• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vranë kamarierin në 2014-n, burg përjetë për dy pronarët e lokalit në Dhërmi

by Java News
12/03/2023 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy pronarët e një lokali në Dhërmi do të mbyllen përjetë në qeli, për torturimin dhe vrasjen e kamarierit Denis Vyshka. Gjykata e Lartë ka vendosur që të lerë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë për Altin Ymerin dhe Ersi Ziflajn.

Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim çështjen për Miklovan Zymerin, i dënuar me 35 vite burg. Togat e zeza kanë vendosur që çështje të rigjykohet në Apel për shkelje të procedurave ligjore.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në 14 Gusht të viti 2014 rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se dy pronarët e torturuan kamerierin duke i fikur cigaret e ndezura në trup. Ata kishin dyshime se Denis Vyshka u kishte vjedhur 500 mijë lekë të vjetra nga xhiroja e lokalit.

Prokuroria e Vlorës në dosje theksonte se Altin Ymeraj e kishte goditur kamarierin me sende të forta. Punonjësit e lokalit kanë treguar në atë kohë se pas torturave të vazhdueshme, Ziflaj dhe Zymeri e kanë marrë kamarierin në makinë dhe e kanë larguar nga lokali.

Në dosje thuhet se Eris Ziflaj vazhdonte ta godiste kamarierin edhe brenda në automjet, ndërsa makina drejtohej nga Miklovan Zymeri. I riu është torturuar për rreth 3 orë nga autorët. Shkak i vdekjes sipas ekspertizës ishte mbytja me litarë. Pasi i riu ka humbur jetën ata e kanë hedhur trupin diku afër bregdetit.

/s.f

 

Next Post
Psikologët: Në Shqipëri 5% e krimeve në shkallë vendi kryhen nga të miturit

Psikologët: Në Shqipëri 5% e krimeve në shkallë vendi kryhen nga të miturit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com