• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

by E S
10/04/2026 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy vëllezërit shqiptarë Mëhilli që u arrestuan nga Interpol Tirana në Itali, jo vetëm fshiheshin në vendin fqinj prej më shumë se dy dekadash teksa ishin të dënuar në mungesë me mbi 32 vite burg në total për vrasje me motive gjakmarrjen, por edhe punonin ligjërisht si ustallarë në ndërtim.

Këto detaje i ka zbardhur media italiane, pas lajmit për arrestimin e Artur dhe Arben Mëhillit, 60 dhe 54 vjeç, nga Lushnja. Policia e Shtetit njoftoi dje (9 prill) se bashkë me Interpol Tiranën dhe autoritetet italiane, identifikuan nëpërmjet teknologjisë “Facial Recognition” dy të shumëkërkuarit.

Ata akuzoheshin se morën gjakun e vëllait të tyre të vrarë në vitin 1999 në qarkun e Fierit pas konflikteve të vjetra mes familjeve.

Ata ishin dënuar nga një gjykatë shqiptare me 15 vite e 6 muaj njëri dhe 16 vjet e 6 muaj burg secili, por menjëherë pas dhënies së dënimit, vëllezërit ikën, duke u vendosur në Itali me identitete të rreme – konkretisht, midis La Spezia dhe Lunigiana, së bashku me familjet e tyre.

Aty kishin marrë identitete false që të dy, si Artur Davidhi dhe Arben Gjermeni, për t’i shpëtuar drejtësisë, por edhe hakmarrjes së mundshme.

“Operacioni u krye nga oficerë policie nga Skuadrat Fluturuese të Massa Carrara dhe La Spezia, të cilët ekzekutuan një urdhër arresti ndërkombëtar për qëllime ekstradimi. Operacioni u koordinua nga hetues nga Shërbimi Qendror i Operacioneve dhe Shërbimi për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar, me mbështetjen e SISCO Liguria. Hetimet veçanërisht të detajuara nga Shërbimi për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar dhe Departamenti i Policisë Kriminale Shqiptare, përmes Zyrës së Interpolit në Tiranë, lejuan rindërtimin e periudhës së tyre të gjatë si të arratisur. Hetimet teknike të kryera ishin thelbësore për vendndodhjen e tyre”, informuan autoritetet e vendit fqinj për median italiane.

Nëpërmjet analizës së gjurmëve të gishtërinjve, imazheve dhe kontrolleve policore të kryera gjatë viteve, ata konfirmuan identitetin e vërtetë të dy të arratisurve, të cilët janë të integruar në mënyrë të përsosur në strukturën shoqërore dhe ekonomike lokale, shtuan zyrtarët e vendit fqinj për detajet e aksionit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Në kuadër të operacioneve ndërkombëtare të njëpasnjëshme, të finalizuara si rezultat i bashkëpunimit dhe besueshmërisë së strukturave të Policisë së Shtetit ndaj homologëve dhe partnerëve evropianë, Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSh, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, siguruan informacion për vendndodhjen në Itali, të dy vëllezërve të dënuar për vrasje.

Informacioni u shkëmbye mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, me koordinimin e Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit.

Si rezultat, u arrestuan në Itali shtetasit Artur Mehilli, 60 vjeç, dhe Arben Mehilli, 54 vjeç.

Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2001, i ka dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, konkretisht:

-shtetasin Artur Mehilli, me 15 vjet e 6 muaj burgim;

-shtetasin Arben Mehilli, me 16 vjet e 6 muaj burgim.

Më datë 12.09.1999, në Lushnjë, dy shtetasit vranë, për motive gjakmarrjeje, shtetasin R. M., i cili në vitin 1997 kishte vrarë vëllanë e tyre, shtetasin S. M.

Të arrestuarit, pas kryerjes së krimit, janë larguar në Itali duke përdorur pasaporta me gjeneralitete false (shtetasi Artur Mehilli përdorte gjeneralitetet Artur Davidhi, ndërsa shtetasi Arben Mehilli përdorte gjeneralitetet Arben Gjermeni), nëpërmjet të cilave kishin siguruar dokumentet e nevojshme për qëndrim në Itali.

Identifikimi i tyre u mundësua si rezultat i një pune intensive, duke përdorur teknologjinë më të fundit të identifikimit biometrik “Facial Recognition”, nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit.

Vijon bashkëpunimi me homologët italianë për të finalizuar procedurën e ekstradimit të dy shtetasve, në Shqipëri”.

Next Post
“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In