• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Vrasësit erdhën nga Laçi dhe ikën në..’/ Kush është personi që informonte për lëvizjet e Brilant Martinaj

by Java News
22/07/2022 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi i vrasësve që ekzekutuan tre të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, rezulton të ketë qëndruar në gadishmëri, rreth 50 minuta, në një xhep të rrugës pranë mbikalimit të Fushë-Krujës.

Viktimat rezulton se janë ndjekur në distancë, gjatë kohës kur kanë mbëritur deri tek një restorant buzë rrugës nacionale në fshatin Arrameras.

Në këtë ngjarje, ka marë pjesë dhe një makinë tjetër, që besohet se ka mbajtur nën vëzhgim shtetasin Brilant Martinaj dhe dy personat e tjerë.

Ndërsa “Passati” i zi me 4 personat e armatosur është pozicionuar në një xhep rruge, në pritje të kthimit drejt Laçit të objektivit.

Në parkimin e restorantit, Martinaj dhe Diklen Vata, kanë lënë makinën e tyre dhe me një mjet tjetër me targa gjermane, të vjedhura një furgoni në Pogradec, kanë udhëtuar drejt servisit në fshatin Larushk.

Vetë shoferi i makinës me targa gjermane, që ka çuar dy viktimat në Larushk, nuk është identifikuar nga policia kriminale.

Ai po hetohet me dyshimet se mund të jetë njeriu që ka informuar skuadrën e vrasësve me pagesë, e cila qëndronte në gadishmëri në anë të rrugës, pa shkuar në mbikalimi i Fushë-Krujës.

Qëllimi i vizitës në këtë fshat, ka qënë për faktin se Brilanti dhe Vata, kishin lënë një makinë për ta rregulluar. Sipas burimeve nga policia, makina ishte bërë gati, por puntorët nuk i kishin vendosur ende 4 gomat.

Ndaj Martinaj e Vata janë larguar, siç rezulton nga pamjet filmike por edhe dëshmitë e punonjësve të servisit. I vetmi person që pamjet filmike, nuk kanë arritur ta kapin dhe nuk identifikohet nga punonjësit e servisit, është pikërisht shoferi i makinës me targa gjermane.

Policia thotë ky person ka qëndruar brenda në makinë dhe nuk ka zbritur për asnjë moment nga mjeti, ndaj dhe nga kamerat nuk identifikohet. Me këtë mjet dhe këtë person ende të paidentifikuar, Vata dhe Martinaj janë kthyer sërisht në parkimin e restorantit në Arrameras.

Aty ka shkuar miku i tyre Besmir Hoxha, me të cilin janë nisur drejt Laçit. Të gjitha këto lëvizje të tyre, dyshohet se janë vëzhguar nga autorët.

Teksa “Passati” gri, ku udhëtonin Besmir Hoxha në timon, Brilant Martinaj pasagjer, dhe Diklen Vata pasagjer, ka kaluar para syve të 4 vrasëve që qëndronin në gadishmëri, ata i janë vënë nga pas.

Pikërisht në mbikalimin e Fushë-Krujës, (17 korrik 2022) “Passati” i Zi i autorëve parakalon “Passatin” ngjyrë Gri të viktimave, duke i dalë para dhe qëndruar në mes të rrugës.

Pikërisht në këtë moment rezulton të kenë zbritur nga makina 3 persona, duke hapur zjarr menjëherë. Besmir Hoxha dhe Briland Martinaj, kanë mbetur të vdekur në vend, duke mos pasur mundësi të reagojnë.

I vetmi që ka dalë nga makina ishte Diklen Vata, i cili është vrarë disa metra më larg. Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Laçit, duke djegur makinën. Më pas dyshohet se ata janë larguar me një makinë tjetër në drejtim të Kosovës.(Ora News)

g.kosovari

Next Post
Emrat/ Arrestohet drejtori i postës së Dibrës dhe zyrtari i lartë, ja për çfarë akuzohen

Emrat/ Arrestohet drejtori i postës së Dibrës dhe zyrtari i lartë, ja për çfarë akuzohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Shqipëria kërkon një alternativë fituese të pushtetit

October 25, 2026
Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

October 25, 2026
Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

October 25, 2026
Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

October 25, 2026
Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

October 25, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

October 25, 2026
Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

October 25, 2026
Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

October 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In