A.Hysaj ia mbathi me vrap nëpër bahçet e fqinjëve, kur oficerët e policisë zbarkuan në banesën e tij në Mansfield Woodhouse, më 7 Shkurt të këtij viti. Policia kishte shkuar për shkak të mos pagesës së faturave të energjisë, por kur arritën të futeshin në banesë, ata ndjenë kundërmimin e erës së kanabisit…
25-vjeçari shqiptar kujdesej për drogën, ndaj dhe kur policia i trokiti në derë ai u largua me vrap dhe gjeti vendin “perfekt” për t’u fshehur: Një kosh mbeturinash.
Dhe ndoshta mund t’i kishte shpëtuar arrestimit, nëse nuk do kishte qenë për Yogin, qenin e policisë. Kur u arrestua, 25-vjeçari u tregua i kujdesshëm që të mohonte përgjegjësinë për drogën duke thënë: “Unë? Jo”.
Më shumë se 150 bimë kanabisi u zbuluan të fshehura në dhomat e gjumit dhe garazhin e banesës. Droga kapte vlerën e rreth 130 mijë paundëve. Hysaj kishte hyrë ilegalisht në Britani nëpërmjet Spanjës. Fillimisht ai qëndroi në një prej qendrave të deportimit, pranë Gatwick, përpara se t‘i jepej një tjetër alternativë akomodimi.
Ai përfundoi duke rritur kanabis dhe u shpall fajtor të mërkurën nga gjykata e Nottingham, e cila e dënoi me 8 muaj burg, ndërsa përballet edhe me deportimin drejt Shqipërisë.
/a.r