtator 2025”.

Burime nga Ministria e Drejtësisë në Tiranë i thanë Top Channel se kjo kërkesë e palës britanike është përmbushur në afatin e kërkuar.

Në Londër në datat 7 dhe 8 Tetor një gjykatës në gjykatën e Lartë “Royal Court of Justice”, do të dëgjojë palët në proces dhe më pas do të vendosë, nëse jemi përpara një rasti për të cilin duhet lejuar apeli i plotë apo jo për vendimin e dhënë në Gusht 2024 kur u lejua ekstradimi. /tch/

Next Post

Diferenca mes zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit dhe këtyre që priten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

November 4, 2026
Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In