• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasësi i Xhinxhiç nga burgu: “Tigrat” e Arkanit ekzistojnë ende

by Java News
13/05/2018 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Garda Serbe Vullnetare paraushtarak e kriminelit famëkeq Zheljko Razhnjatoviq –Arkan, e cila në vitet nëntëdhjeta mori pjesë në luftimet në fushëbetejat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, ekziston edhe sot.

Kështu thotë ish udhëheqësi i Njësisë Speciale ‘Beretat e Kuqe”, Milorad Ulemek – Legija, i dënuar me 40 vjet burg. Por, Legija nuk tregon se me çfarë aktivitetesh merret tani ky grup paramilitar.

Ish komandanti i njësisë së operacioneve speciale serbe Beretat e Kuqe, Milorad Ulemek, i njohur si Legija, i cili u dënua me 40 vjet burgim për rolin e tij në vrasjen e ish- kryeministrit serb Zoran Gjingjiç, këto detaje i ka zbuluar në librin e tij të ri “Në folenë e tigrit”, në të cilën ai e përshkroi kohën e kaluar në Gardën Arkanit, e cila, siç thotë ai ishte pjesë e Ushtrisë Popullore të Jugosllave (APJ).Siç shkruan gazeta serbe “Kurir”, Lergija thekson se janë qesharake pretendimet se “Tigrat”, siç quheshin anëtarë të Gardës, shkuan në luftë për të plaçkitur frigoriferë, stufa e video-rekorderë.

“Nuk është e vërtetë se gardën e krijuan nga kriminelët. Ajo u themelua nga patriotë serbë, të cilët nuk u kursyen vetën që të dalin në mbrojtje të popullit serb. Edhe sot, bëhet padrejtësi ndaj Gardës duke u quajtur një formacion paraushtarak. Kjo nuk është e vërtetë. Që nga paraqitja e parë në Vukovar,  Garda u vu nën komandën e APJ-së, dhe më vonë nën komandën e Ushtrisë Krainës Serbe”,  tha Legija, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se te ideja e themelimit të Gardës, Arkani erdhi kur pa fytyra të ndryshme si Shesheli  dhe Vuk Drashkoviqi, futeshin mes simpatizantëve duke u përpjekur t’i tërhiqnin në partitë e tyre.“Arkani ishte menduar se në qoftë se duhet të bëjë diçka për kombin e tij të rrezikuar serb, atëherë ajo duhet të jetë konktret, të mos shkojë në tubime të ndryshme ku hahen qengjat”, tha ai.

Ai tregon se brenda Gardës mbretëronte harmonia dhe besimi.

“Shumë prej tyre as atëherë, në kohën kur Garda ekzistonte, megjithëse ajo edhe ekziston pjesërisht sot, nuk e dinë se çfarë uniteti dhe miqësie mbretëronte aty. Prandaj, nuk qëndrojnë pretendimit se ishte një lloj shoqërie e personave që donin t’i shmangeshin dorës së ligjit dhe se atje shkuan për të plaçkitur dhe të vrasin dhe kjo i fyen të gjithë gjallët dhe të vdekurit”, tha ai.

 

Legija gjithashtu zbulon se si Arkan erdhi në shtëpinë në Dedinje, e cila dikur ishte selia Gardës.

Ndryshe, Arkani, në atë vend në vitet ’90-ta, ndërtoi një vilë të re dhe madhështore, në të cilën familja e tij jeton edhe sot.

“Atëherë flitej nëpër qytet se atë shtëpi e fitoi në një lojë maratonike të pokerit. Personi kundër të cilit ai luajti ka mbeti pa para dhe, duke duke menduar se mund të nxirrej, ai e la peng shtëpinë”, thotë Legija.

Legija gjithashtu ka treguar se si janë njoftuar Arkani dhe gruaja e tij, Ceca dhe pse Arkani u kishte dhënë ryshfet pjesëtarëve të misionit UNPROFOR në Bosnje dhe kush ishin pjesëtarët e Gardës së Vullnetarëve Serbë, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Komandanti i Bondstillit është me origjinë serbe, ftohet në Serbi

Komandanti i Bondstillit është me origjinë serbe, ftohet në Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Ndërtimet pa leje “fundosin” të tjerë zyrtarë dhe efektivë në Sarandë, lëshohen 12 urdhër-arreste

May 25, 2026
Pse “non grata” nuk blihet dot me para?!

“5-vjetori i non-gratës”, Sondazhi: 75% të shqiptarëve nuk iu intereson fare halli i Berishës

May 25, 2026
“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

May 25, 2026
Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

May 25, 2026
“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

May 25, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Vizita e Dendias në Tiranë, Nazarko: Greqia ushtron presion ndaj Shqipërisë për shkak të integrimit

May 25, 2026
“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

May 25, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Kapitulli 23, numri “Michael Jordan” i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

May 25, 2026
“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

May 25, 2026
Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In