Tre persona ranë në prangat e policisë dhe të forcave speciale mëngjesin e sotëm në Lazarat të Gjirokastrës.
Policia njofton se Dervish Gava 20 vjeç, Klodian Selimi 19 vjeç dhe Elvis Boçi 19 vjeç u prangosën gjatë operacionit në vijim.
Të tre këta shtetas janë të dyshuar si pjesë e grupit të zjarrit pasi me të dy vëllezërit Aliko kanë qëlluar drejt makinës së RENEA-s ku një efektiv u vra dhe dy të tjerë u plagosën.