• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Vrasësi vjen nga Kanadaja dhe rreh gjoksin”. Si u masakruan katër heroinat e Mirditës

by A R
13/11/2017 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Qafoku

Ajo që ndodhi të dielën e 25 prillit 1948 në Tarazh të Mirditës është një nga krimet më të rënda ndaj femrës në Shqipëri.

Të lidhura me litar, dy vajza të reja, Marta 23 vjeçe dhe Prenda Tarazhi 20 vjeçe, u ekzekutuan pas torturave duke ngjallur habi, duke i bërë heroina për sistemin komunist e, po ashtu, shembull për atë sistem se njerëzit e Komitetit të Maleve ishin kriminelë.

SKENA E KRIMIT

Janë me dhjetëra shkrimet, komentet dhe librat e shkruar gjatë sistemit komunist për vrasjen e dy vajzave nga Mirdita, por ai i Luçie Doçit është më i ploti.

Studiuesja ka arritur të mbledhë dëshmi dhe t’i botojë, natyrisht nën ndikimin e ideologjisë, por edhe të versionit zyrtar të asaj kohe. Gjithsesi, nga ato që botohen për dëshmi, mënyra e vrasjes është makabre.

Studiuesja Doçi ka arritur të bisedojë vetë me një dëshmitare okulare, nënën Marë, siç e quan ajo, dhe përcjell në libër fjalët e saj. Skena është aq e rëndë, sa dëshmia duket gati-gati e pabesueshme. “Njëra ishte pa sy, pa një pjesë të kafkës. Tjetra ishte pa buzë, pa mollëza të faqeve, pa… ishin një tmerr. I dalluan nga rrobat. Bjeruni më fort. Thikat nguleshin egërsisht në trupin e tyre. Vendimi ishte që të vdisnin me tortura. Në fytyrë, dëgjoi një britmë të egër. Copëtojani fytyrën”. Për një krim të tillë, vrasësit duhet të kishin arsye shumë të fortë. Por cila ishte kjo arsye?

Monumenti “Katër heroinat e Mirditës”, i vendosur në Rrëshen, kushtuar Marta dhe Prenda Tarazhit, Shkurte Carës e Mrika Lokës u hoq në vitin 1993

PËRSE I VRANË VAJZAT MIRDITORE?

Studiuesja Luçie Doçi jep versionin zyrtar të vrasjes së Marta dhe Prenda Tarazhit: Nënë Mara dëgjoi një zë të egër “Marta Tarazhi e Prenda Tarazhi! Për shkelje të zakoneve të vendit, për ndjekjen e rrugëve të komunistëve, ju dënojmë me vdekje me tortura”. Por mënyrën e vrasjes dhe, sidomos arsyet e saj, i jep më qartë Kryeministri i asaj kohe dhe diktatori Enver Hoxha.

“Nga gjiri i këtij populli, të edukuar me mësimet e Partisë, dolën katër vajzat trimëresha të Mirditës, katër heroinat: Mrikë Lokja, Shkurte Cara, Marta Tarazhi dhe Prenda Tarazhi, që u ngritën në luftë kundër reaksionit, hodhën poshtë zakonet e vjetra, shkuan vullnetare për ndërtimin e hekurudhës, u kthyen përsëri pranë familjeve, kësaj radhe më të forta e më të kalitura, prandaj, si burrnesha, me mësimet e Partisë në zemër, filluan të punojnë për zbatimin e vijës së drejtë të saj. Pikërisht për këtë arsye reaksionarët i kapën, i torturuan dhe na i vranë me 25 prill 1948… Por ato u bënë pishtarë dhe lëshuan dritë mbi gjithë Shqipërinë…”

Dile Guri ishte një bashkëkohëse, por edhe shoqe me Marta dhe Prenda Tarazhin. Madje, mund të ishte vrarë edhe ajo si ato. Dilja jep edhe arsyet e vrasjes. “Unë i kam pasur shoqe Marta dhe Prena Tarazhin, por edhe Mrikë Lokjen dhe Shkurte Carën. Edhe mua Komiteti i Maleve më kishte dënuar me vdekje, por të afërmit e mi e morën vesh dhe morën masa që unë të mos bija në duart e tyre. Ato u ngritën mbi zakonet që poshtëronin gruan dhe e linin në padije. Ato luftuan për zhdukjen e analfabetizmit, hapjen e shkollave, arsimimin e masave”.

Kjo punë e verbonte Komitetin e Maleve. Prandaj i vranë, duke i akuzuar se kanë shkelur kanunin. Por kanunin e shkelën vetë kriminelët, duke vrarë gratë e pambrojtura”. Ndërsa Gjergj Ndoja shkon edhe më tej kur citon edhe vrasësin. “Vrasja e heroinave ka qenë vrasje politike. Edhe heqja e monumentit të tyre ishte politike, është vazhdim i asaj lufte të errësirës dhe dritës… Ndue P. Gjonmarku vjen nga Kanadaja dhe thotë me mburrje “I kam vrarë unë”, duke e konsideruar vrasjen e tyre si një akt burrëror. Por këtu nuk ka vend për burrëri, sepse kanuni e ndalon vrasjen e femrës. Edhe sikur të kishin bërë ndonjë turp, nuk ishte e drejta e tij t’i vriste, por e njerëzve të vet”.

CUCAT E MALEVE

Në vitin 1960, në gazetën “Zëri i Rinisë”, një gazetar i ri me emrin Loni Papa botoi një shkrim lidhur me dy vajzat Marta dhe Prenda Tarzhi. 6 vjet më vonë, Loni Papa shkrimin e ktheu në dramë dhe më 8 mars të vitit 1967 ajo u dha premierë në teatrin “Migjeni” nga regjisori Mihal Luarasi me titullin “Cuca e maleve”, e cila më vonë u vu edhe në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.

Ishte si një betejë mes sistemit komunist që përçonte të renë dhe zakoneve të vjetra që përfaqësoheshin nga personazhe, që më së shumti ishin armiq të pushtetit të asaj kohe. Natyrisht që ky është viti kur u vendos ndalimi i fesë dhe përzierja e historisë së dy vajzave që u vranë me fenë ishte një gjetje, por me ideologjizimin që iu bë historisë ishte për kohën më se normale.

Mjafton të lexojmë motivacionin e dhënies së titullit heroina të popullit më 23 tetor 1967, për të kuptuar më shumë se në çfarë niveli u ideologjizua kjo ngjarje. “Është ndër gratë dhe vajzat e para që me fjalën e Partisë në zemër çau me guxim rrugën e të resë e të përparimit, rrugën e çlirimit të gruas nga zakonet e egra të kanunit dhe të fesë.
Ajo luftoi me vetëmohim kundër reaksionarëve dhe elementëve konservatorë, punoi në mënyrë shembullore në aksionet e ndërtimit të vendit, për ngritjen arsimore e kulturore, përvetësoi me etje e zgjuarsi mësimet e Partisë dhe u bë agjitatore, luftëtare e flaktë për emancipimin e gruas shqiptare. E kapur tradhtisht nga bandat e armatosura të reaksionit, ajo u masakrua egërsisht, por qëndroi e papërkulur e ballëlart.”

I bënë heroina, i kthyen në model të femrës që mbronte të renë çka, sipas tyre, vetëm komunizmi mund ta sillte. Vetëm një gjë nuk e ndryshonin dot për dy vajzat e thjeshta: as Marta e as Prenda Tarazhi nuk e mësuan kurrë që ishin heroina. /b.d

Next Post
Dyndja drejt qytetit shpopullon fshatrat, si po tkurret popullsia rurale në Shqipëri

Dyndja drejt qytetit shpopullon fshatrat, si po tkurret popullsia rurale në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com