• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasësit vunë nderin në vend, pas krimit qëlluan në ajër. Zbulohet filmimi në gjykatë i viktimës

by Java News
06/07/2023 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmi me armë ndaj familjes së Gentjan Bejtjas në Larushk të Fushë-Krujës, është një hakmarje e kërkuar në mënyrë të pandërprerë, ndaj njeriut që tashmë është shpallur në kërkim policor. Sipas anëtarëve të grupit të hetimit, duket se vrasësit pas kryerjes së krimit, kanë shfaqur entuziazëm, gëzim dhe euforizëm.

Pasi në ikje e sipër njëri prej tyre ka qëlluar një breshëri kallashnikovi në ajër dhe të gjithë së bashku kanë hipur në makinë duke u larguar në drejtim të Tapizës. Ky është një veprim, thonë anëtarët e grupit hetimor që tregon se vrasësit pas kryerjes së krimit, janë ndjerë të gëzuar pasi kanë vënë nderin në vend, duke u hakmarë. Sipas policisë autorët e krimit kanë qënë katër persona, tre të armatosur dhe 1 shofer.

Ata besohet se janë banorë të zonës së Fushë-Krujës, pasi ishin përgatitur në kohë reale për mbëritjen një ditë më parë të Gentjan Bejtjas në Vilën e tij në Larushk. Qitësit janë përgatitur për të eleminuar Gentjan Bejtjan, por ky i fundit i shpetoi vrasjes për herë të tretë, duke u larguar nga makina, vetëm pak minuta pasi mjeti u mitrajlua me 28 plumba.

Fatkeqësisht i vdekur në vend mbeti kunati i tij, Ramazan Sino, dhe të plagosur dy djemtë e vegjël të Bejtjas. Këto janë pamjet e fundit të siguruara nga “Ora News”, ku shfaqet Ramazan Sino, në shkallës e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Sino prej disa vite punonte si shofer dhe ftues pranë prokurorisë së Apelit, duke mbajtur korrespodencë dosjesh mes gjykatës dhe prokurorisë. Policia dhe prokuroria e Tiranës, besojnë se vrasësit janë në zonën e krimit, ndërsa emra të njohur të botës kriminale janë shoqëruar dhe pyetur në polici.

Të vetmet pamje filmike që tregojnë momentin e krimit, janë ato të sekuestruara në banesën e Gentjan Bejtjas. Por këto filmime nuk ndihmojnë për identifikimin e vrasësve, për shkak të errësirës së natës. Ndërsa i vetmi dëshmitar i këtij sulmi me armë, është kushëriri i Gentjan Bejtjas, i cili ka treguar se ka dëgjuar krismat dhe ka dalë menjëherë në ballkon të shikonte çfarë ndodhi.

“…Me të dëgjuar krismat, dola të shikoja nga kati i dytë i banesës sime, që është ngjitur me atë të Gentjan Bejtjas, të cilin e kam kushëri, se çfarë kishte ndodhur. Në atë moment, unë pashë tre persona të largoheshin me vrap, por nuk munda të njihja asnjërin prej tyre. Arrita të dalloj që një prej atentatorëve i priti në makinë. Me t’u afruar te makina, ata qëlluan sërish me breshëri, këtë herë në ajër dhe u larguan me shpejtësi…” -ka pohuar në polici dëshmitari. Ndërkohë për ngjarjen në fjalë policia ende nuk ka lokalizuar dhe gjetur, Gentjan Bejtjan, i cili tashmë është shpallur në kërkim policor.

Next Post
“Travel Fest Albania”/ 14 dokumentarë për Shqipërinë, dokumentari me fokus turizmin dhe mjedisin

“Travel Fest Albania”/ 14 dokumentarë për Shqipërinë, dokumentari me fokus turizmin dhe mjedisin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

November 6, 2026
Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit!

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit!

November 6, 2026
Rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”! GJK zbardh vendimin: Kuvendi duhet të hetojë zgjedhjet e 11 Majit

Pas protestave të dhunshme dhe sulmit ndaj saj, Kushtetuesja “blindon” sigurinë! Tender 1.6 milionë lekë për alarmet kundër zjarrit

November 6, 2026
Lufta hibride nuk njeh kufij! Kërcënim për bombë ndaj gazetave dhe televizioneve në Irlandë, evakuohet stafi

Lufta hibride nuk njeh kufij! Kërcënim për bombë ndaj gazetave dhe televizioneve në Irlandë, evakuohet stafi

November 6, 2026
Atalanta nderon Berat Gjimshitin në Bergamo, tifozët në kor: Duam 11-të si ty…!

Atalanta nderon Berat Gjimshitin në Bergamo, tifozët në kor: Duam 11-të si ty…!

November 6, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Martesat e përzjera në Tiranën urbane dhe trendet elektorale

November 6, 2026
Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj! I njihet gjykimi i shkurtuar, ja sa burg do vuajë

Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj! I njihet gjykimi i shkurtuar, ja sa burg do vuajë

November 6, 2026
Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

November 6, 2026
Ndotja akustike/ Policia nis kontrollet për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Velipojës

Zhurmat po na kthejnë në “viktima” të stresit urban, eksperti ngre alarmin për ndotjen akustike

November 6, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In