• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komandanti i Bondstillit është me origjinë serbe, ftohet në Serbi

by Java News
13/05/2018 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komandanti i Bondstilit, koloneli me origjinë serbe, pret zgjidhje të problemeve me mjete politike.Komandanti i bazës ushtarake Bondstil, koloneli amerikan me origjinë serbe Nick Ducich, ka vlerësuar se situata në Kosovë është e qetë dhe e qëndrueshme, transmeton Gazeta Express.

Në një intervistë për “Veçernje Novosti” të Beogradit Ducich ka thënë se ushtarët e KFOR-it po bëjnë gjithçka për të garantuar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes së banorëve të Kosovës.

“Situata e sigurisë në zonën time është e qetë dhe te qendrushme. Për mendimin tim, problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova, e për çfare dëshmon edhe raporti i paradokohshëm i Komisionit Evropian, janë korrupsioni dhe krimi i organizuar”, ka thënë Ducich, duke shtuar se, sipas tij, me debat dhe dialog të njëmendtë, për çështjet politike sigurisht ekziston zgjidhje.

Ducich në intervistë ka folur edhe për kontaktet e tij të vazhdueshme me pjesëtarët e minoritetit serb në Kosovë, për të cilët ka thënë se ua di hallet e përditshme, si dhe për vizitën e parë që gjatë Pashkëve ortodokse para një muaji ia bëri Dioqezës së Pejës.

Ai thotë se i është gëzuar shumë kësaj vizite, ku është mahnitur “për tërë jetën” nga Dioqeza e Pejës, si dhe takimeve me politikanët, kryetarët e komunave dhe njerëzit e rëndomtë.

Ducich ka theksuar se, gjithashtu, u gëzohet edhe vizitave të ardhshme, që do t’i bëjë së shpejti, në Serbinë qendrore, ku edhe një herë do të takohet me përfaqësues të Ushtrisë së Serbisë, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)

Next Post
“Rama qeveris duke krijuar, Italisë i duhet nje kryeministër si ai”

"Rama qeveris duke krijuar, Italisë i duhet nje kryeministër si ai"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com