• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vranë për gështenja, nis procesi për vëlla e motër nga Kurbini

by Aalison Pearse Stevens
10/07/2016 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Kurbinit ka dërguar në gjykatë dosjen në ngarkim të vëllait dhe motrës, ku i pari qëlloi fqinjin për gështenjat.

Sipas prokurorisë, Indrit Ndoci akuzohet për “vrasje me dashje”, të Ndrec Prendit, tetorin e vitit të shkuar në fshatin Gallatë të Laçit, ndëkrohë që motra, Xhoana Ndoci akuzohet për veprën penale të “Kanosjes”.

Indrit e Xhoana Ndoci, autorët e vrasjes së 58 vjeçarit Ndrec Prendi u arrestuan nga policia e Lezhës në tentativë për t’u larguar nga fshati. Dy të arrestuarit, vranë me çifte dhëndrin e xhaxhait të tyre për një sipërfaqe tokë në mal, e mbjellë me gështenja. Konflikti për këtë tokë kishte nisur dy vite më parë dhe dy familjet ishin në proces gjyqësor, pasi disponojnë secila prej tyre dokumentacionet përkatëse të tokës.

Gjatë marrjes në pyetje, 29-vjeçari së bashku me motrën e tij më të vogël kanë pranuar se ishin ata autorë të vrasjes, ndërsa Indriti ka shtuar më tej se krimin e ka kryer i vetëm.

Grupi hetimor, në cilësinë e provës materiale, gjeti dhe sekuestroi në vendin ku ndodhi vrasja 20 gëzhoja automatiku.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria e Kurbin dërgon për gjykim të pandehurin Indrit Ndoci, të akuzuar për “vrasje me dashje”, për ngjarjen, ku mbeti i vdekur me armë zjarri shtetasi Ndrec Prendi, e ndodhur më dt 12.10.2015 në fshatin Gallatë të Laçit. Po ashtu, Prokuroria e Kurbinit akuzon edhe shtetasen Xhoana Ndoci, motra e autorit të vrasjes, për veprën penale të “Kanosjes”.

Nga hetimi i Prokurorisë së Kurbinit ka rezultuar se shkak i konfliktit me pasojë të rëndë ka qenë përplasja e vazhdueshme ndërmjet dy familjeve për pronësinë mbi një sipërfaqe të mbjellë me gështenja. Dy familjet Ndoci dhe Prendi pretendojnë pronësinë mbi atë tokë dhe nuk lejojnë njëra-tjetrën për të mbledhur gështenjat.

Në bazë të akteve proceduriale, ka rezultuar se:

Me daten 12.10.2015, rreth ores 07.00, ne lagjen Lester, te fshatit Gallate, te rrethit Kurbin, ne nje pyll me geshtenja, pas nje konflikti per motive pronesie, shtetasi Indrit Ndoci, ka vrare me arme zjarri shtetasin Ndrec Preni. Menjehere pas ngjarjes autori i vepres eshte larguar ne drejtim te paditur.

Pas marrjes se informacionit, sherbimet e policise te Komisariatit Kurbin, kane vajtur ne vendin e ngjarje dhe kane vijuar kryerjen e veprimeve hetimore .

Gjate kqyrjes se vendit te ngjarjes, ne nje rreze peme geshtenje jane sekuestruar me cilesine e provave materiale ; 6 gezhoja te fishkeve te armeve te zjarrit mod 56, dhe 4 gezhojat e tjera

Gjate kqyrjes se kufomes, konstatohet se ne koke ka nje plage me arme zjarri.

Gjate shpjegimeve te para nga kunata e viktimes, shtetases E. Preni, rezulton se rreth ores 7.00, ajo bashke me kunaten tjeter, P. Prenin, dhe me Ndrec Prenin, ( viktimen), kane shkuar per te mbledhur geshtenja ne vendin e quajtur “Lajthia e madhe”, ne fshatin Lester. Tek nje shesh ku do mblidhnin geshtenja jane takuar me shtetasen Xhoana Ndoci, (Xhuli), e cila mbante nje arme gjahu – cifte ne dore, e cila sapo i ka pare u ka thene “ ku po shkoni, dilni se eshte toka jone” dhe ka qelluar me kete arme nje here ne ajer. Gjate kesaj kohe, 20 meter larg Xhoanes, vellai i kesaj te fundit, Indrit Ndoci, ka qelluar me automatik ne ajer. Me pas, Indriti i ka thene motres se tij, Xhoanes “largohu/hapu” dhe ka qelluar ne drejtim te Ndreces, duke e vrare ate ne vend.

Sipas deklarueses, motivi i ngjarjes eshte nje konflikt i mbartur pronesie lidhur me pyllin me geshtenja ne vendin e ngjarjes, i qujatur “Lajthia e Madhe”, ne fshatin Selite, Lester, ku te dyja palet ne konflikt kane pretendime mbi pronesine e ketyre geshtenjave.

Ne te njejten menyre e shpjegon ngjarjen edhe shtetasi A.P., i cili ka qene prezent ne momentet e ngjarjes.

Gjate marrjes ne pyetje lidhur me kete ngjarje, shtetasja Xhoana Ndoci, ka shpjeguar se rreth ores 06.30, ka vajtur tek ara ne pyllin me geshtenja, duke marre me vete edhe nje arme gjahu cifte, te cilen, sipas saj, e kishte fshehur ne ferre. Pas disa minutsh, ne ate vend,ka vajtur Ndrec Preni bashke me dy kunatat e tij, E. Prendi dhe P. Prendi, per te mbledhe geshtenja. Pasi jane afruar rreth 30 metra, Xhoana ju ka thene atyre qe te largohen nga andej, por kesaj thirrje ata nuk ju jane bindur dhe kane vazhduar te ecnin ne drejtim te saj. Ne keto momente pretendon Xhoana, Ndreca e ka fyer dhe pikerisht ne kete moment, ajo shpjegon se ka qelluar me arme gjahu ne drejtim te Ndreces dhe e ka vrare ne vend ate. Shtetesja ne fjale shpjegon se ne ato momente ne ate vend nuk ka patur persona te tjere nga familja e saj apo e fisit te saj dhe se ne kete vend.

Ndërsa, gjate marrjes ne pyetje nga prokurori, e arrestuara, Xhoana Ndoci ka shpjeguar se nuk eshte ajo qe e ka bere vrasjen, por ne momentin qe ajo ishte duke u konfliktuar me Ndrec Prenin, ka degjuar krisma arme te cilat vinin nga drejtimi ku ishte vellai i saj, Indrit Ndocit, dhe po ne kete moment ka pare Ndrecen qe eshte rrezuar pertoke dhe eshte vrare. Ajo ka deklaruar se kishte marre persiper vrasjen me qellim per tju shmangur ndonje hakmarrje qe familjaret e viktimes, mund te benin ate dite ndaj vellait te saj te vetem, Indrit Ndocit.

Gjate dinamikes se punes se policise per sqarimin e rrethanave te ngjarjes, ne oret e para te mengjesit, te nesermen e ngjarjes, dhe konkretisht me daten 13.10.2015, ora 02.00, autori i vepres, Indrit Ndoci, pasi ka njoftuar Komisariatin e Policise se kerkonte te dorezohej, eshte vetedorezuar ne polici duke dorezuar edhe armen e zjarrit me te cilen ka kryer vrasjen.

Gjate shpjegimeve te tij rreth ngjarjes, si para policise gjyqesore ashtu dhe para prokurorit, shtetasi Indrit Ndoci, ka pranuar se ka vrare me arme zjarri, pushke, shtetasin Ndrec Prendi.

Ai ka shpjeguar se rreth pres 06.00, ka dale nga shtepia dhe ka vajtur ne fshatin Selite per te shkuar tek toka e tij qe ka ne pyllin me geshtenja, duke marre me vete edhe nje arme zjarri pushke, 10-she. Kur ka vajtur tek ara, ne ate vend, ka ardhur A. Prendi dhe Y. Prendi, te cilet sipas tij ishin te armatosur me pistoleta, dhe ai ka qelluar dy here ne ajer per ti trembur, dhe per kete shkak ata jane larguar nga ky vend per ne banesat e tyre .

Me pas rreth ores 7.00, ne ate vend, ka vajtur Ndrec Preni bashke me dy kunatat e tij, per te mbledhe geshtenja, te cilat kane ndaluar ne mesin ares/livadhit. Tek ata eshte afruar motra e Indritit, Xhoana Ndoci, e cila ka debatuar me Ndrecen qe ai te largohej nga ai vend, por sipas Indritit ky i fundit e ka fyer dhe e ka kapur per flokesh Xhoanen. Indriti shpjegon se ka qene i ulur ne cepin e ares tek nje geshtenje dhe duke pare kete skene, ka qelluar me armen e zjarrit qe kishte me vete rreth 70 meter larg tyre, me qellim qe te largoheshin nga motra e tij dhe te mos e godisnin me, ku njera nga predhat e ka goditur per vdekje, Ndrecen.

Pas ketij momenti Indriti shpjegon se eshte larguar bashke me armen e krimit, me qellim per t’ju shmanguar ndonje hakmarrje te mundshme, derisa ne oret e para te mengjezit eshte vetedorezuar ne polici, duke dorezuar edhe armen e krimit.

Sipas tij, motivi i ngjarjes, eshte nje konflikt i mbartur pronesie lidhur me pyllin me geshtenja ne vendin e qujatur lajthia e Madhe, ne fshatin Selite, ku te dyja palet ne konflikt kane pretendime mbi pronesine ne kete vend.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post

Elseid Hysaj, sot takim me Napolin për të ardhmen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

June 7, 2026
Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

June 7, 2026
Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

June 7, 2026
“Sazani grek” dhe “Zvërneci vorioepirot”/ Faqet greke ndezin propagandën kundër investimit me rëndësi për turizmin shqiptar

Shqetësimet e KE për “Zvërnecin”/ Ministria e Mjedisit: Nuk ka projekt të miratuar, çdo zhvillim do të kalojë në vlerësim mjedisor

June 7, 2026
Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

June 7, 2026
Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

June 7, 2026
Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

June 7, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

June 7, 2026
Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

June 7, 2026
Mbyllet procesi i votimit, nis numërimi në Kosovë. Pjesëmarrja 10% më e ulët nga zgjedhjet e fundit, exit poll-i nxjerr fitues Kurtin

Mbyllet procesi i votimit, nis numërimi në Kosovë. Pjesëmarrja 10% më e ulët nga zgjedhjet e fundit, exit poll-i nxjerr fitues Kurtin

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In